TELEKOMI PER TURQIT

cufi_bardhit

Primus registratum
TELEKOMI PER TURQIT

Problem i privatizimit te sektoreve te
ekonomise shqiptare eshte i nje rendesie
te vecante, sepse me veprime dhe akte te
tilla, ekonomia shqiptare vazhdon te beje
hapa me rendesi ne drejtim te fuqizimit te
sektorit privat ne Shqiperi duke i hapur
keshtu rruge edhe me fuqishem sektorit
privat qe eshte baza e ekonomise se tregut
drejt te cilit ecen sot vendi yne Por, qe te
behet mrenda rregullave ky privatizim,
qeveria shqiptare ka pase para sysh
kapacitetet monetare te kapitalit vendas
dhe mbi bazen e ketij kapaciteti, ajo ka
vendosur qe objektet strategjike do te
privatizohen nga kapitali i huaj permes
firmave qe do t'i plotesojne kriteret e
vendosura nga qeveria shqiptare per
privatzime te tilla. Nje objek i tille
strategjk eshte edhe Telekomi shqiptar i
cili u be nje problem qe u lakua ne media,
ne parlament dhe ne sfera e larta te
politikes shqiptare, sepse shtete qe kane zgjatur duart
dhe qe kane depertuar ne te gjithe sferat e jetes ne
Shqiperi, duket se kane krijuar edhe prapavijen qe
mbron interesat e tyre. Pa u larguar nga tema, qe po
trajtojme, kujtojme se qeveria socialiste e Fatos
Nanos ia shiti Telekomin shoqerise turke ''Callik
Kompani'' me nje cmim shume te larte, i cili, sipas
eksperteve nderkombetare, ishte maksimuni qe
mund te jepej per kete object. Qe kur ishte ne opozite,
Partia Demokratike e kontestoi kete privatizim, duke
deklaruar se eshte shitur lire dhe sapo te vije ne
pushtet, ajo do ta anulloje kete kontrate te cilen e
quajti abuzim finamciar te Parties Socialiste. Per ato,
qe percjellin me kujdes politiken shqiptare, rane
kambanat e alarmit per prapavijen e kesaj qeverie, qe
po pergaditej te merrte pushtetin, sepse, renia ne dore
te turqve e Telekombit, do t, u vinte nje fre te forte
fitimeve kolosale qe po realizonin dy kompanite
celulare greke ne Shqiperi, qe me zhvatjen qe po u
bejne xhepave te shqiptarve, na kujtojne firmat
famekeqe piramidale qe edhe keto lulezuan ne vitet
kur ne pushtet ishte Partia Demokratike
Sapo erdhi ne pushtet kjo parti, duket se e kishte
vene ne qender te axhentes se saj ceshtjen Telekom
duke bere anullimin e kontrates qe kishte bere
qeveria e Nanos me motivin se ishte shitur shume
lire.
Ishin mediat shqiptare qe e nxoren ne faqet e para te
tyre vendimin e qeverise se Berishes duke i shtuar
edhe nga vehtja deshiren qe Telekomi mos te
privatizohet nga turqit, por te kerkohen kliente te
tjere shqiptare ose te huaj Edhe Partia Socialiste u be
pjese e korit antiturk ku solist i pare do te ishte vete
kryetari i ri i PS, Edi Rama
Duket se qeveria turke, se bashku me firmen Callik e
shikoi vehten ne pozite te veshtire nga ky diskrimini i
hapur qe po behej nga mediat dhe politika shqitare e
cila arriti kulmin kur kanali televiziv me
antiqeveritar, Top Chenell, deklaroi i entuziasmuar
se e vetmja fjale qe i mbajti Berisha elektoratit ishte
prishja e kontrates me turqit. Duket se problemi i
Telekomit tashme kishte marre karakter te theksuar
politik, sepse mediat shqiptare e bene fjale te dites
dhe ngjyra politike e ketij problemi arriti zenitin e tij
