Thyeje errësiren!

TDSH

Primus registratum
Thyeje errësiren!

Mos e vra derrin fare, merr fryme thelle dhe ec perpara, mali cahet ne dysh edhe me nje te rame!

Nuk kam dashur asnjehere te te manipuloj apo te te mbaj peng me te kaluaren. Per mua ke qene ajo strofkulla ne te cilen rrinja sa here donja te zhdukesha nga dite per dita. Strofkull, adresen e se ciles nuk ma dinte njeri, asnje nuk me shihte tek hynja dhe dilnja. Fola, degjova, morra dhe dhashe dhe kjo nuk me solli per asnje moment stres apo dhimbje. Jam e qete se nuk te kam premtuar dhe sme ke premtuar gje, me mire se sa kaq nuk ka ku vete perralleza jone. Nuk ka gje me te keqe se kur te mban peng nje fjale apo nje kujtim, besome...!

Fjali pa lidhje,tekst plot pika, mendime per gjysem!

Kur djelli merr vrapin e shpejte dhe arratiset nga une, zhduket permes nje qielli e nje deti qe jane bashkuar sebashku nen nuancat e nje perendimi te kuq, une asnjehere nuk merzitem sepse ne fund te fundit ai po shpejton drejt teje!

Ngrohu dhe ti pakez nga dielli im...!
 

Danae

Primus registratum
Re: Thyeje errësiren!

/pf/images/graemlins/frown.gif perralleze jone,dhelperushet,nuk me mungon asgje tjeter vetem fakti se gjithcka u prish edhe ajo qe ish e shtrenjte me te vertete dicka nga me te vyerat dhe me te pastrat qe kam patur ndonjehere.
 

Guest
Re: Thyeje errësiren!

Jam shume dakort me ate qe duhet te ecesh perpara no matter what me cdo kush duhet sepse po qendrove ne nje vend dikush do te te shtype dhe ajo esh gjeja me e tmerrshme :rolleyes: :thumbsup:
 

TDSH

Primus registratum
Re: Thyeje errësiren!

...Mik i dashur shen valentini nuk eshte vetem per te dashuruar, me duket se shen valentini eshte me shume per jo te dashuruarit. Ju troket gjithmone ne porte mengjesin e ndonje 14 shkurti te ftohte dhe ju rikujon gjithnje se edhe kete mengjes u gjenden vetem teksa agimi i mengjesit perballej me zhurmat e nje qyteti te larget...Ndoshta ky mendim i thjeshte sjell shqetesim, ndoshta per disa te tjere sjell deshiren per te dale ne rruge ti buzeqeshin dikujt, ta pyesin per emrin, ti dhurojne nje lule, e me pas ta pyesin per nje kafe...ROBO i ke parasysh ato filmat kur njeri me njonen takohen ne tren, ose ne ndonje metro dhe pastaj fillojne flasin per ndonje roman te ndonje ndonje shkrimtari rus me nje shpirt poetik qe ka mbijetuar rudhat e viteve...ohhhh sa do e donja nje dashuri te tille...Sa e cuditshme eshte...shpesh e gjej veten duke te te shkrojtur per dashuri qe me mungojne, dashuri qe kurre me pare si kam pare me sy dhe kurre sme kane puthur ne balle, dashuri enderrueshe me kembet ne hava dhe asnjehere mbi dhe, dhe une perseri vazhdoj i kerko thuajse shija e tyre te me kete munguar per nje kohe te gjate...Ne fakt ajo cfare dua eshte nje dicka jashte kesaj bote, ajo cfare dua eshte nje fantazi e cfrenuar nen qiej te perlotur, nje dashuri me nota muziore qe plotesojn mozaike te tere emocionesh, nje dashuri e humbur permes rrugeve te tiranes (sa te embla behen ato te shkreta dashuri ne tirane...ose mbase keshtu me duken mua qe cdo gje e zhgarravis me penelat dhe ngjyrat e nostalgjise)ajo cfare dua eshte ajo qe ndoshta kurre sdo kem...mbase me mire te gezoj ate cfare me mbetet!
 

gjekec

Primus registratum
Re: Thyeje errësiren!

Tashi po e kuptoj Xhulianen me ato qe shkruante per ate burrin 98 vjec apo whatever. Genci per Bajram, kishte dhe ditlindjen sh...., me tha se jeta fillon kur behesh 25 :eek: /pf/images/graemlins/smile.gif :cool: . Maybe who knows /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kanarina

Primus registratum
Re: Thyeje errësiren!

