Trouble

Blendi

Primus registratum
Trouble

I

Bera t'i them se shoqeria jone e teperuar do tu jepte material gojeve te liga por fjalet me avulluan ne buze. Nuk munda te bezaj. I lash' syte te rreshqasin ngadale atyre faqeve te lemuara e mandej te rrokullisen gushes së porcelantë. Të tille hir qe geishat do ta kishin zili, dhe nje sekret bukurie, rinine. Ndjeva nje deshire te forte per te nuhatur aromen e lekures se saj, ta shtrengoja pas trupit tim, t'ia pushtoja gojen me timen.

Ndjenja e befte e fajit me permendi si nje goditje me brryl ne ijet, "ajo nuk te perket ty". Perpjekja ime per te arsyetuar eshte e pasinqerte si mjegulla hijerende mbi liqen, nje mengjesi shtatori, qe do te tretet shpejt pasi te dale dielli. Eshte vetem ceshtje kohe, kurse telashet jane ceshje preferencash, prandaj une e di se ne te vertete nuk kam asje shanc per te rezistuar...Edhe ajo e di dhe qesh sikur per te konfirmuar kotesine e perpelitjeve te mia. Nese do te permendja pikerisht tani thashethemnajen qe nderkohe po formohet ashtu sic rritet nje pirg plehrash me siguri do ta largoja, si trap i lindur, si gomari i bezdisur qe largon me bisht fluturen me te bukur. Fundja gojet e liga nuk ishte e thene te hapeshin, thashethemet ketu perhapen me shpejt me email dhe mesazhet e çastit.


"Ty te ka zene qymyri me mua", thote dhe shkrihet se qeshuri. Mua me shkrihet zemra ne gjoks e me bie ne fund te stomakut si trahana.
Me behet sikur mbi salle, si nje eklips ne mesdite bie njeheresh qetesia, nuk degjoj me mollezat qe godasin tastet. Te gjitha bisedat nderpriten, veshet qe ushqehen me skandale ngrihen, syte picerrohen dhe kokat kthehen pergjysme nga ne. "E degjove cfare i tha?". Profesori krruan fytin. Diku nje stilolaps rrezohet ne dysheme, nje dore zgjatet dhe e kap. Per kushedi c'arsye leshimi i stilolapsit nga tavolina mu duk si vetevrasje e mbetur ne tentative.

"Te eshte rritur mendja, une nuk bie ne dashuri me vajza qe kane te dashura" - e kundershtoj, me teper per te thyer konfidencen e saj sesa per te fshehur diellin me shoshe. "Pastaj, kam pare fotot e Lizës, nuk kam ndermend te hyj ne telashe me te. Harroje vogelushe." i peshperis me nje kinsebuzeqeshje qe e ndjej te stisur ne buzet e mia. Lutem qe ajo te mos e dalloje dot kete. Ne te vertete, nuk kam frike nga e dashura e saj, biles ne nje nivel egoist me vjen mire qe kam rizgjuar interesin e saj ne meshkujt. Per hir te se vertetes e dashura ne fotot duket tip i rrezikshem. "Pse duam gjithmone ate qe nuk mund te kemi?" me pyet beftas. Une nuk di ta interpretoj aty per aty ate qe po mundohet te me thote, e shoh ne syte prej kafeje te thelle duke u munduar te penetroj mendimet pas tyre. E nga gjahtar e gjej veten gjah kur me ato sy ajo me leshon nje magji nga "Qyteti i ndaluar".


