Tuna, Ulpianës: Ku do të përzihesh tani? Në horoskop apo në tentene!?

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
c073673e06c49d4808013efd76e409fb.jpg


Superylli i muzikës moderne shqiptare, Tuna, i është kundërpërgjigjur në mënyrë mjaft diplomatike gazetares Ulpiana Lama, e cila e krahasoi këngëtaren nga Shkupi me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ishte Ulpiana Lama ajo që e thumboi Tunën dhe e krahasoi atë me presidentin rus, Vladimir Putin. Ajo krahasoi agresionin që Rusia ka bërë në Ukrainën Lindore dhe fjalët e Putin ndaj BE-së se “për dy javë mund ta pushtojë Ukrainën” me fjalët e Tunës “Unë e boj veq se muna”.

996fa0fa5e062e690ff0a31c107b28ba.jpg


Por, nuk ka pasuar shumë dhe është Tuna ajo që ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t'iu kundërpërgjigjur Ulpiana Lamës.


Ajo në një postim në Facebook ka thumbuar Ulpiana Lamën në një mënyrë që duket diplomatike, e me ç'rast duket ta ketë ironizuar gazetaren, e cila e krahasoi atë me presidentin rus.

Më tej Tuna shkruan se pret që në të ardhmen e afërt Ulpiana Lama të përzihet edhe ne horoskop, e madje edhe në bërjen e tenteneve.

206b7b323d4fc49c0eb65a6e4d4ad252.jpg


Ulpiana Lama është gazetare dhe publiciste, e cila ka studiuarnë Tiranë, Paris dhe Washington. Ish-zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës së fundmi drejtoi emisionin “Pasdite në Top Channel”, teksa jo rrallë herë është përfolur për të në media shkaku se konsiderohet një prej femrave më të bukura në skenë.

d78c9fe6ddbcf16e08d82b36ffa668fb.jpg


Nga ana tjetër Tuna pos që është këngëtarja që ka më shumë se dy vite se është në maje të skenës së muzikës moderne shqiptare, ajo e ka edhe një veçori që e dallon nga këngëtaret tjera. Tuna njihet për afinitetin e saj për të shkruar dhe përcjellë zhvillimet e të gjitha sferave (e ka treguar shpeshherë publikisht), teksa është e diplomuar në studimet për marrëdhënie me publik në Universitetin e Selanikut në Greqi në programin e gjuhës angleze.
 
Top