Tragjedi ne Adriatik

romeo

Forumium maestatis
Tragjedi ne Adriatik

Nje gomone pothuajse e re dhe me motora shume te fuqishem, me nje numer jo te vogel personash ne bord ka pesuar nje avari afer brigjeve durrsake.Bilanci eshte tejet i rende, 20 te vdekur prej te cileve 17 meshkuj dhe 3 femra te tere 25 deri ne 40 vjeç.
imm8956_img5232_ico.gif

11 te mbijetuarit, dhe 3 prek tyre jane ne gjendje te rende shendetesore.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Tragjedi ne Adriatik

DREJTUES TE DISTRIKTIT DETAR: NE KERKIM TE TJERE KLANDESTINE

Drejtues te distriktit detar te Vlores kane konfirmuar ekzistencen e nje gomoneje te dyte me pasagjere, te cilet u perpoqen te kalonin ne vendin fqinj. Sipas gazetares se Top Channel, qe ndodhet ne portin e Vlores mesohet se kane qene me teper se 31 apo 32 pasagjere te cilet udhetonin drejt Italise. Ende nuk dihet nese ata kane mundur te mbijetojne, nderkohe qe po vazhdon puna intensive per gjetjen e klandestineve. Nderkohe temperaturat e uleta dhe deti teper i trazuar vazhdojne te ndjekin kete fatkeqesi te madhe qe ka tronditur jo vetem qytetin e Vlores por edhe me gjere. Per momentin mesohet se 21 klandestine kane mbetur te vdekur, ne mes tyre edhe gra dhe femije, ndersa te mbijetuar jane 11 persona, një prej të cilëve ndodhet është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

marre nga Top Channel
 

Alanis

Primus registratum
Re: Tragjedi ne Adriatik

Fillimisht postuar nga ANGEL DEVILED:
[qb] tragjedia ka ndodhur ne Jon more!!!!!!! [/qb]
Ti do korrigjosh keta apo do japesh ndonje mendim tendin :idea: :mad:
 

edoni

Primus registratum
Re: Tragjedi ne Adriatik

per keto raste te vecanta denimi me vdekje duhet te aplikohet.drejtuesit te gomones duhet qe te ndeshkohen me denim me vdekje.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tragjedi ne Adriatik

Drejtuesit e gomoneve ku gjejne shesh bejne pershesh. Faji eshte i politikaneve tone barkemedhenj dhe te pangopur qe ne vend qe te rregullojne vendin qe mos te kete njerez te tille te deshperuar qe akoma kerkojne te ikin nga Shqiperia duke rrezikuar vehten, trashen e vjedhin sa munden!
Po femija qe eshte ne foto, ishte ne kete tragjendi? /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top