Zbres shkallet dy nga dy nen nje qiell blu pa sekrete. Studentet e piktures jane shperndare neper parkun para godines me tabaket e medhenj te vizatimit qe nen diell shkelqejne si pasqyra vezulluese. Dikur edhe une kam bere te njejten gje. E degjoj te me therrase. Kthehem vertik. Pendohem qe kthehem aq vertik. "Prit, dua te pi nje cigare me ty para se te ikesh". "A kam faj?"mendoj ne nje perpjekje shterpe per te mjekuar ndergjegjen.
"E dashura jote ngjan me nje ish te dashuren time" i them duke kundruar menyren sesi mban cigaren mes gishtave, si nje femije qe mundohet te imitoje nje te rritur, e ajo femije nuk eshte. Me majen e kepuces ngacmon nje tulipan te verdhe, syte i mban ulur sikur e ka kupuar qe une fajin ia kam veshur asaj. Pastaj permendet
"Hahaha, ndoshta duhet te dalim ne "double date". Ndoshta te dashurat tona pelqehen." Me shkel syrin. "Ish", i kujtoj, "thash nje ish e dashura ime, po aq psikopate sa tendja". Ajo me afrohet dhe une ndjej fushen e saj magnetike. Me le nje te puthur ne faqe, pastaj ma ngul nje dore ne shpatull. "Ik tani, shihemi neser. Zhoi Gin". "Zhoi Gin" perseris une dhe marr me mend se domethene "Mirupafshim". Qe aty drejtohem nga parkingu me diellin mbi koke si nje projektor hetuesie. Me behet sikur floket e saj me kane rene ne balle e me zene syte, me behet sikur eshte me mua, padyshim eshte ne koken time. Ndjeva fluturat ne bark dhe si nje deja-vu, pata ndjesine e forte se isha serish gjimnazist, ende i pamesuar me punet e dashurise. Dhe per nje çast te vetem, nuk qesh' i sigurt ku ndodhesha.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Trouble

II

Patricia ngrin para tabeles per disa sekonda te gjata ne nje poze grekoromake , po shpjegon xhestet e nje politikani te njohur por sa me shume e shoh aq me teper me behej si lejlek. Nga dritarja hyn dirta boje portokalli e perendimdiellit qe vizaton nje fije ari perqark siluetes se saj. Me mjekren lart, profesoresha derdellis kushedi c'gjepura. Une nuk po e degjoj me. Ajo urren te flase me ze te larte, dicka qe gjithmone me ka habitur, perderisa ka zgjedhur mesimdhenien. Ndoshta dikur, kur zgjodhi degen, i pelqente te fliste me ze te larte dhe te qeshte. Por dicka ka ndodhur. Nje çast perqendrohem te gishtrinjte e saj te holle qe tani luajne ne ajer si gishtat e asaj qe luan liren. Duke verejtur mjegullisht menyren sesi gruaja tjerr ajrin ndjej nje buzeqeshje idjote te me ravijezohet ne fytyre. Mendimi i saj me persiatet ne koke si i cmendur, dhe mjafton te kujtoj nje moment qe e kemi kaluar sebashku per te zhveshur dhembet. Eshte e disata here qe me ndodh, nje buzeqeshje e pabindur, e cila ose me ben te dukem i lumtur, ose debil. Patricia mi ngul syte si te shqarthit dhe pa folur fare me pyet "C'eshte per te qeshur?". Ne syte e saj deshperimi ka qarkuar dy rrathe te zinj. Ndihem fajtor per mekatet e saj. Tani disa pale sy jane mbi mua ndersa syte e mi kane mbetur te fiksuar mbi duart e gruas qe gati nuk i njoh. Me duken menjehere te plakur, me gishterinjte gjithe nyje e rrudha, si kthetrat e nje shpendi.

