Toshiba Satellite P500 me ekran të madh

Albforumi

Primus registratum
Toshiba Satellite P500 me ekran të madh

95.jpg

Toshiba të mërkurën ka paraqitur zyrtarisht në tregun evropian laptopin Satellite P500 me ekran 18.4 inç të madh të dedikuar për përdoruesit që kanë kërkesa të shumta.

Bëhet fjalë për një zëvendësim të kompjuterit desktop të mbushur me shtojca të shumta dhe ekranin prej 18.4 inçësh dhe rezolucion 1.680 x 945 piksela apo 1.920 x 1.080 piksela. Në rastin e parë shpejtësia e përgjigjes është 16 milisekonda, derisa tek i dyti 8.

Pos kësaj, ky laptop është i pajisur edhe me kartelë televizive (pranim analog dhe DVB-T) dhe aplikacionin Resolution+ i cili gjoja në kohë reale i shndërron DVD videot në HD. Në të gjenden edhe altoparlantët Harman Kardon, Blu-ray dhe DVD SuperMulti DL+/RW, qasje HDMI, telepiloti, WiFi, Bluetooth 2.1 + EDR e shumë gjëra tjera të bukura.

Baza e kompjuterit është Core 2 Duo me mundësi zgjedhje deri në 8 GB memorie. Çmimi tani për tani nuk dihet, por merret vesh se deri në fund të vitit do të del në shitje.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=282. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=282

Top