Tortura si ne kohen e diktatures enveriste
Raporti i Komitetit Europian për Parandalimin e Torturave: Mjerim dhe në spitalet psikiatrike
Strasburgu: Si rreh policia shqiptare
Nga goditja me këmbë karrigeje te futja në fuçi uji
--------------------------------------------------------------------------------
Nikolin Todolli
TIRANE
Policia shqiptare i rreh të burgosurit dhe të arrestuarit gjatë transportit për në komisariat dhe në dhomat e paraburgimit. Ndërsa mjekë të ndryshëm dëshmojnë, sipas ekspertëve të Komitetit Europian për parandalimin e torturave (CPI), për raste të burgosurish që janë rrahur në dhomat e paraburgimit, apo në qelitë e tyre aq rëndë sa shënjat mbi trup janë të dukshme.
Këta ekspertë thonë se mjekët e spitaleve të burgjeve nuk i kontrollojnë siç duhet të rrahurit nga polica. Ndërsa prokurorët dhe gjykatësit nuk pranojnë të dëgjojnë ankesat e të burgosurve nga ana e policëve.
Të burgosurit
Goditje çekani në kockën e këmbës, goditje me sende të rënda në pëllëmbën dhe kurrizin e dorës, goditje me shufra hekuri, apo kablla elektrikë në pjesë të ndryshme të trupit! Në këtë mënyrë policia e komisariatave nr.3 dhe 4, komisariati "Kombinat" dhe seksioni i"Stupefi-anteve" i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë i trajtojnë të arrestuarit dhe të burgosurit. Gjatë vizitës që bënë ekspertët europianë më 2000 nëpër komisariate policie mësuan se të burgosurit, por edhe personat që arreston policia, trajtohen keq nga forcat policore, veçanërisht nga ato të Tiranës. CPT nënvizon faktin se të miturit dhe toksikomanët janë dy kategoritë, të cilat keqtrajtoheshin më shumë nga policia. Megjithëse ekspertët europianë nuk kanë vërejtur asnjë keqtrajtim në burgun nr.313 gjatë dy vizitave të bëra më 1997 dhe 2000, në raportin e tyre thuhet: "… një i burgosur i katërt… i cili ishte goditur gjatë pyetjeve, pastaj në furgonin e policisë dhe në fund në komisariatin e policisë "Kombinat" (i cili varet nga Komisariati Nr.2) në Tiranë. Ai kishte marrë goditje çekani dhe goditje karrigeje në kokë, në qafë dhe në gjymtyrët e sipërme". CPT thekson se as drejtori i përgjithshëm i policisë i vitit 2001, as prokurori i përgjithshëm dhe as avokati i ppullit s`janë përpjekur që të marrin masa për keqtrajtimet nga ana e policisë.
Të sëmurët psikikë
Kushtet e pacientëve në spitalin psiqiatrik "Ali Mihali" në Vlorë ishin shumë të këqia, sipas përfaqësuesve europianë. Gjatë vizitës së tyre në vitin 2000 në këtë spital, ekspertët theksojnë se pacientët nuk kishin një krevat të tyrin, komplet çar-çafësh, kuvertash të pastra, etj. Ndërsa, gati gjysma e të sëmurëve kronikë meshkuj hanin përdhe, për shkak se mungonin karrige dhe tryeza. Por, një i sëmurë polihandikap preçizonte se "këtu mbretëron ligji i më të fortit". Mënyra se si një infermier i jepte ilaçet të sëmurit është e rrezikshme në këtë spital, sipas Komitetit Europian. Pasi infermieri i këtij spitali, i pajisur me një maskë kirurgjikale dhe me dorashka, merrte me anë të një shiringe sasinë e psikotropeve nga një flakon. Pastaj ilaçin që e merrte në këtë mënyrë infermieri ia hidhte pacientit që nga një distancë e caktuar.
METODAT E TORTURES TE POLICIA SHQIPTARE
o goditje çekani në kockën e këmbës
o goditje me sende të rënda në pëllëmbën dhe kurrizin e dorës
o goditje me shufra hekuri, këmbën e karriges, apo kablla elektrikë në pjesë të ndryshem të trupit
o të djegura me cigare në pjesë të ndryshme të trupit
o një pjesë e të burgosurve kishin të drejtën për të zgjedhur mjetin me të cilin do të rriheshin nga policët
o funksionarët e policisë shqiptarë i detyronin të burgosurit që të tërhiqnin ankesat që kishin bërë për keqtrajtimet ndaj tyre
o policët i fusnin të burgosurit në fuçi me ujë me qëllim që të mbulonin gjurmët e goditjeve të ndryshme
o në burgun 313 s'ka aq vende sa duhet për të gjithë të burgosurit që vijnë aty
o të burgosurit që takuan ekspertët europianë në burgun 313 kanë ndenjur më tepër se sa dy javë në vende pa dritë dhe janë keqtrajtuar përsëri, sepse u ankuan për keqtrajtimet që u bëheshin në qeli
o shërbimi mjekësor i burgut 313 nuk garanonte një kontroll mjekësor të pranueshëm për të burgosurit, përveç atyre toksikomanë
REKOMANDIMET
o çdo i burgosur të ketë një dosje të vërtetë mjekësore dhe konfidenciale, ku të pasqyrohet gjendja shëndëtësore në çdo kohë e të burgosurit
o të gjithë të burgosurit të kontrollohen nga mjeku sapo të vendosen në burg
o prokurori, apo gjykatësi të urdhërojë një kontroll mjekësor sa më shpejt për të burgosurin, kur ky paraqitet tek prokurori pas një keqtrajtimi nga ana e policisë
o të merren masa që çdo i burgosur të ketë ushqim rregullisht, sidomos ata që janë jetimë ose pa të ardhura