admin
Administrator
Besoj se e keni ditur se ka shtete të ndryshme në botë që kanë telashe mes kufinjëve të tyre rreth asaj se ku fillon e ku mbaron kufiri. Rast i tillë është edhe kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat kufinjë shtetëror i njohin 98 shtete të botës, e në anën tjetër nuk i njeh Serbia dhe disa shtete tjera si Rusia, Kina, etj.
Megjithatë kontesti kryesor qëndron mes Kosovës dhe Serbisë, ku e para natyrisht kërkon njohjen e tërësisë së saj territoriale të shpallur me 17 shkurt 2008, ndërsa fqinjët vazhdojnë të refuzojnë diçka të tillë. Skena digjitale është një prej arenave ku ka shpesh debate në këtë drejtim, dhe veçanërisht në shërbime që në vete ngërthejnë lokacion siç është Google Maps, Bing Maps, Google Analytics, etj.
Ajo çka shty këtë postim në blog është diskutimi i madh që po bëhet në lidhje me “njohjen” e Kosovës sot nga ana e Google Maps, dhe kufinjëve të saj shtetëror, por fatëkeqësisht shpesh po ndodh, veçanërisht kohëve të fundit që të ngajmë pas lajmeve pa analizuar faktet dhe mënyrat, e madje të çudit fakti se këtë e bëjnë edhe gazetarët me përvojë, prej të cilëve pret më shumë se eufori, por na takon disave që përcjellim këtë industri për vite me radhe të qartësojmë disa gjëra dhe të informojmë drejt opinionin. Citoj Google Maps Help Thread.
Kur krahasoni Google India Maps me Google Maps ju do të shihni një kufijë tjetër. Ja fotografitë:
Google Maps në SHBA
Kur kërkoni Kosovo në Google Maps, shfaqet një kufi shtetëror me të kuqe që tregon sërish një territory diskutabil, dhe në rast se bëni zoom shfaqet vija e ndërprerë (territor diskutabil). Ky ndryshim me të kuq është bërë vitin e kaluar, kur janë bërë përditësime në Google Maps në nivel global, dhe janë bërë edhe përmirësime të navigimit në territor të Kosovës. Ripërsëris, vitin e kaluar!
Nëse kërkoni Albania në Google Maps, dhe bëni pak zoom out e shihni që kufijt e Kosovës nuk janë më as me vij të kuqe, por me vijë të ndërprerë. Sërish territor diskutabil, gjithnjë sipas Google.
Google Maps kerkim me Kosovo, kerkim me Albania
Kthehemi sërish në pikën përfundimtare: Google lokalizon kufinjët në bazë të shteteve dhe në bazë të vendeve prej nga bëhen kërkimet, dhe kjo troq nënkupton që nëse kërkon Kosovë të shfaqen ata kufinjë për të plotësuar dëshirën e për të kapur euforia, por në fakt nuk qëndron kështu. Mos harroni që ka edhe shumë vende tjera, madje konkretisht Palestina dhe Izraeli janë raste unike sesi shfaqen territoret sipas qefeve të të dy shteteve, varësisht prej lokacionit të kërkimit.
Për ta banalizuar këtë punë paksa, kërkoni Jarinjen ku po shkojnë doganierët me helikopterë dhe e shihni që shfaqet si territor me te kuqe, e njëjtë shfaqet edhe nëse kërkoni Berlinin në Gjermani, prap rrethinë më të kuqe. Kjo nuk është asgjë tjetër përveç se vijë territoriale!
Lexo tek faqja e tij...
Megjithatë kontesti kryesor qëndron mes Kosovës dhe Serbisë, ku e para natyrisht kërkon njohjen e tërësisë së saj territoriale të shpallur me 17 shkurt 2008, ndërsa fqinjët vazhdojnë të refuzojnë diçka të tillë. Skena digjitale është një prej arenave ku ka shpesh debate në këtë drejtim, dhe veçanërisht në shërbime që në vete ngërthejnë lokacion siç është Google Maps, Bing Maps, Google Analytics, etj.
Ajo çka shty këtë postim në blog është diskutimi i madh që po bëhet në lidhje me “njohjen” e Kosovës sot nga ana e Google Maps, dhe kufinjëve të saj shtetëror, por fatëkeqësisht shpesh po ndodh, veçanërisht kohëve të fundit që të ngajmë pas lajmeve pa analizuar faktet dhe mënyrat, e madje të çudit fakti se këtë e bëjnë edhe gazetarët me përvojë, prej të cilëve pret më shumë se eufori, por na takon disave që përcjellim këtë industri për vite me radhe të qartësojmë disa gjëra dhe të informojmë drejt opinionin. Citoj Google Maps Help Thread.
Google Maps e ka praktikë standard të shfaq të gjitha territoret diskutabile anembanë botës në shërbimet e saja globale si maps.google.com. Google e ka pasur dhe vazhdon ta ketë praktikë globale vizatimin e rajoneve diskutabile në bazë të palëve që vënë në diskutim territorin në pronësi të tyre. Kjo nuk nënkupton se Google merr anën e ndonjërs pale por thjeshtë ofron informacion pothuajse të plotë mbi situatën gjeo-politike drejt përdoruesve të shërbimeve Globale. Produktet e caktuara janë lokalizuar në variant përkatëse në mënyrë që të vizatohen edhe kufinjët sipas pozitës së shtetit dhe mandatit që kanë ato në ligjet locale.
Për shembullKur krahasoni Google India Maps me Google Maps ju do të shihni një kufijë tjetër. Ja fotografitë: