Trusti i sigurimeve, rrit deri në 3 herë kostot

MLK

Primus registratum
Trusti i sigurimeve, rrit deri në 3 herë kostot

Që nga krijimi i ASA, sigurimi i detyrueshëm i automjetit është rritur 200-300%
Kush posedon një makinë, është i detyruar të paguajë dy deri në tre herë më shumë për sigurimin e detyrueshëm. Prej pak muajsh, çmimi i sigurimit të detyrueshëm i mjeteve motorike, për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, i njohur si TPL, është unifikuar nga të gjitha kompanitë dhe ka pësuar një rritje deri në 300 për qind. Deri para pak kohësh, sigurimi i detyrueshëm vjetor për një Mercedez Benz 1900, arrinte deri në 5 mijë lekë, ndërkohë që sot, asnjë nuk mund të paguajë më pak se 13,500 lekë për këtë policë. Me hyrjen në treg të kompanisë ASA, e cila shet on-line sigurimet e detyrueshme të shtatë kompanive të sigurimit, çmimet janë rritur disafish, në varësi të kapacitetit motorik, por me çmim të unifikuar për çdo kategori.
Tregu
Në të kaluarën, shumica e policave të sigurimit të detyrueshëm varionin pesë deri në nëntë mijë lekë dhe mund të bliheshin në të gjitha filialet e shoqërive të sigurimit në mbarë vendin. Por, kjo situatë zgjati deri në prill të këtij viti, kur shtatë kompanitë e sigurimit pa kompaninë shtetërore, “Insig”, vendosën të shisnin nëpërmjet një agjenti sigurimesh, policat e sigurimit të detyrueshëm me një çmim të vetëm, duke krijuar një trust. Ky çmim varion 200 deri në 300 për qind më i lartë se çmimi në të shkuarën. Tregu i sigurimeve të detyrueshme për mjetet motorike, me përgjegjësi ndaj palëve të treta, është i paliberalizuar në Shqipëri. Ministri i Financave, me anë të një udhëzimi vendos tarifat dysheme dhe tavan, duke kushtëzuar konkurrencën midis të gjithë operatorëve të tregut, madje ka qenë shkaku për krijimin e trustit nga këto kompani, për këtë lloj produkti. Në të kaluarën, kompanitë shisnin nën tarifat minimale, të miratuara më udhëzim të ministrit të Financave, vetëm e vetëm për të zgjeruar treg. Në shumicën e rasteve, kjo i bënte ato të paafta për të zhdëmtuar dëmet e shkaktuara nga klientët e tyre. Degradimi dhe dalja jashtë kontrolli e këtij tregu, bëri që kompanitë të krijonin një trust, i cili përkoi edhe me dëshirën e qeverisë për të rritur të ardhurat. Përfituesit e vetëm në këtë situatë janë qeveria dhe më pak operatorët e tregut. Me rritjen e këtyre tarifave, qeveria do të arkëtojë më shumë të ardhura në TVSH, tatim-fitimi dhe përqindje të primeve. Kjo, në kurriz të të gjithë atyre qytetarëve që kanë një automjet. Të ardhurat nga ky treg për qeverinë shqiptare, e cila e ka lënë jashtë këtij sistemi kompaninë që zotëron, “Insig”, do të rriten dy deri në tre herë, jo nga zhvillimi i tregut, por nga xhepat e qytetarëve.
Trusti
Praktikisht në tregun e sigurimeve mungon konkurrenca, e cila në vetvete përfaqëson garën në çmime dhe uljen e vazhdueshme të kostove. Në sportelet e ASA, nuk shiten policat me tarifa të ndryshme për kompani të ndryshme. Madje, edhe nëse preferon të sigurohesh tek një kompani, kjo është e pamundur. Vetë kryetarja e Këshillit të Autoritetit Mbikqyrës të Sigurimeve, Ermela Guxholli, pohoi për “Shekullin” se në të shkuarën klientët ishin të detyruar të blinin sipas shortit që hidhte kompjuteri, por tashmë me instalimin e një programi tjetër, ky problem është eliminuar. Tregu i sigurimeve të detyrueshme për automjetet është në një situatë monopoli. Ky monopol është krijuar nga ndërthurja e një oligopoli me një trust. Kompanitë e sigurimit kanë rënë dakord të shesin me çmime të njëjta, duke krijuar një oligopol në këtë treg, madje duke shkuar më tej, në përqendrimin e produktit dhe në ndarje të tregut për policën e sigurimit të detyrueshëm, TPL, duke prodhuar trustin. Për sa kohë kompanitë e sigurimit ndajnë fitimet me njëra-tjetrën, në këtë treg nuk ka asnjë shenjë më të vogël konkurrence. Shitja me të njëjtin çmim nga i vetmi agjent përbën situatën monopol në tregun e TPL-ve. Futja e një agjenti sigurimesh në shitjen e sigurimeve të detyrueshme dhe jo për shitjen e produkteve të tjera, si sigurimi i pronës, jetës, apo produkteve të tjera të sigurimeve, duket se është vetëm krijimi i një alibie, për të treguar se në këtë treg ka konkurrencë, ku në të vërtetë mungon tregu.
Liberalizimi i tregut dhe fokusimi tek shërbimet më cilësore, duke u shoqëruar me një kontroll të rreptë të autoritetit përkatës ndaj atyre që nuk paguajnë dëmet dhe nuk risigurohen për risqet e tyre, do të jetë zgjidhje e vetme drejt një tregu me konkurrencë perfekte. Një treg ku do të fitojnë kompanitë më të mira dhe qytetarët shqiptarë.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Trusti i sigurimeve, rrit deri në 3 herë kostot

