Re: Toleranca nderfetare mes shqiptareve ne Kosove!!
Pershendetje!
citoj Zog
une mendoj se per nje serb, boshnjaku e kosovari jane musliman, kroati e slloveni katolik. ai e ben dallimin veç keshtu.
pra dhe per kosovarin ndryshimi ndermjet nje serbi e kroati apo slloveni vjen nga feja kur ai s'do ti fusi te gjithe me nje thes.
vete kosovari eshte shqiptar tejet i muslimanizuar (duke qene i tille ai INSTIKTIVISHT nuk i do "kataliket", ne ket kategori futen greket serbet malazest e maqedont. dmth komshite e tij). mendoj se po te mos qe i tille ai do te qe asimiluar me kohe.
psh une them se pas ca vitesh, shumica e ortodokseve te shqiperise jugut, rrezikojne te kthehen ne greke. dmth ne origjine.
Zogu duke u bazuar ne shkimin qe e keni shkruar, mendoj shume pak njiheni me realitetin e shqiptareve jashte kufinjeve te Shqiperise, apo me mire te them te trojeve shqiprateve qe ishin pjese e ish Jugosllavise.
Kam nje pyetje per ty, ndoshta keni aso menimesh qe mund te na shpetoni nga belaja:
Si mund ta beshe qe nje njeri apo nje fqinje te do kur ai ste do???
Me thuaj te lutem ke pa ndonje shenje, ke degjuar ndonje thenje nga fqinjet tane, qe kane shpreh apo qe jane pro fqinjesise se mire. Ata deri me tani, kane shprehe vetem urrejtje.
Dhe gabohesh kur thua se shqiptaret kosovar fusin ne te njejtin thes kroatet, serbet sllovent, maqedonasit kjo nuk eshte aspak e vertete.
Shqiparet kosovar kane ndihmuar dhe kane qene pro kroateve ne luften kroato-serbe, e poashtu edhe kemi miqesi shume te mire me sllovenet.
Dhe te lutem shume para se te shprehesh mendimet shiko cfare shkruan mos krijo armiqe te rinje pa i pas fare, se edhe ashtu mjaft kemi
Por per mua, jap mendimin tim personal, serbi e maqedoni mbeten armiqe perderisa akoma nga dora e tyre vrahen cdo dite shqiptare, perdersia edhe pas 5 vitesh te mbarimit te luftes akoma mbahen pengje nuk ndrite rastin e mese 3600 njerezish
Dhe si mendoni ju zoteri, nuk mund ti gjej e ti kethej keta njerez Serbia, po te doj e bene per nje ore, por jane shume te mencur, ajo e di se po ti sjell 3000 njerez per nje dite do behet jehon ne media, dhe kete e bene kohe pas kohe duke shpure ne Kosove eshtrat e 10 apo 15 veteve. Ne kete menyre ajo nje pjese te madhe te popullit e le ne ankth dhe pjesen tjeter ja kujton cdo dite luften dhe ngjarjet e tmerrshme qe ndodhen gjate saj.
Sa i perkete fese , se sa eshte i lidhur shqiptari kosovare per te mendoj se eshte fol mjafte ne tema tjera, dhe me duket sikur jemi duke i perserite fjalet
Shoqeria kosovare po ndertohet si shoqeri laike, demokratike pra kjo eshte baza sipas mendimit tim, dhe i jep te drejte dhe liri te pakufizuar njeriut ne menyren e jeteses se tij, ne fe edukim etj etj.
Dhe shqiptaret kosovare jane aq fetar sa shpirti ua ka pranuar fene, sikurse edhe ne te gjitha vendet tjera demokratike, ku njeriu mund te jetoj i lire.
Gjithe te mirat!