toka e biznesi

komino

Valoris scriptorum
toka e biznesi

shpeshhere problemet ekonomike i kane lidhur, kryesisht, me problemin e pronesise mbi token


sa eshte e vertete kjo

cfare rendesie ka ne nje shkalle 1-10
 

komino

Valoris scriptorum
Re: toka e biznesi

Mbarëshqiptare
Kosovë: Ferizaj, as toka falas nuk nxit investimet në prodhim

Kuvendi Komunal në Ferizaj para 4 muajsh ka ofruar 11 hektarë tokë për investime vendase dhe të huaja në fushën e prodhimit, por deri më tani nuk ka patur asnjë të interesuar dhe iniciativa ka dështuar





Naim Gashi - Ferizaj / Data (11-11-2003)


Një ofertë e komunës së Ferizajt për t'u dhënë rreth 11 hektarë tokë falas investitorëve vendas ose të huaj në fushën e prodhimit ka nisur të mbulohet nga pluhuri i harresës. Mbi katër muaj pas bërjes së saj publike, e tëra ka rezultuar me vetëm tre-katër investitorë që kanë shfaqur interesim në ditët e para pas ofertës, por ata nuk ua kanë mbushur syrin zyrtarëve. Edhe vetë autoritetet komunale pothuaj kanë hequr dorë nga kjo iniciativë, duke e quajtur atë të dështuar, me gjithë tensionin politik që oferta kishte ngritur ndërmjet grupeve parlamentare dhe organizatave joqeveritare lokale.
"Deri tani nuk kemi asnjë ofertë serioze. Janë disa kërkesa të pakompletuara, pa financime dhe pa projekt tregtar për biznesin", tha Sahit Krasniqi, kryeshef i ekzekutivit të Ferizajt.
Ndonëse fillimisht autoritetet i kishin lavdëruar parcelat e ofruara falas për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese, duke thënë se janë afër rrugëve nacionale, se janë shumë të përshtatshme për investime etj., kohët e fundit ata sikur nuk flasin më me fjalorin e marketingut. "Parcelat nuk janë fort joshëse për qytetarët dhe për investitorët për shkak se u mungon infrastruktuara, rrugët, kanalizimi, ujësjellësi", është shprehur së fundi kryeshefi i Ferizajt, nënshkrues i ofertës së para katër muajve. "Veç kinezëve që dolën joseriozë, oferta të tjera nga të huajt nuk ka pasur", ka shtuar ai.
Dhënia falas e dy parcelave prej mbi 5 hektarë secila, afër rrugës nacionale Prishtinë-Shkup, ishte politizuar në fillim të këtij viti, duke hedhur në një krah opozitën në Kuvend (Partia Demokratike e Kosovës) dhe organizatat joqeveritare, të cilat e quanin projektin jo shumë joshës, që ishte në kundërshtim me planin urbanistik dhe që po bëhej me nxitjen e disa biznesmenëve zviceranë me prejardhje kineze. Pozita (Lidhja Demokratike e Kosovës) nga ana e saj me shumicë votash vendosi dhënien falas të sipërfaqeve tokësore, duke thënë se oferta u bëhej të gjithë biznesmenëve vendas, por edhe të huaj të cilët duan të investojnë në prodhim dhe që mund të punësojnë një numër të papunësh vendas.
Pas katër muajsh pushteti pranon se pozita e parcelave nuk është aq e përshtatshme, por shkaku i mosinteresimit shpjegohet edhe ndryshe. Drejtorati i Ekonomisë dhe Financave ka bërë të ditur se mbi 80 për qind e investimeve në bizneset private vazhdon të bëhet në kapacitete tregtare, hoteliere e shërbyese dhe se një numër shumë i vogël biznesesh të vendit janë të interesuara për kapacitetet prodhuese.
 
Top