Sigurimet, një trust ekskluziv ministrash


Gjergj Erebara

Tregu i sigurimeve ekziston në Shqipëri për vetëm një shkak: Ligji kërkon që çdo posedues makine të garantojë përgjegjësinë e vet në rast se shkakton dëm te një tjetër nëpërmjet një kontrate sigurimi. E ashtuquajtura TPL garanton 40% të të ardhurave të tregut të sigurimeve, ndërsa kartoni jeshil dhe polica kufitare, të dyja kontrata sigurimi të detyruara me ligj, garantojnë të gjitha së bashku mbi 70% të të ardhurave. Nëse nuk do të kishte kërkesë ligjore për këto sigurime, natyrisht nuk do të kishte as treg sigurimesh në Shqipëri.
Në këto kushte, autoriteti ligjor, më saktë, ministri (ose ministrat e Financave, që të gjithë të përzierë në mënyrë jokorrekte me këtë industri prej 40 milionë dollarësh në vit), janë njëkohësisht përgjegjës për licencimin e kompanive dhe njëkohësisht garant për konsumatorin. Por gjatë viteve të fundit, nuk ka ndodhur kështu. Një treg kaq interesant nga pikëpamja e biznesit, ku shet copa letre dhe merr në këmbim para, vështirë se do t’i shpëtonte politikës ballkaniko-shqiptare të shkëmbimit të interesave klienteliste. Pak a shumë, të gjithë ministrat që kanë drejtuar financat kanë ngjyer gishtin në këtë tortë.
Në prill të vitit 2004, në një konferencë pompoze për shtyp, industria e sigurimeve dhe autoriteti mbikëqyrës i këtij tregu, shpallën se do të krijonin një zyrë të vetme për të shitur policën kufitare.
Kur gazeta “Biznesi”, e denoncoi këtë veprim si “Monopol me bekimin e shtetit”, askush nuk e vrau mendjen. Në fund të fundit, ishte kohë zgjedhjesh. Votat në këmbim të miellit dhe vajit ishin më të rëndësishme se xhepat e konsumatorit të tregut të sigurimeve. Por pak muaj më vonë, kur e njëjta gazetë iu rikthye problemit, duke parë pasojat që kishte krijuar ky veprim, (police deri në 60 euro që çdo makinë e huaj duhej të paguante për një qëndrim të shkurtër në Shqipëri), Autoriteti i Konkurrencës, gjeti edhe rastin për të inauguruar veprimtarinë e vet me vendimin e parë historik të kësaj natyre të marrë në vend. Në dhjetor të vitit të kaluar, AK-ja i kërkoi ministrit të ri të Financave, zotit Bode, të shfuqizojë vendimin e paraardhësit Malaj pasi binte në kundërshtim me ligjin “Për Konkurrencën”. Në fakt, AK-ja mund t’i kishte gjobitur kompanitë e sigurimeve, por ligjërisht nuk qe e mundur, për shkak se krijimi i monopolit qe bërë me vendim të ministrit, veprim i paparashikuar nga ligji. (Në fakt, nuk është e parashikuar as nga logjika formale njerëzore).
Shanset që ministri i ri, zoti Bode, ta zhbënte vendimin e paraardhësit, ishin të mëdha, për shkak se partia e tij pati ardhur në pushtet mbi një platformë ku lufta kundër monopoleve ishte pjesë thelbësore. Edhe sot, po të vizitosh faqen e Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve, (AMS) lexon pjesën e programit të qeverisë për sigurimet, bazuar mbi parimin e demonopolizimit dhe derregullimit.
Por ministri Bode nuk mori mundimin as t’i përgjigjej AK-së, por një këshilltar i tij, i cili pak më vonë zuri një post në AMS, bëri të qartë për gazetarët se nuk kishte ndër mend të shfuqizonte vendimin e Malajt. Si zakonisht në Shqipëri, është ca e ekzagjeruar të përsërisim frazën “nuk e mbajti premtimin elektoral”.

