Terrori anti- informalitet / Ngec ekonomia, të gjithë treguesit me rënie në shtator

Universal

AnonymouS
Presioni i lartë ndaj bizneseve nisur që
nga 1 shtatori, kur qeveria nisi aksionin
ndaj informalitetit rezulton të ketë frenuar
aktivitetin ekonomik këtë muaj , siç e
dëshmojnë pothuajse të gjitha statistikat
zyrtare.
Ndonëse qëllimi i qeverisë në luftën ndaj
informalitetit, që është mbi 50 %, është
absolutisht i drejtë , debatet ishin të
shumta mbi mënyrën si u zhvillua ai,
përqendrimin fillimisht te bizneset e
vogla, ashpërsimin e gjobave që hyjnë në
fuqi nga 12 nëntori (ashpërsimet në
Kodin Penal janë ende në diskutim ),
konsiderimin si fajtor vetëm të bizneseve,
çka krijoi ngarkesë negative tek bizneset e
individët , që rezulton se kanë frenuar
konsumin dhe investimet, në një ekonomi
që ishte tashmë e brishtë dhe ku
zhvillimet e vetme janë lajmet e shumta
për koncesionet në shumë fusha .
Kjo tendencë konfirmohet nga të dhënat e
shtatorit, të publikuara zyrtarisht deri
tani, që janë zhgënjyese dhe flasin për një
frenim të ndjeshëm të aktivitetit
ekonomik :
-Paraja gjithsej në qarkullim ka rënë me
4.5 miliardë lekë , sipas statistikave të
Bankës së Shqipërisë , duke reflektuar një
ngadalësim të aktivitetit ekonomik në
vend dhe shpejtësisë me të cilën
qarkullon ajo, çka nënkupton tkurrje të
vëllimit të aktivitetit fizik të prodhimit e
tregtisë.
-Komisioni Europian paralajmëroi se
konsumi do të jetë i dobët përsa kohë që
individët dhe bizneset do të jenë të
pasigurt derisa politikat e qeverisë të jenë
të paqarta.
-Euro ka rënë në nivelet më të ulëta në
gati dy vjet , duke zbritur poshtë 139 lekë
në fund të javës së kaluar, teksa tregtarët
kanë stepur aktivitetin e tyre dhe kanë
reduktuar blerjet jashtë vendit.
-Importet në shtator ranë me 7.4 %, duke
paralajmëruar për konsum të dobët.
-Zyrtarisht në dy tremujorët e parë të
vitit, konsumi ka rënë përkatësisht me 1.1
dhe 3 .2% dhe sinjalet, nisur nga shifrat e
deritanshme, janë që kjo tendencë do të
vazhdojë.
-Banka e Shqipërisë rishikoi sërish së
fundmi me ulje rritjen ekonomike në 2 .5% ,
ndërsa BERZH i uli më tej pritshmëritë në
2.3 %. Edhe rritja prej rreth 2. 7% në 6 –
mujorin e parë ka qenë e nxitur nga
elementë rastësorë e të paqëndrueshëm,
si energjia në tremujorin e parë dhe
ndërtimi (nga punët publike në prag të
zgjedhjeve) në tremujorin e dytë.
-Eksportet kanë qenë në pikiatë për gjithë
vitin dhe për 9 – mujorin tkurrja ishte gati
4% . Rënia është gjithsesi më afatgjatë dhe
e lidhur dhe me faktorë të tjerë , si
humbja e konkurrueshmërisë së
bizneseve, apo kërkesa e dobët, gjithsesi
sipërmarrësit e këtij sektori tremben se
nga aksioni rrezikojnë të goditen më
shumë të ndershmit.
-Kredia e re për ekonominë ishte
minimale në shtator, me huanë në euro
që ishte në nivelin më të ulët të 10 viteve
dhe atë në lekë , që nuk ishte parë nivele
kaq të ulëta që prej 4 vitesh. Rënia e
vazhdueshme e stokut të huasë në 7 nga
9 muajt e këtij viti është një tregues i
qartë i frenimit të investimeve .
-Të ardhurat buxhetore për 9 – mujorin
ishin 7 miliardë lekë më pak se plani i
rishikuar me ulje në mes të vitit dhe në
muajt në vijim pritet të ndryshojnë pak ,
pavarësisht vrullit të aksionit. Në kahun
tjetër kjo nënkupton se financat do të
jenë të detyruara të kryejnë më pak
shpenzime për të ruajtur deficitin
buxhetor të pandryshueshëm , duke
hedhur më pak para në ekonomi . /
Monitor
 
Top