Thaçizmi

Thaçizmi

Visar Ymeri

Zëri i Thaçit

Hashim Thaçit nuk po i ecin punët mirë. Kjo është vetvetiu lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Strategjinë për privatizimin e PTK-së nuk e kaloi dot në Kuvend, përkundër ndërhyrjeve të shpeshta dhe të sforcuara autoritare në punën e deputetëve. Tentimi për puç nuk eci dhe strategjia pas miratimit u kërkua që të kthehet prapë në Kuvend. Thuajse të gjithë qytetarët e Kosovës në thuajse të gjitha pozitat shoqërore u ngritën kundër privatizimit të PTK-së. Natyrisht, jo të gjithë kundërshtarët janë kundër privatizimit të PTK-së dhe jo të gjithë i kanë motivet e pastra në këtë kundërshtim. P.sh. shumica dërrmuese e partive politike të përfaqësuara në parlament nuk janë kundër privatizimit të PTK-së, por vetëm e kërkojnë shtyrjen e tij. Gjithsesi, këto parti politike në programin e tyre politik, por as në praktikën e tyre të deritashme politike, nuk dallojnë fare nga Hashim Thaçi. Ata kanë nuancime në disa prej metodave që përdorin, por jo në parimet në të cilat besojnë. Këtë gjë qytetarët e Kosovës duhet ta kenë parasysh sa herë që i dëgjojnë këta politikanë të flasin.

Por ti kthehemi yllit mediatik të javës, Hashim Thaçit. Ai javën e kaloi duke kërcyer nga skandali publik në tjetrin. Të enjten të gjithë e pamë se si përpëlitej në Kuvend për ta heshtur diskutimin dhe shtyrë me forcë strategjinë e tij. Shihej qartë që këtë herë urdhrat kishin qenë shumë të rrepta dhe se nuk guxonte të dilte jashtë sallës pa strategji të miratuar. Zëri që kumbonte vazhdimisht në mendjen e tij (zë ky që assesi nuk mund të jetë i ndërgjegjes) kishte qenë i zemëruar shumë më të, dhe e kishte kërkuar me ngulm strategjinë të miratuar. I njëjti zë të nesërmen i tha që e kishte tepruar. Vërtetë Zëri e do strategjinë të miratuar, mirëpo jo duke përdorur metoda publikisht shpërfillëse ndaj formës së demokracisë të cilën e kanë instaluar në Kosovë. Edhe Zëri ishte atë ditë në Kuvend, por ai nuk dilte në foltore sikur Thaçi për të kërcënuar e shantazhuar. Ai këto i bënte përmes Thaçit. Por ja që Thaçi atë ditë i mori për zemër sinjalet e Zërit. Më shumë sesa që Zëri kishte menduar. Dhe pikërisht ky mbi identifikim me parimet ideologjike të Zërit, ia shpërfaqi publikut atë që Zëri nuk donte të shihej. Atë që e pamë të enjten në Kuvend.

