Al-Punk
Still here
Thirrje per proteste paqesore New York
Me datën 30 Shtator, 2005, nga ora 11:00 deri në 14:00, Rinia Shqiptare në Botë me qendër në New York do të marshojë para selisë së OKB-së në "Daghammarskjold Plaza", avenuja e pare, dhe rruga 47, ne New York, (First ave. /47st.), me moton:
“T’i njihet popullit të Kosovës e drejta ndërkombëtare për vetëvendosje”
Qëllimi i kësaj proteste paqësore është që të kërkohet nga OKB-ja, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimi i bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës dhe t’i njihet popullit të Kosovës e drejta që të deklarohet për të ardhmen e vet në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje.
Rinia Shqiptare në Botë i lut të gjithë Shqiptarët që të bashkohen pa dallim krahine në kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës!
Në këto momente kur po shqyrtohet fillimi i bisedimeve për ardhmërinë e Kosovës, ne do të kërkojmë nga faktori ndërkombëtar që të merret parasysh vullneti i popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur.
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!
Për kontakte të mëtejshme mund te kontaktoni në adresën elektronike tek:
riniashqiptareny@yahoo.com
celular – 646-431-1332