Ne korridor kundroj nje Poster te Portugalise, "A semster abroad: Portugal", plazhe te bardhe, qytete mrekulluese me catite e kuqe, si maniqyri ne thonjte e saj. "Sonte do kercejme", me thote dhe pastaj fryn tymin e cigares jashte dritares ne fund te koridorit, eshte mbeshtetur gjysme mbi mur, gjysme mbi mua. Doren me cigaren e mban te varur jashte parvazit, ne kete ndertese, si ne cdo ndertese tjeter, ndalohet te pish duhan. "Ke bere plane dhe per mua?", mendoj, por nuk i them. Tani mbeshtetem une mbi te, buzeqesh. Puthjet jane te coroditura si fluturat e nates, ato qe eshte keq t'i vrasesh. Si keto buze qe me pasiguri kerkojne te miat, dy prej fluturave te nates i jane qepur neonit me ca perplasje krahesh qe me ngjajne hem si torture hem si ekstaze. Si puthjet. Fundi i koridorit te katit te trete fsheh sekrete, ketu ndihemi te sigurt. Dashuria ne kete cep te universit mund te nuhatet ne muret qe sikur te mundnin do te tregonin. Por ata vetem tregojne per Portugaline. E vetmja klase ne kete ore te mbremjes eshte ne fundin tjeter te koridorit. Tani nje buzeqeshje pervijohet ne buzet e saj. E dalloj qe po zgjat doren drejt celesit, dhe dritat fiken e koridori kredhet i teri ne erresire. Tortura e fluturave mbaron, eksaza jo. E keto teprimet tona nuk i shqetesojne dot studentet e vleresimit te muzikes klasike. Xhaja qe jep ate klase duhet te kete perfunduar krejt shurdh sepse vazhdimisht klasa bucet me muzike klasike, here luan dicka nga Vivaldi, here Wagner. Ne ndodhte te me pelqeje ndonje pjese qe nuk e dalloj dot duhet te qendroj ta degjoj e ta shijoj pikerisht ne kete koridor, se nuk kam menyre per te kerkuar dot nje koncert qe nuk e di kush e ka shkruar, e xhajen nuk arrij ta pyes pasi nuk perpunoj dot guximin per te nderprere nje akt nga Opera. Por sonte po luajne pagabueshmerisht Rahmaninov. "Piano Concerto 2". Muzika mbush koridorin e vjen deri tek ne. I shkon kjo muzike me xhaketen e vogel dhe floket qe i derdhen supeve. Dikur zgjohemi nga opiumi i njeri tjetrit, ajo dallon notat e "All by Myslef", me intuiten shpartalluese i rezulton se kompozitori e ka marre at kenge tek Sergei. "E ka vjedhur Celine Dion?", me pyet dhe ne syte e saj gjej seriozitet qe nuk e prisja. "E ka vjedhur dikush tjeter para saj". "Mire kane bere. Si ndryshe do kisha degjuar Rahmi..."
Hena vizatohet ne fytyren prane fytyres sime kurse une vizatoj ne avullin qe ka mbetur nga fryma e saj mbi qelqin e dritares. Nje buzeqeshje.
"Kush eshte ai ti?"
"Je ti"
"Beje me te madhe buzeqeshjen. Sonte do kercejme? He?" Piano Concerto perzihet me zerin e saj. Une e zmadhoj buzeqeshjen deri sa e kam bere groteske, ajo qesh, ate te qeshuren e vet qe Patricia e urren me te njejtin pasion me te cilin une e dua.

***

Kjo ndjenje quhet methamfetamine. Muzike dhe shpejtesi, ajo i leviz gishtrinjte mbi dritat vezulluese te sistemit te audios. I kuqi i gishterinjve te saj me kujton çatite e nje qyteti ne Portugali ku nuk kam qene kurre. Per disa caste ve ne dyshim seriozisht nese jemi vertet ketu, gjithkund apo askund? Jemi apo iluzionojme sikur jemi, ketu, ne kete makine qe shpon terrin me ciftin e fenereve ne autostraden qe thellohet pyjeve te erret drejt nje qyteti ku nata eshte nje femer me taka te larta. Mendimet me rreshqasin sikur ne rreshqasim mbi asafalt. Imazhe, fytyra dhe fjale. Dashuri te harruara, miq te humbur. E gjithe egzistenca me mbeshtillet ne fyt. Kerkoj prehje ne dritat e syve te saj. Ajo anon koken nga une, dhe me fton ne tundim me nje flirt thuajse te padukshm te buzes. Bindem se jam rob i deshirave te saj. Me doren e lire shetit trupin tim. Une ul syte mbi gishterinjte me thonjte e kuq. Me kujtohen duart tashme te plakuara te Patricias se depresuar. Shkund koken per te larguar mendimet e zymta.