Eshte e thelle erresira, por me shume ajo ne vetvete.Jetojme ne nje bote meskine dhe ecim rruges sone duke mos menduar deri diku dhe deri njehere, qe nuk te nget kush.Deri ne ate moment ke qene lumturisht dhe ndoshta hipokrizisht e shtytur prej "fatit" tend.E vjen nje moment cytes, ndoshta edhe ky nje dite paraprakisht i percaktuar per te ndodhur, ndalesh dhe perpiqesh te kuptosh se ke qene, ke menduar se ke qene, ne rrugen tende, ne ate qe te perkiste si pjese e rruges tende te destinuar.Ne mes te ketij kryqezimi rrugesh, te duhet te zgjedhesh mes erresires dhe erresires, se nuk ka diskutim qe nuk ka shenja udherrefyese.Atehere te duhet te qellosh ne shenje, por si.
Me shpresen e vaket qe do ndryshosh mrekullisht dicka, qe nuk e kishe kuptuar qe po te merrte shpirtin, por qe duhet ta ndryshosh.
Te duhet nje tabele shenjimesh, nuk e ke.A s'eshte kjo nje rastesi e keqe e "fatit".Ata qe zgjedhin rrugen e drejte, mos kane pare diku nje drite, nese e kane pasur ka qene e brendshme apo e jashtme?Nuk e di, une drita nuk shoh, aq me pak hije.Nuk shoh me as hene, as diell.Dita eshte bere njesh me naten, ditet s'kane me ndryshim.Te erreta..Apo jam nje femije dyzet ditesh qe nuk dallon dot ngjyrat.Nuk duhet te rilindja, nuk ishte domosdoshmerisht e nevojshme.Atehere perse me nxorre nga erresira ime, PERSE.
Une isha e lumtur tani jam e ndrojtur, ndjehesha plot me zbrazetine tim, tani ndjehem bosh nga plotesine tende.Eshte nje qurravitje e patolerueshme, por po perpiqem me kot te zbrazem ne erresiren e mendjes time, qe nuk gjen dot prehje...
Si ta thyej kete mit mizor erresire?

Mos po kerkoj shume?!
 

abs

nuk e di...
Re: Thyeje errësiren!

besoj se ajo thyhet sapo te piqet ne ciklin e saj...
brenda teje...
...po te mos ishte erresira, s' do ta shijoja driten.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Dhome Bosh.jpg
Futesh ne ate dhome te vetme qe tani eshte bosh....nje here e nje kohe gumezhonte nga njerez qe bisedonin njeri me tjetrin! Aktualisht nje pjese e tyre nuk jane me kurse pjesa tjerer jane bere pjese e nje populli qe endet botes ne kerkim te nje identiteti. Nje oxhak qe ka kohe qe nuk ka pare zjarrin, nuk e ka ndjere nxehtesine, nuk eshte nxire me nga tymi...nje cengel ne mes te oxhakut ku ka kohe qe nuk eshte varur nje kusi per te ngrohur uje, dyshemeje ku vende vende eshte gropa gropa sepse nuk eshte rregulluar me...nje here e nje kohe, vend ku shtroheshin hastrat (tip tapeti i bere me kashte) dhe femijet luanin siper...nje karrike ku ulej me i moshuari i shtepise qe drejtonte biseden dhe njekohesisht veshtronte femijet...ato momente ishin gezimi i tij...momente kur shtepia mbushej plot dhe vetmia nuk ndihej me! Prane karrikes shume stola ku uleshin burra qe ngroheshin prane oxhakut nderkohe qe bisedonin dhe gjithashtu nje krevat druri me nje dyshek te mbushur me kashte...
Cdo gje ka ngelur sic ishte vetem se tani dhomen e mbulon nje erresire...deri diku eshte e zeza e tymit te oxhakut qe ndonjehere nuk dilte jashte por perziej me tymin e cibukut dhe duhanit te te tjereve...por ajo qe e ka mbytur me teper eshte erresira e vetmise. E vetmja drite qe futet eshte ajo e deres qe hapa per tu futur ne ate dhome!
Nuk besoj se do te kthehen me, nuk besoj se kthehem me! Secili ka marre nje drejtim, jemi nje popull qe jemi endur detrave prej kohesh...

Ndoshta ka ardhur koha qe kjo dhome te dale nga erresira...kerkon nje tjeter dritare ku brenda te futet drita, kerkon nje te lyer me nje boje te bardhe dhe disa rregullime dhe shume shpejt do te kthehen...dua te besoj se do te kthehen!
 
Top