Torino, manifestim per pavaresine e Kosoves
Te enjten ne 15 Nentor 2007, Shoqatat Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbereshe te Piemontit zhvilluan nje manifestim ne favor te pavaresise se Kosoves.
Manifestimi u zhvillua ne Piazza Castello, sheshi qendror i qytetit te Torinos, ne oren 10.00, perballe selive te Rajonit te Piemontit, Prefektures se Qytetit dhe Pallatit Mbreteror.
Ne manifestim moren pjese shume bashkeatdhetare dhe qytetare Italiane, mbeshtetes te kauzes Kosovare, si edhe nje grup i madh studentesh Shqiptare, te cilet studjojne ne fakultetet e ndryshme te Universitetit te Torinos. Manifestuesit valeviten flamuj te Shqiperise, Italise dhe Bashkimit Europjan, si edhe shpalosen nje flamur te madh prej 5 metrash, te realizuar posacerisht, me mbishkrimin: “Kosova e pavarur” ne gjuhen Italiane.
Nje delegacion i pjesemarresve, i udhehequr nga Presidenti i Shoqates Vatra Arbereshe prof. Vincenzo Cucci dhe dy nismetaret dhe koordinatoret e veprimtarise z. Blenti Shehaj dhe z. Benko Gjata, u takuan ne seline e Rajonit te Piemontit me nje perfaqesi institucionale te nivelit te larte, te kryesuar nga z. Gianni Oliva, Asesor i Kultures prane Rajonit te Piemontit. Ne takim mori pjese gjithashtu edhe z. Gianni Michele Piccato, i derguar i posacem i Ministrise Italiane te Puneve te Jashtme.
Delegacioni Shqiptar u dorezoi institucioneve lokale nje peticion ne emer te bashkesise Shqiptare qe jeton ne Piemont, ku shprehet deshira e tyre qe te njihet sa me pare nga bashkesia nderkombetare statusi i pavaresise dhe vetevetendosjes se Kosoves, ashtu sic parashikohet nga plani Ahtisaari.
Pjesemarresit ne takim nenvizuan faktin se vonesa e percaktimit te statusit dhe pamundesia, per rrjedhoje, per te projektuar dhe programuar te ardhmen ne menyre autonome e mban popullin Kosovar ne nje gjendje pasigurie te vazhdueshme dhe larg aspiratave te tij per tu integruar ne gjirin e familjes se madhe Europjane.
Bashkesia Shqiptare ne Piemont ndan analizen e shume eksponenteve te larte te politikes nderkombetare, sipas te cileve, njohja e pavaresise dhe e te drejtes per vetevendosje ne Kosove do te sjelle shume efekte pozitive ne mbare rajonin.
Z. Gianno Oliva, pasi u njoh me permbajtjen e kerkeses se bashkesise Shqiptare, u angazhua personalisht t’ja percillte ate institucioneve vendore dhe atyre qendrore ne Itali. Ai nenvizoi rendesine e kujteses se akteve te gjenocidit dhe te dhunes qe kane shoqeruar konfliktet etnike te Ballkanit, aq me taper tani qe jemi ne prag te vitit 2008, qe eshte shpallur nga Kombet e Bashkuara vit i te drejtave te njeriut.
Shqiptaret jane nje nder bashkesite e huaja me te medha te Piemontit. Ata numerojne rreth 50 mije rezidente ne kete krahine te Italise se Veriut. Torino, kryeqendra e krahines eshte gjithashtu qyteti Italian me me shume banore Shqiptare. Ne kryeqendren subalpine eshte gjithashtu mjaft i madh edhe numri i studenteve Shqiptare, mbi njemije, te cilet studjojne ne fakultetet e Universitetit dhe te Politeknikut te Torinos.
Ne manifestimin e dites se enjte moren pjese gjithashtu edhe shume Arbereshe, pjese e bashkesise se madhe te italianeve me origjine te vjeter Shqiptare qe jetojne ne krahinen e Piemontit.
Shoqatat qe moren pjese ne veprimtari jane:
“A.N.C.I.F.R.A.”, Asti
“A.S.A.”, Alessandria
“Besa”, Fossano
“Horizont”, Novara
“Mergimtari”, Torino
“Nene Teresa”, Asti
“Shqiptaret jashte Atdheut”, Torino
“Vatra Arbereshe”, Chieri
“Vatra”, Torino
http://www.vatrashqiptare.com