Jashte dritareve kalojne me shpejtesi te admirueshme "bidone" portokalli autostradash qe tash me ate vezullimin e vet te rrejshem me duken si mure drite. Sa thelle nen det jane formuar perlat rreth qafes se femres qe nget me shpejte se nje rockstar ne te majten time? Kjo pyetje me cliron nga cdo telash. Muzika me therret ne trance por une dua te luaj me togezen e rripit te saj. Levizjeve te barkut te saj me sfidojne te luaj ndryshe. Mekatet e mishit shkaktojne clirimin e shpirtit. Ndonjehere, ndonjehere jo.

Trupat jane ngjeshur pas njeri tjetrit. Nga ballkoni qe varet pezull mbi pisten e klubit dallojme vetem kokat e njerezve qe kercejne te shfrenuar nen kembet tona. Ne kercejme mbi ta, por pastaj ndihemi fajtore. Dhe kurjoze. Ajri eshte plot me muzike, muzika eshte plot me egoizmin e Kanje Uest, qe per ca minuta behet egoizmi i gjithesecilit. Dalloj buze te sinkronizuara me kengen. Ne ciftet dalloj mazokizmin e vullnetit mizor per te luajtur lojen, qe na ka ngjitur ketu. Pasqyra genjeshtare, drita qe nuk njohin prehje, arome alkoholi te embel e perzjere me aromen e lekures se saj. Ky klub sonte na perket vetem ne. Te gjithe te tjeret na duken figurante. Edhe "trupat" ngofullshtrenguar te dera, edhe baristet me lekuren e ullinjte dhe gjokset e bollshem. Te gjithe ne sherbimin tone. Na pandehin si dy njerez te lire, cift te fejuar ndoshta. Ketu ku askush nuk i di te vertetetat tona, nuk na njohin per sklleverit e njeri tjetrit qe kemi perfunduar pa e lypur te tille fat. Mbeshtillemi mes nesh dhe kundrojme njerezit nga buza e parmakut. Na magjeps dija se ata nuk e dine qe po i sodisim. E cudtishme se si duken nga lart. Pamja e tyre me tundon te qesh. A e dine sesa te vegjel dhe te ngushte duken nga lart?! Koke dhe shpatulla, asgje me teper.

Bjondje, brune, kompleks mesdhetar. Syte e mi vuajne adiksionin e grave te bukura. Nga streha jone ne tavan perqendrohemi tek nje burre i djersitur qe can turmen me manovra inatçore. Stonon me paqen qe kerkojme prej botes. Pas tij nje grua qe e ndjek e lenduar. E bindur ajo e ndjek ashtu si mengjesi ndjek naten. Ai ndalon, rrotullohet nga ajo dicka t'i thote. Rrudhat ne fytyren e tij thellohen kur bertet dhe e bejne te duket dhjete vjete me te plak. Femra orvatet ta qetesoje, me levizje te nenshtruara mundohet ta zbuse. Ivona shtrengohet pas trupit tim. "Per nje moment mu duk se ishin te njohurit e mi ata qe po grinden", me peshperit ne vesh. "Mu duken si mami dhe babi". Nje lot rrokulliset nga faqja e saj e majte. Une i ze prite me nje puthje dhe ia pi. Ndjej se kripa ne gojen time mban shijen e saj, dhe dehem.
 

Ema

Goddes
Re: Trouble

Me kishte marre malli per penen tende /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
wback.
 

Ema

Goddes
Re: Trouble

A e din njeri pse ndjehem kaq Calipso kohet e fundit?E di mire se shpirti im ngordh te jete pak penelope qe tjerr lesh ne Itake duke zbuar pretendentet,por une vazhdoj te ndjehem calipso.Normal ti me the se nuk ekziston asnje Penelope,por une ndjehem ninfe ne nje ishull te humbur,bije e detit qe lufton me fatin.Ndjehem hajdute dhe pse e di se s'kam asgje tenden,ndjehem e dyta dhe e di mire se nuk ekziston as e para.Ndjej kete lemshin e miklueses ne stomak dhe me vjen te plas inatit.Une nuk shnderrova askend ne derr,maksimumi shpika ndonje seri telenovele keshtu me te qeshur.Nuk mendoja se do realizoheshin fantazite patetike te filmave me dashuri.Nuk jam Calipso,besome,nuk jam Calipso.
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
 
Top