Ti imja dëshirë

Albforumi

Primus registratum
Ti imja dëshirë

poezi nga Alma Papamihali

2.jpg

Oh ti, ti imja dëshirë,
anije përmbytur në det humnere
pa lëshuar ende rrënjë nën tokë…
Udhën e sipërfaqes munde të prekësh
dhe të uriturës hënë t´i ngjitesh,
duke u mbajtur të miave flokë…

Oh ti, ti imja dëshirë,
ndriçuar jo si dëshirë e kujtdo
që kur humbet, të zotnë me vete merr!
Pse qënke kaq ndryshe
saqë dhe heshtjen në vullkan pagëzon
dhe oaz dashurie, lindke në terr…

Oh ti, ti imja dëshirë,
me erë vjeshte parfumosur
dhe shijen e së fundit kafshatë…
Këputmë sa herë t´i friksohesh tharjes,
e nën ujitje, gjelbër-ndezur shndërromë
dhe nëse mund të ketë lindur natë…

Filed under: Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: alma papamihali, poezi, poezi dashurie, shqip
4834
4834
4834
4834
4834
4834
4834
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4834

Top