kur Berisha beri nje vizite ne Turqi qe pa tjeter ishte
ne pikat me te nxehta te axhentes se tij me z.
Erdogan. Ato qe i ndoqen pamjet e vizites se
Berishes ne Turqi, e pane qarte se atij ju rezervuanje
pritje jo shume e ngrohte qe dukej edhe ne qendrimin
tejet serjoz te z. Erdogan. Por, ne Turqi duket se
Berishes i rane puplat dhe i dha rruge te sigurte
kalimit te Telekomit tekCallik Kompani duke
pranuar te dy palet te benin disa korigjime te
nevojshme ne kontraten e shitjes. . Tashme mediat
shqiptare po heshtin dhe Telekomi nuk shihet neper
lajmet e tyre, duke na bindur se beteja per Telekomin
ka marre fund dhe ai ka rene ne dore te turqve
Ajo qe te ben pershtypje eshte shqetesimi qe kapi
median dhe politiken shqiptare per kalimin
Telekomit tek nje kompani turke, kur kemi parasysh
se Turqia eshte investitori i trete ne ekonomine
shqiptare pas Greqise dhe Italise qe thuajse e kane
perpire te gjithe ekonomine shqiptare duke u perpjekur te privatizojne vete gjithshka qe
eshte shqiptare dhe te ncerrin jashte loje konkurentet e tjere. Per ne shqiptaret renia e
Albtelekomit ne duar te kompanise turke do te sjelle qe ne telefonini
celulare do te hyje edhe nje operator i trete qe do te ule tarifat per bisedat e qytetarve ne
menyre drastike dhe firmat greke AMC dhe Vodafon mund te marrin valixhet, sepse ditet
e tyre per spekulim do te marrin fund.
Ka mundesi qe penalizimi i vazhdueshem i Turqise ne media dhe ne fjalorin politik ka te
beje me politiken antiturke qe na serviri historia sllave e komunizmit te cilen e penalizoi
edhe ish drejtori i arkivave Shaban Sinani qe deklaroi se shqitaret nuk kane luftuar
gjthmone me turqit, por ka pase periudha te gjata qetesie, kur dy popujt kane jetuar ne
paqe me njeri tjetrin.
Duhet te theksohet se edhe kryeministri turk, Erdogan, gjate nje vizite ne vendin tone, u
kujtoi politikaneve dhe historianeve shqiptare ta rishikojne historine me perendorone
turke, sidomos periudhen e Skendrbut sepse ka shume pasaktesira.
Por, duket se sugjerimet e kryeministrit turk rane ne vesh te shurdhet dhe sot te krijohet idea se shqiptaret i kane amnistuar te gjithe pushtuesit e tij historike me perjashtim te
Perendorise Osmane per te cilen thuhet se vetem ne kohen e saj shqiptarve iu dha
mundesia te tregonin te gjithe vlerat e tyre, duke qene pjese e rendesishme e ekesaj
perendorie.
Brezi i diteve tona nuk mund te harroje qendrimin e qeverise turke ne vitin 1997, e cila
deklaroi se kufinjte e Shqiperise jane si kufinjte e Turqise dhe kush e prek Shqiperine ka
prekur Turqine dhe ndihma per Shqiperine do te vije nga toka duke i tmerruar ato forca dhe shtete qe i vune zjarrin Shqiperise ne vitin 1997. dhe njekohesisht u kujtoi te behngati per per lufte po e preken Shqiperine.
Prandaj ne, qe i dhame Telekomin turqeve te jemi te bindur, qe edhe po t, ia kishim falur, nuk do t, ia kishim lare miqesine, kujdesin dhe mbrojtjen te cilen ajo na garanton. Le te mos harrojme qe eshte vendi i vetem ne bote ku shqitaret nuk kan nevoje per viza kur udhetojme drejt Turqise, ketij vendi me te cilin na lidh historia e kaluar dhe vazhdon te na lidhe histora e diteve tona
 

