The dreams

albanian_girl

Primus registratum
The dreams

Une vdes per grupin shqiptar "the Dreams",ato kendojne shume bukur.Dhe ai Florian Mumajesi is soooooooooooooooooooooooooooooooooo hot.
I would give him a lot of money just to go out with him!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! :wub: :wub:
 

erisa

Primus registratum
Re: The dreams

ej wooooow ala si paske tregu ktyre ti qe ti takove ate AJ wannabee(se sja makam men emrin)pse si thu qee ke pas dhe ne gjimnaz ..
Mos m'bo me fol mo ...se ti vete me telefonove si i cmendur tu e lavdru ate a thu se ishte nai gjoja modhe.

ups mos bona nai faj qe e thashe ...kushedi cdo m'punosh ti mu tashi
 

kissemissan

Primus registratum
Re: The dreams

Ej waaaaaaaw edhe un te pashe ne Tirane ty dhe ate te the dreams te dy si ylla jeni ej Lene erisen se ska pun tjeter ajo po hajde presantohu me mu se bashke i kemi punet.

Ej po paske qen dreq ti nga ste kam kerkuar sot gjithandej po sgjindesh ti me asi ven.

se dola nga Tema un preferoj Ermalin eshte shume i mire edhe zerin e ka pik fare.

Mos u merzit ti waaaaaaw se ti je i pari.
te puth fort hej dååååååååååååå /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

woooooow

Primus registratum
Re: The dreams

ej wooooow ala si paske tregu ktyre ti qe ti takove ate AJ wannabee(se sja makam men emrin)pse si thu qee ke pas dhe ne gjimnaz ..
Mos m'bo me fol mo ...se ti vete me telefonove si i cmendur tu e lavdru ate a thu se ishte nai gjoja modhe.
ups mos bona nai faj qe e thashe ...kushedi cdo m'punosh ti mu tashi
o erisa jo mi goc ste kam telefonu gjo ty une...mu me mahet men si tashi qe telefonova Britney Spearsin dhe i thash kshu kshu....eshof qe qeke fans e madhe e asaj perderisa te duket vetja si ajo... shi shi dhe ups ja bo ne fund si konga asaj ups I did it again /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Po ti mi Abba ta mar vesh une iher ca je mashkull apo femer se kan dal ne mod ca gjona tashi prandaj te pyta (kujdes goce) /pf/images/graemlins/laugh.gif :tipsy: :shrug:
 

Anana

Primus registratum
Re: The dreams

Une kam qene ne Greqi me The Dreams te Festivali Rinor Ballkanik. Kendun nji kenge shume te lezecme

C'u mbush mali plot me rrush plot me rrush
Thote neneja jane krushq jane krushq
etj etj qe s'i di

Qe kenge shume ritmike dhe qe te gjitheve u pelqeu. E vetmja kenge qe i vinte per afer nga tipi qe ajo e Serbeve. Dhe ata mire kendonin qenat.

The Dreams kishin bere koreografi si BackStreet Boys dhe ai Ermali se si rrotullohej neper dysheme, lane ment robt.
 

kissemissan

Primus registratum
Re: The dreams

pse nuk bejen turne edhe knej nga pjesa tjeter e europes ata se ka plot qe i pelqejne edhe knej, sidomos Ermalin qe eshte shume i lezetshem.

Ej woooooow jam femer un zemra nuk duket nga nicku e?? po ti je si i dyshimte,

i poshter je............. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

woooooow

Primus registratum
Re: The dreams

Ej woooooow jam femer un zemra nuk duket nga nicku e?? po ti je si i dyshimte,

i poshter je.............
o goce ca flet mi se edhe une femer jam...po ti femer femer je apo femer me noi shtes tjeter... :confused:
edhe pastaj abba shkru gjo "mashkull" te nicku im??halle halle kjo dynjo...ca nuk te nigjojn veshet :shrug: :shrug:
 

Anana

Primus registratum
Re: The dreams

Fillimisht postuar nga Abba:
[qb] pse nuk bejen turne edhe knej nga pjesa tjeter e europes ata se ka plot qe i pelqejne edhe knej, sidomos Ermalin qe eshte shume i lezetshem.

Ej woooooow jam femer un zemra nuk duket nga nicku e?? po ti je si i dyshimte,

i poshter je............. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Sepse s'i ka sponsorizuar njeri qe te vijen aty (s'e di une ku je ti po me larg se Greqia ma merr mendja). E kur s'kane as ftesa as sponsor, zor me i nxjerre vizat.
 

