Thertorja 5 i Kurt Vonnegut Jr

Albforumi

Primus registratum
Thertorja 5 i Kurt Vonnegut Jr

thertorja-pese-m.gif

Librat vërtet të mëdhenj kanë një gjë të përbashkët : e rregjistrojnë ndodhinë dhe e ruajnë mes tyre. Mund ta rihapësh edhe mbas shumë shekujsh e ngjarja do ndodhi sikur koha s’ka kaluar.

Thertorja 5 është një libër i tillë!

Dresden është një qytet në Gjermani, sot përmban rreth gjysëm milion banorë. Është qyteti i parë i rrafshuar komplet nga aleatët gjatë luftës së dyte botërore.

Nuk kishte ndonjë gjë të madhe në Dresden, as nazist as ushtri as SS. Kishte 1) industri armësh por kjo nuk u bombardua dhe 2) trena plot me njerëz. Aleatët mendonin se ishin ushtarë që niseshin drejt Rusisë por në fakt ishin civile që vinin në Dresden për tu shpëtuar bombardimeve duke qënë se ishte qyteti me i sigurt gjerman.

Arsyet e masakrës humbasin në histori e në telegrame të padeshifrueshëm mes komandantëve apo udhëheqësve politik.  Disa nga arsyet për bombardimin mund të jenë të fakti që Anglia e Sh.B.A-ja donin ti tregonin Rusisë fuqinë ushtarake, apo thjesht dëshironin të kalonin në një bombardim me agresiv, (teknikisht quhet “bombardim terrorist”), duke rrafshuar gjithçka, qofshin edhe godina civilesh. Historia flet për 18.000 deri 25000 të vdekur. Kurt Vonnegut flet për 135 mijë, kancellieri gjerman  Konrad Adenaur në 1955 flet për 250 mijë viktima.

Vonnegut ndodhej aty gjatë bombardimit, i kapur rob si ushtar amerikan. Kur mbaron lufta kthehet në shtëpi, ka parë ferrin e ka një histori që dëshiron të shkruajë. Përpiqet për rreth 20 vjet, e shkruan dhe e rishkruan por nuk ja mbush mendjen. Libri që shkruan është heroik, tregon për përpjekjen e amerikanëve të mirë për të çliruar Gjermaninë e keqe, një libër model. Por nuk i pëlqen.

Vonnegut tregon se fillon të ri-shikojë miqtë e vjetër për të gjetur kujtesa apo përshtypje që ta ndihmojnë të rishkruajë librin. Gruaja e njërit prej tyre i thotë Smund të shkruash heroikisht, ju ishit një kryqëzatë fëmijësh! ( gjatë bombardimit Vonnegut vetë ishte 20 vjeç )   Është shkëndija që i mungonte, kthehet në shtëpi edhe fillon ta rishkruajë, e mbaron për pak kohë.

Libri tregon aventurat e Billy Pilgrim, një amerikan i çuditshëm i cili shpëton gjallë nga bombardimi e endet në qytetin rrënojë. Veçantia e tij është edhe fakti që udhëton në kohë. Si në shume libra të tjerë të V. shkon drejt e në planetin Tralfamadore. Këtu koha ndalet duke ecur : ajo që ndodh ndodh gjithmonë në të njëjtin moment, e kështu edhe ajo që ka ndodhur edhe ajo që do ndodhi, gjithçka është në të njëjtën kohë e kaluar, e tanishme dhe e ardhshme. Këtu Pilgrim përfundon edhe në kopsht zoologjik si përfaqësues i racës njerëzore. Është një roman i maskuar si fantashkencor, sepse, në fund të fundit, ( sipas shkrimtarit )  lufta absurde mund të shpjegohet vetëm në mënyra të tjera po aq absurde. Ajo që Vonnegut bën më mirë se kushdo tjetër është kjo : të afron te absurdja në mënyrë të ëmbël, ofron një mënyrë leximi të ndodhive sa të vërtetë aq edhe imagjinar, e kështu vë në pah pjesën më absurde të luftës, por këtë e kupton vetëm mbasi je zhytur thellë.

Sepse, nëse shikon atë që kanë parë këta njerëz, si mund ta shkruash? Do ishte e lehtë ta fotografoje, nëse doni është po aq e thjeshtë tua tregosh nipërve, por ta hedhesh në letër është tjetër gjë. Vonnegut vë distancë midis vetes e të kaluarës së tij, midis vetes e lexuesit, midis lexuesit edhe masakrimit, midis kujtesës edhe fakteve.

Pastaj e thyen këtë distance. E bën duke përdorur të gjitha armët që ka në dispozicion : Vonnegut ironik, V. sarkastik, V. njeri, V.kujtim, V. rob lufte. V. arrin të jetë të gjitha këto gjëra në të njëjtin moment, ai mund tja dali mbarë.

Thotë në një pike, një nga ato fjali që të zhyten në kockë si hekur i ftohte e që sharron kurrë më: Mbas një masakre gjithçka duhet të heshti, e në fakt gjithçka hesht, përveç zogjve. E çfarë thonë zogjtë? Gjithçka që mund të thuhet mbas një masakre, gjëra si puu-tii-uiit?

Është e mjaftueshme kaq për të bërë që ta lexoni? Them se jo sepse ka disa gjëra që, për fat të mirë, nuk mund të shpjegohen, thjesht ndihen. Thertorja 5 është një nga këto. Libri ndoshta më pacifist i shkruar ndonjëherë, ashtu si Farewell to arms.

Mund të shkruhet ama ( kryesisht duke i falenderuar ) për kurajën e admirueshme të shtëpisë botuese Pika pa sipërfaqe që ka përkthyer këtë kryevepër* .

Titulli : Thertorja Pesë
Autori : Kurt Vonnegut
Përktheu : Ataol Kaso
Shtëpia botuese : Pika pa sipërfaqe, Dhjetor 2009
f. 278
Çmimi : 700 lek
ISBN: 9789995682101
Librari :  epër7shme, Adrion, Albania

* smendoni edhe ju që kohët e fundit abuzojmë shumë me këtë fjalë?  Unë ama besoj se në gjithë jetën time e kam përdorur jo me shumë se 4-5 herë kështu që…

Archiviato in:Ata që na kanë shpëtuar jetën, Letërsi Tagged: darien levani, Kurt Vonnegut Jr, pika pa siperfaqe, recension librash, Thertorja 5, tirana calling
3813
3813
3813
3813
3813
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3813

Top