Trokitje

Albforumi

Primus registratum
Trokitje

imagesca095qvj.jpg

nga Zija Cela

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?”

Në njëzetë e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë”.

U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.

Po mbushja dyzetë kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: Njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.

Në dyzet e pesë u ndamë.

Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha:

- Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?

- Jo, – i thashë, – vetëm desha të di në është mirë.

- Ajo është mirë, – tha.

Ende sjam pesëdhjetë e pesë që ta di në është zgjuar nga gjumi dhe a vazhdon të jetë mirë.

Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: “A do ta shoh më?”

Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër. Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur pranë një dorë gruaje.

Filed under: Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: proze, shqip, trokitje, zija çela
4845
4845
4845
4845
4845
4845
4845
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4845

Top