Guest
Re: The dreams

e ca pastaj :rolleyes:
une i kam shuem qef the dreams sidomos kengen e pare qe kane bere ma kan heq trunin kur ma kane kenduar balle per balle /pf/images/graemlins/laugh.gif jo ato jo njoni /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

kelsie

Primus registratum
Re: The dreams

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: albanian_girl</div><div class="ubbcode-body">Ai FLORI,eshte biosexual. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/mad.gif </div></div>


who said that??

haters???

nah lol

he's not...



p.s the dreamsat prape se bashku tashme...i luvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv them........floeinnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn iherrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
 

Mea

Primus registratum
Re: The dreams

The Dreams u kthyen!



Jo me Ermal Mamaqin por me lider të grupit Flor Mumajesin. Ashtu siç kishin qenë që në fillimet e tyre. E kur u ndanë për ca arsye që ata i rrëfejnë sot për herë të parë. Sepse tani nuk ka më të fshehta. Flori, Soni dhe Eriosti zbulojnë pse janë u bënë përsëri bashkë



Që Flori Mumajesin ta shohësh shpesh herë të ngjisë e të zbresë shkallët që të çojnë në studion e tij në ambientet e Nrg Radio, kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Sepse ai kalon atje pjesën më të madhe të ditës. E ndonjëherë edhe të natës. Këtë e dinë të gjithë. Që të shohësh teksa edhe Soni hyn e del shpesh aty, as kjo nuk përbën habi. Bashkëpunimi i tij me Florin dhe radion Nrg është i hershëm. Ndërsa të shohësh edhe Eriostin që së fundmi bën të njëjtën gjë, kjo po, të bën të dyshosh. Çne tre djemtë e ish-grupit The Dreams, të ndarë prej kaq shumë vitesh, të shihen kaq dendur së bashku? Mos vallë…? Nëfakt po. Është e vërtetë. The Dreams u ribashkuan! Pas shtatë vjetësh të ndarë...

Atëherë ishte data 31 dhjetor e vitit 2001, ora dymbëdhjetë e pak minuta.Ishin të ftuar në koncertin eVitit të Ri në sheshin paraTeatrit të Operës dhe Baletit.Menjëherë sapo shijuanedhe të fundit duartrokitje dhe lanë skenën, Flori, Soni dhe Eriosti do të vendosnin pikërisht në atë moment që të ndaheshin. Ajo ishte hera e fundit që The Dreams kënduan së bashku. Kishte ardhur koha që të vinin në jetë atë plan që prej kohësh e bluanin në mendje. E kishin ditur që kjo nuk do të zgjaste përgjithmonë. Dhe ja momenti për t’i dhënë fund kishte ardhur. Tani që kanë kaluar shumë kohë, ata për herë të parë tregojnë se nuk ka qenë aspak e lehtë, se sa shumë e kanë ndjerë ndarjen e sa të vështirë e kishin që të zhbënin një cast të vetëm ëndrrën e tyre. E dinin edhe që nuk do të mund të rezistonin gjatë. Ndaj edhe që nga ajo ditë e deri shumë kohë më pas, të tre djemtë do të gjenin shumë herë rastin për të thënë se kjo ishte një ndarje e përkohshme. Se do të vinte dita kur ata të tre të ishin sërish bashkë. Por se kur do të ndodhte kjo, as njëri e as tjetri nuk dinin ta thoshin. As ata vetë nuk kishin më të voglën ide se kur mund të bashkoheshin sërish si më parë. Në atë kohë dinin vetëm kaq: që ndarja ishte e pashmangshme. Arsyet? “Sepse unë kisha një tjetër vizion, kisha menduar një tjetër rrugë. Doja të ndiqja ëndrrën time”, rrëfen Flori shkaqet që e çuan të largohej nga The Dreams. E ndërsa ai menjëherë pas kësaj do të fillonte një karrierë të tijën, që shumë shpejt do të dëshmonte se vendimi që mori në atë kohë për të mos qenë më pjesë e grupit nuk kishte qenë aspak një kapriço, aspak mendjemadhësi, siç shumëkush nxitoi të hamendësonte, dy djemtë e tjerë do të vazhdonin ta mbanin edhe për pak kohë grupin. Vendin e Flori Mumajesit asokohe do ta zinte Ermal Mamaqi dhe grupi edhe pse me një frymë tjetër do të vazhdontesërish të prodhonte hite. Derisa pas një farë kohë nuk do të shiheshin më në skenë bashkë.

