Titullin le ta zgjedhin lexuesit

Al-Punk

Still here


Ne ambjentet e gazetarise online ka kohe qe diskutohet mbi nje teme: titujt e artikujve duhet te jene “gazetaresk” apo me shume “SEO-friendly”? Ne redaksine e Huffington Post, per shembull, ka disa muaj qe eksperimentojne me tekniken e ashtuquajtur A/B Testing: artikullit i vendosen dy tituj ndersa disa prej lexuesve shikojne vetem njerin prej tyre; te tjeret titullin tjeter. Pas nje fare periudhe kohore, titulli qe ka ka terhequr me shume klikime zgjidhet si ai perfundimtar qe do te shohin te gjithe lexuesit qe vizitojne faqen.
Nese edhe ju keni deshire te kryeni eksperimente te tilla dhe nese keni nje blog te bazuar ne platformen WordPress, mund ta beni fare thjeshte fale nje plugin-i te ndertuar enkas e qe quhet Headline Split Tester. Sigurisht, per te funksionuar sa me mire ky plugin ka nevoje qe blogu ne fjale te kete nje numer te konsiderueshem vizitash.
Per te mos e zgjatur me tej, kur ju vijne nder mend dy tituj te bukur dhe nuk dini cilin prej tyre te zgjidhni, jepini fjalen lexuesve tuaj. Mund te jete nje “loje” e kendshme qe stimulon krijueshmerine! Sa per titujt SEO-friendly, personalisht nuk e vras shume mendjen: Google te mos ma marre per keq!

Artikuj te ngjashem:
  1. Kur nje blogger (shqiptar) informon me shume se gazetat (shqiptare)
RpMco2_Kl2M


Artikulli i plote...
 
Top