Tranzicioni dhe agjentët e riprodhimit të fetishit nacionalist

Artan Sadiku

Në Maqedoni si edhe në shtetet tjera të Ballkanit, tranzicioni ishte emri i procesit i cili njerëzve duhej tu sillte lirinë dhe mirëqenien, të projektuar në imazhin e demokracive perëndimore. Tani që mund të flasim për një histori të tranzicionit (18 vjet nga rënia e sistemit socialist) është e rëndësishme të shohim simbolikën që (nuk) u zhvillua gjatë kësaj periudhe. Simbolika që shfaqet në cikle të caktuara historike edhe pse simbolike, shënon prezencën në kohë të një realiteti që shfaq veten e tij (apo arrin bërjen e tij). Cikli paraprak i socializmit apo komunizmit në shtete të ndryshme në botë zhvilloi simbolikë mjaft të fuqishme (ylli, flamuri i kuq, prezenca e fuqishme e nocionit të proletariatit dhe ndjenjës së fuqishme të përkatësisë) që dëshmon për prezencën në kohë të një realiteti, të një politike të bazuar në një ide (komunizmin). Sot kur shohim historinë e tranzicionit, vërejmë që ky cikël historik është i zbrazur nga çfarëdo lloj simbolike. Asgjë e fuqishme nuk shënoi prezencën në kohë të premtimit të idesë së re (të lirisë individuale dhe mirëqenies). A nuk është kjo mungesë edhe simptomë mjaft e fuqishme që tregon për mungesën e prezencës në kohë (apo shfaqjes) të politikës që duhej të bazohet në idenë e re (kapitalizmin liberal)? A është mungesa e politikës, apo dështimi i saj për tu shfaqur, gjithashtu një simptomë e që tregon për mungesat në vet idenë? Pra, së fundmi, a është ideja liberal-kapitaliste një ide?

Premtimi për jetën e mirë përmes tranzicionit në Maqedoni u shter. Pas 18 vitesh tranzicioni (apo privatizimi) rezultatet janë dështuese dhe frustruese. Papunësi prej mbi 33% (më e larta në Evropë), mbi 10 mijë familje që jetojnë me më pak se 5 centë në ditë, shërbime publike të degraduara, sistem shëndetësor vdekjeprurës, mijëra punëtorë të falimentuar, korruptim maksimal i klasës politike, zgjedhje të manipuluara dhe të dhunshme, partizim i skajshëm i sektorit publik, konflikt i vazhdueshëm etnik, depresion melankolik i gjërë shoqëror, etj. Duke parë se premtimi për tranzicionin për në demokraci (apo kapitalizëm liberal) nuk pinte më ujë (meqë rezultatet dështuese u bënë të dukshme në baza ditore dhe në rrugë), klasa politike e hoqi këtë term nga vokabulari i saj. Tentimi për heqjen e termit tranzicion është ngushtë i lidhur me përmbajtjen reale të tij, privatizimin. Kur premtimi për jetën e mirë u zbeh, u krijua momenti që të shfaqej përmbajtja reale e tij, pra privatizimi (apo vjedhja e pronës së përbashkët shoqërore). Për të mos e hapur diskutimin për formën, mënyrën e privatizimit, apo për vetë privatizimin si të tillë, klasa politike në Maqedoni filloi të fuste në retorikën e saj lojtarin e vjetër – nacionalizmin.

Nacionalizmi, duke qenë edhe ai një konstrukt artificial jashtë kategorive të realitetit, për dallim nga tranzicioni, vjen me pakon e vetë të simbolikës (flamuri, himni, historia etj) me çka shumë më lehtë mund të krijojë bindjen tek populli që kjo është me të vërtetë një ide (por që për dallim nga tranzicioni është ekskluzive dhe i drejtohet një grupi të caktuar nacional). Shfrytëzimi i nacionalizmit, njëlloj sikur premtimi i tranzicionit ka të njejtin qëllim, fshehjen e procesit të vazhdueshëm të rritjes së pronës private të një numri të vogël njerëzish. Pasiqë privatizimi i pronës publike (kapaciteteve prodhuese shoqërore) në Maqedoni pothuajse u përmbyll (duke vjedhur në mënyrë banditoze shumicën e fabrikave) hapësirat e reja të thithjes së kapitalit janë shërbimet publike që tradicionalisht i ka ofruar shteti (privatizimi i shëndetësisë dhe arsimit të lartë) si dhe vetë buxheti i shtetit (paratë e popullit).

