Tranzit Fest 18 - 19 dhjetor 2009 - Hotel "DAJTI" -Tirane

alinos

Forumium maestatis
Tranzit Fest 18 - 19 dhjetor 2009 - Hotel "DAJTI" -Tirane

LINE UP - 18 dhjetor

start 20:30

Scratchy Sounds ( UK ) http://www.myspace.com/scratchysounds

DJ Goce (MK) http://www.myspace.com/djgoce

SKA Village (ITA) http://www.skavillage.it

Roots Raid & Young Zerka (ALB) http://www.myspace.com/rootsraid

Al Amdiez (FRA) http://www.myspace.com/lazerwoued

Junglist Alliance (UK) http://www.myspace.com/junglistalliance



LINE UP - 19 dhjetor

start 20:30

Ora 3 ( ALB )

The Dizzies (KS) http://www.myspace.com/dizziestheband

Autmind (MK) http://www.myspace.com/autmind

Itre Jatul (ALB) http://www.myspace.com/itrejatul

Marc Schneider ( GER ) http://www.myspace.com/marcsnider

MIKEE ( Qbase, Athens ) http://www.myspace.com/qbaseathens
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Tranzit Fest 18 - 19 dhjetor 2009 - Hotel "DAJTI" -Tirane

Tranzit Fest është një iniciativë e Lëvizjes MJAFT! E mbështetur nga promotorë dhe producentë lokalë si dhe njerëz të tjerë të përfshirë në historinë dhe vazhdimësinë e skenës alternative në Tiranë.

Tranzit Fest është një hap i natyrshëm më tej nga të njëjtët promotorë dhe aktivistë që nëpërmjet “Mjaft Fest” mundësuan hyrjen dhe zhvillimin në skenën shqiptare të grupeve si: Asgjë Sikur Dielli, Humus, Blla Blla Blla, NR, Por-No, Super Hiks; DJ-ve si Lika Tek, Toton, Goya, Naka etj… të cilët kanë debutuar në skenën e MJAFT FEST.

Ndryshe nga MJAFT FEST, një event tradicionalisht veror në qiell të hapur, Tranzit do të ndodhë në qendër të kryeqytetit, në sezonin dimëror. Tranzit fokusohet më tepër në formatin e DJ-it dhe MC’s, duke u munduar të promovojë trendet më bashkohore në skenën e muzikës alternative, veçanërisht atë europiane. Programi i eventit do të kalojë nga ëorld Music në Hip Hop, Reggae, Drum’n’Bass, Elektronike dhe Indie Rock/Experimental.

Pse Tranzit?!

Për një arsye të thjeshtë, është fjala që më mirë reflekton gjendjen dhe perpjekjet tona, sikurse dhe dëshirën për mos të qënë gjithnjë në pritje…

Kshu që o burra ti hypim trenit dhe të mësojmë ta ngasim!

Ku/Kur/Si?

TranzitFest organizohet ne datat 18 dhe 19 Dhjetor ne dy sallat qendrore te ish HOTEL DAJT-it, perballe Parkut “Rinia”. Pjesmarresit do kene mundesine te shijojne performancen e shume grupeve njekohesisht ne salla te ndryshme. Ata do jene te lire te levizin gjate gjithe mbremjes ne ambjentet e brendeshme ku do jene te shoqeruar pervec muzikes se zgjedhur dhe me performanca te tjera artistike si video projeksione, ekspozite te arteve figurative etj.

Çmimi i biletes:

Nata e pare, dt 18 dhjetor, 500 lek (e vlefshme dhe per naten e dyte, dt 19)
Nata e dyte, dt 19 dhjetor, 300 lek.
 
Top