Top sekretet rreth SEO

Albforumi

Primus registratum
Top sekretet rreth SEO

Search Engine Optimization (SEO), është detyra e parë që duhet bërë nëse krijoni një faqe. Vlenë per te thënë se shum nga ata persona që kanë arritur që të kenë përfitime materiale të medha nga puna në internet, si njërën ndër metodat kryesore kanë përdorur SEO. Optimizimi për motorët e kërkimitë është vërtet një punë e vështire ngase për të optimizuar një faqe ka shumë mënyra, shum faktorë që ndikojnë për të mirë dhe për të keqë në faqen tuaj. Për gjdo webmaster nuk do të ishte e mireseardhur nëse faqja që ai menagjonë do të zhduket nga motorët e kërkimit, do të bjerë numri i backlinqeve, do të humbiste pagerankun andaj lexoni këtë artikull deri në fund dhe shpresojë që do ju ndihmojë gjatë optimizimit të faqes tuaj.

1. Server Load – Shpejtësia e ngarkimitë të faqës
Para disa muajsh Matt Cutts në blogun e tij publikoi një artikuj ku thoshte se Server Load është njëri ndër faktorët që ndikonë në rankimin tuaj në motorët e kërkimit. Ju duhet të zgjedhni një kompani të mir në të cilën ju do hostoni punën tuaj. Server Load është e rendesishme ngase i bënë vizitorët që të kthehen përsëri te faqja juaj, në të kundërtën nëse ju keni një faqe e cila kërkon 1 minutë për tu ngarkuar (loading) at`her vizitori do largohet menjëherë nga faqja juaj. Unë për vete perdori një mjete (Tool) i cili matë shpejtësin në të cilën faqja juaj arrin të ngarkohet dhe të jetë gati për tu shfletuar nga vizitori. Linku i mjetit që perdori unë është ky. Kompanitë që unë do ju preferoja nëse keni një uebsite personal ose një faqe te vogël me numër jo të madhë vizitorësh janë: JustHost, HostGator etj.

2. Domain Name dhe TLD – Emri i faqes dhe TLD
Emri faqes dhe prapashtesa e domainit kanë një rëndësi të madhe për faqen tuaj, ngase domaini është kontakti i parë i vizitoritë me faqen tuaj. Domaini juaj duhet që ta pershkruajë përmbajtjen e faqes. Nuk është mir që ju nëse keni një faqe për filma online të ketë një domain qe ska fare të bëjë me të. Eshtë e rëndësishme që domaini juaj të ketë edhe keyword të asaj kategorie që është faqja. Prapashtesa e domainit (TLD) është mjaft e rëndësishme. TLD më e njohurë në botë është .com, dhe do ju kisha preferuar që gjithnjë të “luftoni” që domaini juaj të ketë këtë prapashtesë. Mirëpo kur nuk arrini asesi që faqës tuaj ti siguroni këtë prapashtesë, mundësit tjera janë: .net, .org, .info, .biz e shum tjera.

3. Website Title – Titulli i faqës
Titulli i faqës është gjëja e dytë pas emrit të faqës (domainit) që motorët e kërkimitë lexojnë. Para se tja filloni që të shkruani në faqen tuaj ju duhet të zgjedhni titullin më të mir të mundëshëm për faqen tuaj. Titulli i faqës tuaj në asnjë mënyrë nuk duhet që të ketë më tepër se 64 karaktere.

4. Meta Description Tag
Meta Description Tag paraqitet në rezultatet e kërkimit dhe kjo ndihmon që të rankohemi sa më lartë në motorët e kërkimit. Tek meta tag bëjnë pjesë përshkrimi i faqes (Description) dhe fjalët kyqe (KeyWords). Përshkrimi (Description) duhet të jetë i kuptushëm, dhe i kjartë. Fjalët kyqe (KeyWords) duhen të jenë më pak se 256 karaktere, dhe ato duhet të ndahen me presje (,) shembull: Watch Movies, Free Movies, Download Movies etj…

5. Keyword Research – Kërkim për potencialin e fjalëve kyqe
Ju as qe duhet të ja filloni puneë për optimizimin e blogut tuaj pa përdorurë Keyword Research. Keyword Research neve na ndihmon për të vendosur se qfarë përshkrimi të përdorë, qfarë fjalë kyqe, dhe fjalët kyqe që gjenden në artikuj. Unë gjithnjë e perdorë një vegël (tool) të ofruar nga Google i cili quhet Keyword Tool. Nëse keni mundësi financiare është mir të përdorëni Keyword Elite i cili kushtonë $197. Unë nuk e kamë përdorur mirëpo thuhet se ky shërbimë ju sjell një numër të madhë të vizitave dhe kuptohet një përfitimë material për pronarin e faqës.

6. Submission

Kohëve të fundit shum webmastera kanë diskutuarë se a është në ditët e sotme e rëndësishme të shtoshë linkun tuaj nëpër direktori të ndryshme dhe bindja ime personale është se ja vlenë të shtoshë linkun nëpër këto direktori. Kuptohet direktoria që më së shumti do ti sjell benificione faqës tuaj është Dmoz. Shum direktori më të vogla përdorinë kode nëpërmjetë të cilave ata marrin kompletë direktorinë e Dmoz dhe e vendosinë në faqen e tyre, që do të thotë se ne fitojmë një numër të kënaqëshëm të backlinqeve.
Gjithashtu ja vlenë shum që artikujt tuaj ti vendosni edhe tek Kapsit, Ngjarjet, FaceBook, Twitter, Digg, Mixx, Reddit, Buzz.Yahoo.com e shum faqe tjera të cilat mund të sjellinë një numër të konsiderushëm të vizitorëve.

7. Content – Përmbajtja.
Egzistonë një thënie në mesin e webmasterave “Përmbajta është mbreti”, mirëpo un nuk pajtohem edhe shum me këtë thënie. Kuptohet të thuash se përbajtja nuk ka rëndësi fare është budallalliku më i madhë në botë, mirëpo nëse ne kemi një blog i cili është mir i strukturuar, ka gjithnjë artikujë interesantë mirëpo nuk kemi punuar fare në optimizimin e tijë për motorët e kërkimitë, atëher kjo ja ule vlerën shum faqes tonë ngase në ne vend që të kemi 1 mijë vizitorë në ditë ne do te kemi 500 ose edhe më pak. Kështu që është mir që të mundohemi që të punojmë edhe me permbajtjen e faqes edhe me optimizimin për motorët e kërkimit. Në faqën tuaj është mir që të ketë të paktën 3-5 poste në javë, kjo gjë do i mbajë vizitorët tuaj ta vizitojnë faqën më shpeshë.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://fitolekonline.blog.al/?p=59

Top