Fetishi nacionalist në Maqedoni filloi të subvencionohet me ardhjen në pushtet të partisë së VMRO-DPMNE (e ekstremit të djathtë), pas ciklit të gjatë paraprak të pushtetit të partisë socialdemokrate (e pragmatizmit privatizues) e cila e pothuajse e kishte përfunduar procesin e privatizimit. Si grup në pushtet (korporatë partiako-biznesore), VMRO-së i duhej të zbulojë një ide të re me të cilën do të thithte kapitalin shoqëror në duart e grupit të saj (pasiqë socialdemokratët e shterën premtimin e tranzicionit). Dhe mu për këtë arsye kritika e VMRO-së në pushtet ndaj LSDM-së në opozitë ka një emërues të vetëm tranzicionin. Dhe këtë e bën duke preferuar të flasë vetëm për të këqijat sociale të tranzicionit, duke mos folur për privatizimin si të tillë sepse kjo hap diskutimin më të gjërë rrëth akumulimit të kapitalit. Një partie, së cilës i kishte mbetur vetëm buxheti shtetëror për të thithur kapital, patjetër i duhej nacionalizmi për të realizuar qëllimin e vetëm të cdo sistemi liberal ose demokratik ose kapitalist – akumulimin e kapitalit. Nacionalizmi i shërben qeverisjes së tanishme në dy drejtime. Ndërtimi i nacionalizmit kërkon akte madhështore dhe si rrjedhojë erdhën një sërë fushatash milionëshe mediatike, projekti për Shkupin 2014 (një projekt prej 200 e ca milionë eurosh). Në këto aktivitete mediale dhe ndërtimore që aspak nuk përbëjnë realitetin e jetës ekonomike të popullit, pushteti i tanishëm do të thithë miliona (përmes kompanive të angazhuara) nga buxheti shoqëror. Mënyra e dytë në të cilën nacionalizmi i intensifikuar i ndihmon klasës në pushtet është përmes stigmatizimit për tradhëti kombëtare të çdo kritike ndaj pushtetit, i cili tani shfrytëzon aureolën e fetishit nacionalist (në mediat e këtij pushteti qarkullonin edhe lista me emrat e tradhëtarëve dhe patriotëve).

Partia shqiptare në pushtet, BDI-ja (nga nje parti me ide integrative e shndërruar në shfrytëzuese të nacionalizmit), gënjen kur përfaqësuesit e saj deklarojnë që nuk pajtohen me politikat nacionaliste të kryeministrit Gruevski. Ata do të marrin 10 milionë denarë për të ndërtuar një shesh të vetin (sheshin Skenderbeu), i cili do të jetë lokusi (apo hapësira) në të cilin ata do të thithin një pjesë të kapitalit shoqëror nën mburojën e fetishit nacionalist. Pra kundërshtimi i tyre nuk paskesh qenë aspak parimor, por thjesht i paska shqetësuar fakti që vetëm Gruevski po e shfrytëzon fetishin nacionalist për thithje kapitali. Pasiqë flitet për mjete buxhetore, atëherë ato mjete BDI-ja mund fare lehtë ti kërkonte për miratimin e ligjit për dëshmorët e UÇK-së (paga sociale për familjet e tyre) të cilin ligj gati se një dekadë pas përfunditmit të luftës së vitit 2001 ende e përdorin në fushata zgjedhore si një prej formave të ndërtimit të fetishit nacionalist. Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë duhet ta kuptojë që betejat partiake me retorikë nacionaliste të partive të tyre aspak nuk kanë të bëjnë me fitimin e përparësive të grupit shqiptar, por me marrjen e një pjese të monopolit të VMRO për shfrytëzimin e nacionalizmit me qëllim të akumulimit të kapitalit. Pjesa e buxhetit që kërkohet për shqiptarët nuk do të shkojë tek ata (si qytetarë) por tek partia në pushtet (si në rastin me Sheshin Skenderbeu, ku përmes kompanive të ndërtimit do të thithet kjo pjesë e buxhetit nga BDI-ja). Partitë shqiptare aspak nuk e kanë përdorur retorikën nacionaliste për qytetarët të cilët duhet ti përfaqësojnë, por ata vetëm kanë riprodhuar fetishin nacionalist tek shqiptarët. Nëse Gruevski ka prodhuar fetishin nacionalist për maqedonasit, partitë shqiptare janë agjentët shoqërorë të riprodhimit të këtij fetishi (për të cilin e akuzojnë Gruevskin).

Nacionalizmi në Maqedoni sot është fetish vetëm për popullatën (e cila vidhet sistematikisht), përderisa për partitë politike (VMRO dhe BDI) ai është vetëm një mjet për thithjen e kapitalit. Kjo është formula magjike e post-tranzicionit në Maqedoni. Problemi me tranzicionin qëndronte në faktin se ai ishte aq shumë degradues për shoqërinë saqë asnjëherë nuk mundi të shndërrohet në fetish dhe gjithnjë ngeli një premtim bosh, por që shpresa shoqërore (për shkak të projektimit të rezultatit të tranzicionit në imazhet e zgjedhura të perëndimit) e m
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1431