Thaçi: Mandati i EULEX, jo në Kushtetutë

Ildri

Forumium maestatis
Hashim-Thaci.jpg
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se mandati i EULEX-it nuk do të përfshihet në Kushtetutën e vendit.

“Një gjë është e qartë, se nuk do të ketë përfshirje të EULEX-it në Kushtetutë. Por vendimi përfundimtar për prezencën e EULEX-it deri në vitin 2014 do të merret nga Kuvendi i Kosovës. Një vendim me dy të tretat”, ka deklaruar Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Sipas “RTK”, shefi i ekzekutivit ka saktësuar se këto ditë po bëhen letërkëmbime mes qeverisë së Kosovës dhe Brukselit sa i përket rolit të EULEX-it dhe

thonjeza.png

Nuk do të ketë përfshirje të EULEX-it në Kushtetutë. Vendimi përfundimtar për prezencën e misionit deri në vitin 2014 do të merret nga Kuvendi i Kosovës

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës
mandatit të tij.

“Gjithçka do të jetë në përputhje me axhendën e parashikuar, me një koordinim dhe harmonizim të institucioneve vendase dhe EULEX-it”, ka nënvizuar Thaçi.

Vazhdimi i mandatit të misionit evropian për rendin dhe ligjin po diskutohet në Bruksel, mes zyrtarëve të KE-së dhe NATO-s dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që ndodhet atje.

Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso kërkoi që në Kosovë të garantohet vijimi ligjor i punës dhe mandatit të misionit europian.

Ndërsa për dialogun me Serbinë, Barroso ftoi Jahjagën, njësoj si Nikoliçin pak kohë më parë, për vijimin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve praktike në veri dhe vlerësoi si konstruktiv rolin e Kosovës në këtë proces.

Më herët gjatë muajit, edhe ekspertët kushtetues në Kosovë u shprehën kundër idesë që misioni i Bashkimit Europian të bëhet kategori kushtetuese.
 
Top