Televizionet ne shqiperi

Leopardii

Primus registratum
Televizionet ne shqiperi

le te hapim nje teme rreth ketij biznesi.
kush jane operatoret ne treg , sa eshte fitimi sa vlejne etj etj.
jepini , le te shkembejme nje ide edhe per kete tip biznesi kaq fitimprures (duke pare pasurine e Berluskonit)
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Televizionet ne shqiperi

Me sa di une, pronaret cirren se mediat dalin me humbje, kam parasysh ketu mediat e shkruara. Nese ve re te gjithe pronaret e mediave (vihet re qe cdo gazete i korrespondon edhe nje stacion TV) kane ne zoterim edhe biznese te tjera. Ata thone qe i mbulojne "humbjet" qe u shkaktojne mediat me biznesin tjeter ne vijim. Hec e merre vesh si funksionon...
 

fjorent

Primus registratum
Re: Televizionet ne shqiperi

Ne te gjithe boten media konsiderohet si pushtet i fuqishem qe influencon masivisht opinionin publik dhe si rrjedhoje demokracine normale te nje vendi. Meqe jemi ne Shqiperi dhe mund te flasim per nje demokraci te brishte per te mos thene demokraci halabakesh, si ne cdo fushe tjeter te jetes ne liberalizojme me budallallek cdo gje. Ne jemi ata qe kalojme nga komunizmi ekstrem tek kapitalizmi ekstrem pa i kuptuar pse vendet me nje kulture me te madhe demokratike e kapitalizem me te hershem i kane vene fre monopolizimit te medias.
Ne disa vende nje pronar nuk mund te zoteroje me shume se 30% te burimeve te medias, ne disa te tjera nuk mund te jete njekohesisht pronar gazetash dhe pronar televizionesh sepse merret me mend influenca mbi opinionin qe mund te kete dhe shtremberimi i demokracise ne favor te tij.
Ne Shqiperi jemi rrush e kumbulla: gazeta nen kosto qe mbrojne nje klan te PS apo PD dhe qe financohen nga tenderat qeveritare, gazeta totalisht ne sherbim te klaneve dhe qe ngelen qesharake ne profesionalitetin e tyre.
Derisa ne Shqiperi nuk do te ekzistoje nje ekonomi tregu funksionuese me rregulla e ligje, kur televizioni apo gazeta te mos varen nga tenderi i radhes por nga reklamat e verteta te biznesmeneve te vertete shqiptare atehere mund te flitet per biznes televizionesh te suksesshem.
Fillimisht mund te perdoret edhe Auditel per te pare se cili televizion ka me shume shikues. Une nuk e kuptoj pse kjo gje ende nuk ka ndodhur ne Shqiperi. Dhe akoma me shume nuk kuptoj se pse pronaret qe hedhin parate neper reklama nuk e bejne nje gje te tille. Si mund te paguash nje reklame kur nuk e ke idene se sa shikues e veshtrojne, se cilat mosha te shoqerise e shikojne. A nuk eshte segmentimi i tregut abc-ja e marketingut?
I propozoj Leopardit ta hapim ne qenderen e Auditelit, mbase mund te fitojme disa para me shume.
 
Top