Kompanitë e sigurimeve

Gjatë gjashtë viteve të fundit, kompanitë e sigurimeve kanë bërë të qartë se nuk kanë ndër mend të funksionojnë si institucione financiare. Sipas bilanceve të tyre të vitit 2004, ky treg shpenzon 56% të të ardhurave si shpenzime operative, një shifër kjo, që po t’i ndodhte çfarëdo lloji institucioni financiar në botë, do të qe mbyllur sakaq. Pagesat e dëmeve prej tyre arrijnë në ditë të mirë deri në 30% të të ardhurave, por ka shumë kompani, të cilat në pagesat e dëmeve nuk shpenzojnë as 10% të të ardhurave. Është fare normale që qytetarët të pyesin se çfarë bëhet me paratë që ato paguajnë. Sigurimet janë një industri ku teorikisht shpenzimet administrative duhet të zënë vetëm një pjesë të ulët të të ardhurave, ndërsa pjesa më e madhe e asaj që qytetarët paguajnë duhet të investohet për të krijuar një fond që do të shërbejë për të paguar dëme nëse ndodhin. Por sot për sot, kompanitë e sigurimeve shesin thjeshtë copa letre dhe për sa kohë, me bekimin e autoritetit mbikëqyrës e të ministrit të Financave vazhdojnë të monopolizojnë shitjet, të rrisin çmimet dhe të ndajnë të ardhurat me marrëveshje të hapura e të fshehta, sigurimi do të vazhdojë të mbetet një copë letër, të cilën qytetarët duhet ta paguajnë që të mos gjobiten nga polici i trafikut.

Monopoli i ri
Pas suksesit të parë, industria e sigurimeve vazhdoi lojën me përqendrimin e shitjeve, ndërsa ministri Bode këtë vit lëshoi urdhra për rritjen dhe shumëfishimin e çmimeve ligjore të policave të detyruara me ligj. Prej pak muajsh, një agjenci e re e quajtur Agjencia e Sigurimit të Makinave, ka marrë në dorë shitjen e polices së sigurimit të makinave TPL. Roli i ministrit të financave është edhe më i dyshimtë në këtë situatë për shkak se kompania e kontrolluar nga shteti, INSIG, e cila është edhe zyrtarisht nën pronësinë e ministrit të Financave, ka mbetur jashtë marrëveshjes për ndarjen e tregut. Në gusht, kur unë mbërrita në pikën kufitare të Muriqanit dhe dëshiroja t’i shpëtoja monopolit të kartonit jeshil duke e blerë te zyra e INSIG-ut, zyrën e kompanisë shtetërore e gjeta të mbyllur. Natyrisht, që po t’i bësh presion policit kufitar me anë të titullit të gazetarit, mund të kalosh në anën tjetër të kufirit, ku një kompani malazeze sigurimesh e shet të njëjtën police që në Shqipëri kushton 40 euro, për vetëm 15 euro. Policët kufitarë thonë se kanë urdhër që të mos lejojnë asnjë makinë të kalojë kufirin pa e prerë kartonin jeshil në një kompani shqiptare me parimin e proteksionizmit. Dhe siç thotë edhe Adam Smith, filozofi i parapëlqyer i Komitetit të Orientimit të Politikave pranë kryeministrit Berisha, “proteksionizmi nuk mbron konsumatorët, të cilët do të detyrohen të paguajnë më shtrenjtë, por vetëm pronarët”. Tashmë që Bode e ka bërë të qartë pozicionin e tij si mbështetës i trustit të sigurimeve në dëm të konsumatorit dhe kompanisë ligjërisht nën pronësinë e tij INSIG, do të ishte mirë që kryeministri Berisha ta bënte të qartë se çfarë qëndrimi do të mbajë. Në fund të fundit, disa nga kompanitë e sigurimeve rezultojnë në listën e financuesve të fushatës së PD-së dhe kryeministri duhet të dëshmojë nëse do t’i largohet klientelizmit apo do të kopjojë edhe këtu paraardhësin e vet.
Autori është zëvendëskryeredaktor i të përjavshmes “ABC”




11/09/2006
KATEGORIA: Analiza

www.shekulli.com.al
 

MLK

Primus registratum
Re: Trusti i sigurimeve, rrit deri në 3 herë kostot

Te shkelesh ligjin ne menyre kaq te hapur, ne nje kohe qe fushata e qeverise ne fuqi u fokusua pikerisht ne luften kundra krimit te organizuar, kundra monopoleve e klaneve....
Kete lloj organizimi tregu e kemi njohur vetem ne komunizem /pf/images/graemlins/angel.gif
Kjo trego dhe nje here mungesen totale te kultures se ekonomise se tregut te atyre qe udheheqin vendin si dhe miopine qe i karakterizon kur flitet me nje vizion te qarte per zhvillimin e ekonomise.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Trusti i sigurimeve, rrit deri në 3 herë kostot

Vizion!!!! /pf/images/graemlins/winkwink.gif Nuk ma ha mendja se e njohin kete fjale. /pf/images/graemlins/smirk.gif

P.S: Sa qejf me qene anetar i bordit te AMS /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/smirk.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Trusti i sigurimeve, rrit deri në 3 herë kostot

Ska nevoje per bord drejtues, fitimet i ndaka kompjuteri /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Mono

Forumium praecox
Re: Trusti i sigurimeve, rrit deri në 3 herë kostot

ajo e kompjuterit eshte me verte budallallek!
Kur shkoj te bej nje sigurim, dua te zgjedh une se ku do e bej. Jo te me sugjerojne 'kompanine qe ka rradhen' duke me imponuar 3 emra para se te zgjedh te keqen me te vogel.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Trusti i sigurimeve, rrit deri në 3 herë kostot

Si ta zgjedhesh ti, si ta zgjedhi kompjuteri nje m** eshte.
Kur vjen puna per te marre noj lek nga sigurimi, me kollaj eshte te legalizosh mbikalimin!!! /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 
Top