Ndërkohë, menjëherë pasi u nda nga grupi, Flori vijoji një karrierë prej solisti,duke krijuar këngë përveten e të tjerët, Soni dukevazhduar bashkëpuniminme Nrg Radio e Eroistime të tjera bashkëpunimemuzikore. Ama kjo nuk dotë thoshte aspak se miqësiame njëri-tjetrin kishte marrëfund njëherë e mirë. Ata nukishin më pjesë e një grupi,por vazhdonin të ishin miqtë mirë. E jo vetëm kaq.Vazhdonin edhe të bashkëpunoninme njërit tjetrinpër projektet muzikore personale.Pikërisht i tillë ishteedhe ky i fundit që do tëshënonte kthesën e madhe.Flori ishte duke kompozuarnjë këngë për Eriostin. “Derinë atë çast Flori më kishtedhënë shumë ide dhe variante.Të gjitha më pëlqenin,por për asnjërën nuk isha ebindur. Kërkoja diçka tjetërdhe nuk po arrija të vendosja,deri në momentin kurFlori vuri duart mbi tastierëdhe krijoi atë muzikë që tëdy do të na trondiste dheaty do të merrte fillin njëkëngë për nënën”, tregon Eriosti. Por ndërsa të dypunonin, e ndërsa këngësdo t’i shtohej edhe zëri iFlorit, të dy kishin filluar tandjenin se The Dreams sapokish filluar të rikrijohej, seajo kënga ishte 100 për qindThe Dreams. Pas një telefonate,në studio do të mbërrintemenjëherë Soni dhe…kaq ishte: The Dreams-at ubashkuan sërish. Por nëse i pyet të përgjigjen që të tre njëzëri se e gjitha kjo ishte thjesht një rastësi. Ata kthimin e kishin menduar herë pas here. Por vetëm kaq. Nuk kishin bërë asnjë plan. Nuk kishin menduar asnjë kohë e as nuk kishin shënuar ndonjë takim për të folur rreth kësaj. “Ndodhi sepse The Dreams për ne është një dashuri e madhe që vështirë se do të rezistonte gjatë pa shpërthyer”, thotë Soni.
Kanë kaluar shtatë vjet. Që nga dita kur u ndanë e deri shumë kohë më vonë, me gjithë ndarjen e grupit, të tre djemtë u identifikuan gjatë si Flori i The Dreams, Soni i The Drams, Eriosti i The Dreams. E pikërisht kur kjo lidhje kishte filluar pak e nga pak të mos bëhej më, kur që të tre kishin filluar të thërriteshin Flori Mumajesi, Soni NRG dhe thjesht Eriost, ja ku vjen përmbysja që i vendos sërish të tre nën logon e grupit që çmendi të rinjtë. Sepse tani gjithçka është vendosur: ata janë sërish bashkë. Veçse me shumë ndryshime nga koha e shkuar. Tani janë më të rritur, por edhe më të pjekur profesionalisht, kanë më shumë eksperiencë sesa atëherë kur ishin thjesht tre çunakë të talentuar që krijuan hite njëri pas tjetrit e që dëshmuan se nuk kjo nuk ishte aspak një lojë që bëhej për t’u dukur. Ata e kishin seriozisht. Aq seriozisht sa nuk do ta linin me aq, thjesht me një këngë të bukur që inçizohej sa në një kasetë në tjetër. Sepse nuk do të vononin të pushtonin festivalet seriozë e do të ktheheshin në grupin më të preferuar. Edhe pse pastaj do të ndaheshin. Tani ata janë në gjendje të marrin edhe vendime të rëndësishme për karrierën e tyre. E një ndër ta është edhe ky: të rikthehen sërish bashkë.

Sërish 31 dhjetor

Ka pak ditë që janë kthyer nga Maqedonia, ku kanë xhiruar videoklipin e këngës “Dedikuar nënës”, që mban firmën e The Dreams, me tekst të Getoar Selimit. kjo është kënga e parë që ata kanë realizuar të tre bashkë pas kaq kohësh. Gjithçka është bërë me shpejtësinë e erës. Shpejt e shpejt udhëtimi (që sigurisht u ka kthyer edhe njëhere në çmenduritë e dikurshme e batutat në punë e sipër), shpejt e shpejt xhirimet, shpejt e shpejt kthimi. Klipi është realizuar brenda një studioje të ftohtë, ndërsa jashtë bora kishte shtruar. Por nuk kishte kohë për t’u kujdesur për ngrohjen e për kushtet. Klipi duhej mbaruar sa më shpejt. Po pse? Ata përgjigjen me një frymë: “Që të transmetohet më 31 dhjetor. Ditën kur plot shtatë vjet më parë ne vendosëm të ndaheshim”. Ndaj edhe gjithçka nisi e përfundoi brenda një jave. Dhe më 31 dhjetor, kur ky vit të jetë duke perënduar, ata do të jenë sërish një ndër grupet më të preferuar në Shqipëri. Veçse nuk e dinë se ç’do të bëhet më tej. Nuk e dinë nëse do të ndahen sërish. Ende nuk kanë menduar për ndonjë këngë tjetër. A nëse do të kenë një album nuk dinë të të thonë. Për momentin janë duke pritur me qetësi këngën e parë. Të tjerat ia kanë lënë kohës. Ama një gjë e dinë me siguri: The Dreams u kthyen.

IMG_6151.jpg
 
Top