trasparence? ujku do mjegull!

komino

Valoris scriptorum
trasparence? ujku do mjegull!

Fushata, PR ne krye te sponsorizimeve
E Enjte, 25 Gusht 2005
Partia Socialiste rezulton me shpenzimet me te medha, ndersa demokratet ende nuk kane treguar xhepat

Disa dite pas skadimit te afatit zyrtar per deklarimin e shpenzimeve per fushaten zgjedhore, vetem 15 subjekte politike dhe nje kandidate e pavarur i kane derguar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve listen e shumave te shpenzuara. Ne kohen kur Partia Demokratike nuk e ka bere ende te njohur listen e shpenzimeve te saj, Partia Socialiste ka luksin e te qenurit kampione e harxhimit, duke kapercyer edhe te ardhurat buxhetore te taksura per te.

Ne shifra, PS-ja ka deklaruar pak me shume se 198 milione leke shpenzime, keto deri para procesit te riperseritjes me 21 gusht. Per krahasim, te gjitha subjektet e tjera bashke nuk mberrijne te rumbullakosin as 30 milione leke shpenzime, te pakten me cfare keto te fundit i kane deklaruar te kene harxhuar, Dhimiter Ndinit, Drejtorit te Finances ne KQZ.

Shifrat ne listen me 16 subjekte ndahen ne te ardhura buxhetore, cfare jep shteti, por edhe ato qe japin mbeshtetesit e subjekteve te ndryshme me ane te sponsorizimeve. Pa pasur akoma emrat e ketyre te fundit, ne listen ne fjale, per PS-ne nuk figurojne ne tabelen e donacioneve 5 milione leke. Gje qe ndoshta ne pritje te shpenzimeve e rezultateteve perfundimtare, do te sqarohet. Pas PS-se, me gati 9 milione leke vjen Partia Republikane, te ciles mesa duket, shpenzimet nuk i dolen bosh duke patur parasysh numrin e deputeteve qe fitoi ne sistemin proporcional, fale parave, por mbi te gjitha PD-se.

Pastaj vjen Partia Agrare Ambientaliste e Shqiperise, me pak me shume se 7 milione, e ndjekin PSD-ja dhe PDS-ja me nga 4 milione per koke. Vjen me pas kandidatja e pavarur Elizabeta Dosti, e cila ia kalon edhe PDR-se me 300 mije leke. Balli Kombetar me pak se partia e Pollos, e me pas te tjeret, nga te cilet vetem nje e kalon 500 mije lekeshin : Partia Komuniste e Shqiperise. Ne tabele, te terheq vemendjen PAA-ja, e cila ne shpenzimet per mediat, ia ka kaluar edhe PS-se, me mbi nje milione leke, megjithese shume larg saj ne shpenzime te pergjithshme.

Por sigurisht qe socialistet jane hakmarre ne mesazhe promocionale, ku kane shpenzuar 7 milione, gati gjashte me shume se cdonjeri prej subjekteve te tjera. Vlen te theksohet se shumica e 16 subjekteve nuk gezonin te ardhura buxhetore, pervec PS-se, PR-se, PSD-se e PDS-se. Nderkohe qe nga keto te fundit, Partia Republikane eshte kampione e sponsorizimit, pasi buxheti i shtetit i jepte vetem 500 mije leke, ndersa dashamiresit deklarohet t’i kene dhene 8 milione e 300 mije leket, qe mbeten nga zbritja e totalit. Te fundit fare, Partia Levizja e Legalitetit dhe ajo e Te Gjelberve shqiptare, dallojne dhe japin krah per krah, shembullin me shifren 0 ne te gjitha kutite e tabelave.Per kujtese, vlen te riperseritet se PD-ja nuk e ka dorezuar akoma listen e shpenzimeve, duke e lene shifren totale, per deklarimet deri me 23 gusht, mbi 230 milione leke te reja.

M.I

Partite Totali i shpenzimeve (ne leke)

1 - PS 198,170,000

2 – PR 8,867,986

3 – PSD 4,087,463

4 – PDS 4,187,610

5 – PLL 0

6 – PDR 1,713,000

7 – PBK 1,688,100

8 – PDK 400,000

9 – PBKD 220,000

10 – PGJSH 0

11 – PKSH 640,000

12 – PPSH 210,000

13 – PMDSH 425,000

14 – PA 320,000

15 – PAA 7,151,400

16 - Elizabeta Dosti 2,031,000

----------------------------------------

presim deklaratat e PD dhe pastaj bejme llogarite se si do te kthehen ato para (duhet nje kthim ne investim apo jo?!)
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: trasparence? ujku do mjegull!

Bravo PD.

Me nje gure vrau dy zogj.

Edhe ndihma mblodhi per te fituar zgjedhjet.

Edhe nxit punesimin
(Meqenese ata qe kane dhene ndihma per PD nuk futen tek njerzit me te pasur ne Shqiperi, pasi te ky grup futen larot e Fatos Nanos, ateher llogjika te thote se per te ndihmuar PD kane financuar me mijra biznesmen te vegjel.Keta biznesmen me zgjedhjen qe bene,pra zgjodhen krahun e fitimtarit, treguan se jane biznesmen te talentuar.Si rrjedhim nga perkrahja qe ata do marin prej PD do e shtojne disa here biznesin, dhe automatikisht vendet e punes)

Hajde politik hajdeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

Bravoooooooooooooo

Me keto qe ka ne koke, vetem ne 2021 zbret Berisha nga karrigja e kryeministrit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: trasparence? ujku do mjegull!

mbase mund te bjere ne shqiperi ndonje epidemi e cuditshme qe tu breje trute te gjitheve dhe atehere MBASE nje arsyetim i tille do i binde <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />


nejse, kthehemi ne teme

ku eshte trasparenca e PD?!
 

@d@

Primus registratum
Re: trasparence? ujku do mjegull!

Mbase osht duke pi kafen! Te tere pin kafe ne shqiperi, pse trasparenca jo.

Per ca i harxhojne gjithe keto leke partite gjate fushatave?
Blejne vota ? apo fusin ushqimin, naften, makinat, flamuret, parrullat, sinpatizanet?


Me ndriconi edhe mu qe smar vesh, sa t'ju vij trasparenca
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top