Al-Punk
Still here
"Top Fest", fillon Edicioni i 5-të
Kalendari i eventit më të madh të muzikës moderne shqiptare
Nis edicioni i 5-të, i eventit më të madh muzikor të vitit, "Top-Fest". Në ambientet e ish-ekspozitës "Shqipëria sot", po bëhen përgatitjet e fundit për të bërë të mundur që në orët 15.35 (4 Shkurt 2008) gjithçka të jetë gati. Edhe edicioni i këtij viti do jetë i ngjashëm me paraardhësit në mënyrën e organizimit, por jo pa ndryshime. Ndër to, më i rëndësishmi, është përfshirja e një hapësire për çdo këngëtar pjesëmarrës në sfidën e të kënduarit live, në mënyrë akustike. Dhe kjo do të ndodhë, çdo fundjavë, të premteve dhe të shtunave, në studion e programit muzikor "Selekt" që do të shërbejë në këtë periudhë, si një aneks konkurrues dhe performues për të gjithë topfestistët, pasi të kenë interpretuar në skenë.
Faza e para e "Top-Fest 5" që nis të hënën, do të zgjasë 8 javë, deri më datën 28 mars. Në orarin që transmetohet programi "Selekt", "Top Fest", do jetë katër ditë të javës, nga e hëna në të enjte. Më pas, i gjithë muaji prill e deri në datën 7 maj që do jetë nata finale, i përket fazës së dytë të votimit për çdo këngëtar. Një ndryshim këtë sezon do të ketë dhe në sistemin e vlerësimit të këngëve dhe interpretuesve. Udhëheqësi artistik i festivalit e njëherësh regjisor i tij, Bojken Lako, tha se është huazuar formula e "Sanremos", ku do të ketë votim nga publiku të kombinuar me votim nga një juri profesionale, me kusht që vërtet çmimin e madh e çmimet e tjera, të shkojnë te më të mirët.
E reja tjetër e këtij edicioni, do të jetë dhe prezenca e 10 finalistëve të spektaklit "Ethe", që është në zhvillim. Regjisori Lako, tha se këtë edicion, përzgjedhja e këngëtarëve dhe e këngëve që kanë sjellë, është bërë në një mënyrë që të ketë sa më shumë përfaqësim, në rryma muzikore dhe në protagonistë. Do të këtë shumë emra të rinj, por dhe shumë emra jo të rinj e të afirmuar në vite, këngëtarë apo grupe, të cilët nuk kanë marrë pjesë në edicionet e kaluara. Sigurisht, kjo hapje përfshin një pjesëmarrje të gjerë si nga Maqedonia ashtu dhe nga Kosova, një tipar thelbësor i "Top Fest", që në fillimet e tij, ku u bë e mundur që muzika të kishte një afirmim dhe unifikim mbarëkombëtar. Ndaj, për këtë arsye, ky event ka fituar të drejtën të quhet festivali mbarëkombëtar i muzikës moderne shqiptare, më i madhi dhe më potenti në lloj. Pjesë e organizimit të "Top Fest" këtë edicion, do të jetë dhe krijimi i sa më shumë hapësirave audiovizive për afirmimin e këngëtarëve dhe lançimin e interpretimeve të tyre, në mënyrë që deri në natën finale, publiku të ketë një njohje të plotë për kualitetin dhe famën që këngët konkurruese gëzojnë në opinion. Nga skena e "Top-Fest", këngëtarëve do t‘u jepet shansi që të interpretojnë në "Selekt". Më pas, do të jetë një hapësirë e veçantë në "Top Albania Radio" për secilin prej tyre. Kështu do të ndodhë dhe në valët e radios "Muzika ime", si dhe në kanalin "My Music" në Digitalb, ku do të funksionojë dhe një forum për këngëtarët. Pra, eventi nuk do të mbetet i kufizuar brenda hapësirave të skenës kryesore, por do jetë i zgjeruar dhe në hapësira të tjera për t‘i bërë këngët dhe protagonistët sa më të afrueshëm me publikun.
"Top-Fest" është ndër spektaklet më të mëdha në "Top Channel". Ai nisi 5 vjet më parë, duke revolucionarizuar formatin dhe konceptin e ndërtimit të një eventi muzikor. Po ashtu, "Top-Fest", shërbeu si një hapësirë për të sjellë të gjithë prurjet muzikore dhe për t‘i kaluar në filtrin e vlerësimit të shijeve të publikut dhe të mendimit profesional muzikor. Sipas regjisorit Bojken Lako, kjo ka bërë që vit pas viti, interesi për pjesëmarrje në Top-Fest të jetë gjithnjë në rritje dhe nga mbi 100 këngëtarë pjesëmarrës në edicionin e parë, numri ka shkuar vit pas viti në rritje, duke detyruar organizatorët që të rrisin dhe numrin e konkurruesve pas vlerësimit fillestar të këngëve që këtë vit, ka arritur në rreth 500.
"Top-Fest", ka shërbyer dhe si zbulues e promovues talentesh në të gjitha edicionit, duke nisur që nga i pari, ku fitues ishte Stine, një këngëtar që më pas do bëhej ndër më të preferuarit në tregun muzikor. Më pas, u shfaq një djalë tërësisht i panjohur, Alban Skënderaj, i cili në mënyrën më të paparashikuar, do fitonte dy edicione radhazi me dy balada nga më të bukurat në muzikën moderne shqiptare, një prej të cilave të interpretuar me kosovarët e grupit "Kthjellu". Nga "Top-Fest", Skënderaj arriti të bëhej në pak kohë, një ndër këngëtarët më të njohur dhe më të preferuar shqiptarë. Ndërsa edicionin e kaluar çmimin e parë e fitoi Greta Koçi, e cila kishte dalë pa çmim në disa evente të tjera muzikore edhe pse me një formim të plotë artistik e muzikor. Edhe këtë edicion sipas organizatorëve, premtohet një "Top-Fest" madhështor në çdo drejtim.
Fituesit e katër edicioneve të "Top-Fest"
Stine
Alban Skënderaj
Alban Skënderaj & Kthjellu
Greta Koçi