Thaçizmi si ideologji

Por të njëjtën gjë, pa elementet dramatike të para në Kuvend, e pamë edhe në RTK, në emisionin Debat të moderuar nga Ridvan Berisha, ku Hashim Thaçi ishte vendosur përballë tre personave, gazetarë e analistë (sido që të duash), dhe u përgjigjej pyetjeve të tyre (të cilat ndoshta edhe nuk janë të tyre). Në këtë emision Hashim Thaçi e kishte hapësirën të na tregonte më gjerësisht (mbi dy orë debat) se çka nënkupton ai kur i quan kundërshtarët e privatizimit të PTK-së mbeturina të një mendësie të kaluar. Me mendësi të së kaluarës ai nënkuptonte komunizmin. E tha disa herë në emision se kërkesat e qytetarëve të Kosovës për mbrojtje të ndërmarrjeve publike, pra për mbrojtje dhe avansim të publikes në përgjithësi, na qenka parim ideologjik i komunizmit. Ndërkohë që Thaçi, siç u deklarua disa herë gjatë emisionit, qenka ithtar i ideve të ekonomisë së lirë të tregut. Kjo nënkupton se Thaçi na qenka i vetmi ithtar i lirisë në Kosovë, kurse të gjithë të tjerët të cilët e duan publiken, qenkan kundër lirisë. Kjo tendencë e etiketimit masiv të të gjithë kundërshtarëve nuk është e re as në Kosovë e as në historinë botërore. Shpikja e të ligës së domosdoshme që e arsyeton pushtetin autoritar, dhe brutalitetin e ekzistencës së tij, është tipar i secilit pushtet të tillë. A nuk ishin të gjitha diktaturat e ndërtuara gjatë luftës së ftohtë, gjithandej nëpër botë, por veçanërisht në Amerikën Jugore, të ngritura me të njëjtin arsyetim se po e luftojnë komunizmit? Pikërisht ato ngrehina diktatoriale, së bashku me sponsorët e tyre, e cilësonin çdo kundërshtim ndaj pushtetit të tyre absolut dhe autoritar si virus komunist, i cili duhej luftuar për ta shëruar shoqërinë. Ashtu siç po bën Thaçi tash, duke i quajtur të gjithë kundërshtarët e privatizimit të PTK-së me një emër: komunistë. Çka dëshiron të arrijë Thaçi me këtë lloj ligjërimi? Pyetja në këtë përgjigje është më se e qartë. Në njërën anë Thaçi dëshiron ta shmang debatin, ashtu siç ka tentuar disa herë edhe në Kuvend, e veçanërisht të enjten e kaluar. Përmes etiketimit ai synon ta ngjyros ideologjikisht kundërshtimin në mënyrë që ta përdor të gatshëm sentimentin antikomunist që mund të gjendet në qytetarët e Kosovës por edhe globalisht. Përmes etiketimit Thaçi nuk ka nevojë ta argumentojë qëndrimin e tij, për shkak se nëse kundërshtimi është ideologjik, atëherë domosdo që pozicionimi kundër tij është e vërteta. Me këtë ai do ta ketë të lehtë ta shtyjë përpara agjendën neoliberale të privatizimit. Por edhe të fsheh ngjyrimin e vërtetë ideologjik të agjendës së tij. Duke i quajtur kundërshtarët komunistë, Thaçi po i shmanget problematizimit të pozicionit të tij ideologjik. E natyrisht që fuqia e agjendës së Thaçit, për Thaçin, nuk qëndron vetëm në parimet ideologjike të cilave ai mund tiu besojë, por (më tepër) në interesat financiare dhe politike që ai nxjerr nga ajo. Privatizimi i PTK-së i levërdis Thaçit dhe klikës së tij, përfshirë sponsorëve që po e mbajnë në pushtet. Në këtë proces privatizimi për çdo ditë po dalin informata të reja të një grupi të madh njerëzish e kompanish fiktive të cilat aktivisht po ia luftojnë interesin qytetarëve të Kosovës, duke e shndërruar atë në interes financiar për veten e tyre. Janë tepër shumë interesa e tepër shumë afera të përfshira në këtë proces. Prandaj reagimi i Thaçit është kaq i vendosur, me shpërthime të kohëpaskohshme të autoritarzmit plotësisht iracional.

Thaçizmi si injorancë

Por ky etiketim shpërfaq edhe diçka tjetër për Thaçin, diçka që ai vështirë se e pëlqen, por nuk mund ta kontrollojë. Është fjala për mungesën brengosëse të dijes që e ka ky njeri. Se Thaçi asnjëherë nuk e ka marrë mundin ta kuptojë kuptimin e vërtetë dhe përmbajtësor të termave që përdor. Për të termat komunist, socializëm, ultramajtizëm, ekonomi e tregut, liri etj., janë koncepte të thata, pa përmbajtje, dhe pa historik. Prandaj mund ti përdor aq lehtë, pa e çarë kokën fare për saktësinë e domosdoshme teeorike në përdorim të këtyre termave. Kjo mosdije kuptohet shumë lehtë kur e dëgjon Thaçin duke e përdor një koncept të tillë, dhe kur e arsyeton përdorimin e atij koncepti. E më së shumti kuptohet kur klasifikon diçka si komuniste, në kontekstin që ai zakonisht e përdor duke ia kundërvendosur atë lirisë së tregut, pra kapitalizmit si model politikoekonomik. Nisur nga ajo që thotë Thaçi, kapitalizmi na del të jetë vetëm një model ekonomik, ai neoliberal i cili, përkundër përpjekjes së madhe kurrë nuk arriti të zbatohet tërësisht dhe në tërë globin. Po ashtu, sipas Thaçit, modeli ekonomik kapitalist i bazuar në treg, nuk e duron në asnjë mënyrë pronën publike apo shtetërore. As kjo maksimë teorike neoliberale në asnjë vend nuk ka gjetur zbatim të plotë, dhe mbetet asgjë tjetër p
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1513