Tirana e madhe - mundesi biznesi te reja?
Nis diskutimi i planit për Tiranën e Madhe
www.shekulli.com.al
a.r.
Fillojnë diskutimet për hartimin e studimit rajonal për të ardhmen e hapërsirës Tiranë-Durrës. Komisioni shtetëror i ngritur për këtë çështje u mbodh dje nën drejtimin e zv/kryeministrit Namik Dokle, mori në shqyrtim rregulloren e funksionimit të komisionit dhe të njësisë së koordinimit të projektit, si dhe vendimin për fazat paraprake të zhvillimit të tij. “Rajoni Tiranë-Durrës karakterizohet nga një numër i madh e kompleks avantazhesh e problemesh që janë të lidhura me demografinë dhe situatën shoqërore, strukturën ekonomike dhe përdorimin e tokës, infrastrukturën komunale teknike për sigurimin e shërbimeve të popullsisë, infrastrukturën sociale, mjedisin dhe zhvillimin rural, ndaj kërkon angazhimin dhe përgjegjësinë institucionale të të gjithë faktorëve në realizimin e këtij projekti të madh”, -tha Dokle. Studimi rajonal i hapësirës Tiranë-Durrës është realizuar pas një pune dyvjeçare nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Urbanistikës, duke pasur si synim kryesor studimin e gjendjes ekzistuese, të përcaktojë tendencat aktuale të zhvillimit të rajonit në fjalë, si dhe të propozojë një politikë territoriale në këtë hapësirë. Konceptimi i zhvillimit të rajonit është trajtuar në formën e një drafti dhe është një ndër projektet e tjera që janë duke u zbatuar në hapësirën Tiranë Durrës, ku vlen të përmendet plani strategjik për Tiranën e Madhe, Plani Rregullues i qytetit të Kamzës, Plani Rregullues i qytetit të Vorës. Këshilli i Ministrave ka vendosur dy vjet më parë shpalljen “Projekt Kombëtar” të studimit rajonal të zhvillimit të hapësirës Tiranë-Durrës dhe ngritjen e komisionit shtetëror, i cili do të ndjekë realizimin e këtij projekti.
21/02/2004
KATEGORIA: Politikë
Mendoni se do te rivleresohen terrenet ne zonen Tirane Durres?