Trajnohen mjekët për ballafaqim me Gripin A H1N1

Albforumi

Primus registratum
Trajnohen mjekët për ballafaqim me Gripin A H1N1

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), kanë zhvilluar të hënën bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike një trajnim në Prishtinë për mjekët familjarë lidhur me Gripin e ri A H1N1.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve kosovarë për ballafaqim me rastet e Gripit A H1N1, të cilat, sipas ekspertëve, mund të shtohen gjatë sezonit të vjeshtës-dimrit.

Profesionistët e IKSHP-së i kanë bërë disa prezantime profesionale gjatë trajnimit, në të cilin janë përfshirë kryesisht drejtues të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare, të cilët njohuritë e fituara do ti bartin në mënyrë horizontale te mjekët e tjerë familjarë, të cilët vlerësohet se paraqesin nivelin e parë të ballafaqimit me rastet e pandemisë së Gripit A H1N1, thuhet në një komunikatë të MSH-së.

Gjatë prezantimeve, profesionistët e IKSHP-së kanë prezantuar të dhëna të përgjithshme për Gripin A H1N1, por edhe për gripin e zakonshëm dhe Gripin e shpezëve, intervenimet jo-farmaceutike te Gripi A H1N1, përgjigjet rreth komunikimit për këtë grip, derisa ekspertët e Klinikës Infektive kanë prezantuar mënyrat e menaxhimin klinik dhe human të rasteve me Gripin A H1N1.

U.D. i sekretarit permanent të MSH-së, Haxhi Kamberi ka folur për masat preventive të cilat deri më tash i ka ndërmarrë kjo ministri për ballafaqim me Gripin A H1N1 si janë sigurimi i medikamentit Tamiflu, nisja e procedurave për porosinë e vaksinës, ndërkohë që ka vlerësuar se trajnimi është një hap para në përgatitjet për ballafaqim me rastet eventuale.

Përfaqësuesit e OBSH-së ndërkaq, kanë prezantuar çështje që kanë të bëjnë me rregullativën ligjore rreth trajtimit të gripit. Sergey Koryak, përgjegjës për Shëndetësinë Publike në OBSH-Zyra në Prishtinë, ka thënë se pas këtij trajnimi, do të jenë vetë të trajnuarit ata që do ti dizajnojë mënyrat e mëtejme të trajnimit të stafit tjetër.

Trajnimet do të vazhdojnë tutje në 8 qendra të tjera kryesore të mjekësisë familjare në Kosovë, ndërsa në fokus të aftësimit do të jenë të gjithë mjekët familjarë, me qëllim që ata të aftësohen sa më shumë për detektimin dhe diagnostikimin e rasteve të Gripit A H1N1, në bashkëpunim me epidemiologët, mikrobiologët dhe klinicistët. /Telegrafi/

Ky artikull eshte marre nga: http://goforit.blog.al/?p=15. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://goforit.blog.al/?p=15

Top