ujku81

Primus registratum
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Nuk le teme pa bere propagande per Turqine mer Cuf, je bere me keq se Abdi Baleta.

Dua te te sqaroj ca gjera: e para, askush nuk ka qene kunder shitjes Telekomit turqve, kundershtimet kane qene ndaj Nanos per menyren se si ju shit Calikut (tender me nje ofrues, ne prag te zgjedhjeve = kushte optimale per korrupsion), si dhe duke patur parasysh se kush eshte Caliku. Madje nga ana gjeopolitike eshte mirepritur si kunderpeshe ndaj kompanive greke. E njejta gje vlen dhe per Berishen. Po menyra se si kalon ti nga AMC tek historia e Skenderbeut eshte spektakolare.
E dyta, Shqiperia nuk ka rehabilituar asnje pushtues, turqit perfshire. Sic quhen miq italianet, gjermanet, ashtu quhen dhe turqit sot, kjo nuk e fshin historine qe ne kemi qene pushtuar nga keto shtete dikur, ama nuk kemi pse te kapemi pas kesaj. Edhe nje cike dhe do degjojme "Dum Baben" ketu.
Per viza nuk ke nevoje as ne Mal te Zi, ne Serbi e merr vizen pa problem, kjo s'do te thote qe jemi vellezer me serbet.
Ah edhe dicka, nuk ka "miqesi" midis vendeve, ka vetem interesa, besoj e kupton kete. Ta garantoj une qe nese SHBA do te kishte interesa te fuqishme ekonomike ne Serbi (sic kishte Italia ose Franca) Kosova sot mund edhe te ishte spastruar etnikisht, dhe Milloshevici do vazhdonte te mbreteronte.

P.S: E vetmja menyre qe kjo teme te rrije tek Politika eshte nese do te diskutojme per politiken e jashtme dhe marredheniet me Turqine, shitja e telekomit eshte ceshtje ekonomike dhe ka nje teme atje, ndersa historia e shqiperise ne periudhen otomane ka gjithashtu forumin e vet.
 

regele

Forumium maestatis
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Kjo teme mund te trajtohet politikisht, duke kujtuar nje nga premtimet elektorale te qeverise: Do ta anullojme kontraten me turqit. Mua nuk me duket qe nese TCH jep nje lajm te tille eshte antiqeveritar. Me duket se e mbeshtet shume mire qeverine, pasi ajo dukej se po mbante fjalen e dhene, por sic ndodh rendom ne politiken shqiptare (por dhe ne bote) ai qe flet me mire eshte leku . Ku shkuan ato fakte qe kishte Sali Berisha per korrupsionin e ketij tenderi, apo e pastroi nga korrupsioni kur erdhi vete ne fuqi dhe vazhdoi privatizimin. Biznesi shqiptar ofroi me shume para dhe u refuzua...kush jane shkaqet e ketij refuzimi?
 

Tiranas

Primus registratum
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Turqit nuk shquhen per modernizim, por shpresojme te pakten qe tarifat te ulen dhe kjo do te ishte gjeja me e mire per popullin shqiptar.
 

olololol

Primus registratum
Re: TELEKOMI PER TURQIT

E Vetmja gje qe me ben te ndihem me mire ne kete mes eshte se: Nuk ju dha nje kompanie Greke .
 

ujku81

Primus registratum
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Nuk kishte se se mer Babe, se dy kompani ka Greqia i ke te dyja ketu.

Regele mund ta trajtojme dhe ashtu, po premtimet elektorale te kesaj qeverie dhe te paraardhesve te saj qe nga koha qe s'mbahen mend nuk jane realizuar asnjehere te gjitha.

Albtelekom + BKT pak nga pak Caliku po behet lojtar shume i forte ne Shqiperi
 

regele

Forumium maestatis
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Faksi diplomatik kërkon zbatim të standardeve në privatizimin e telekomit dhe vlerësim të ofertës së firmës gjermane "Axos Capital"

Berlini zyrtar: Kujdes me Albtelekomin!

Zbulohet letra e Sekretarit të Shtetit gjerman, Bernd Pfaffenbach, drejtuar Rulit

Privatizimi i Albtelekomit
rezulton të ketë kaluar
mes ujërash më të trazuara
nga sa mendohet.
Përveç problemeve me turqit e
"Calik Enerji", të cilët arritën t‘i
përmbushin kushtet e qeverisë
shqiptare përtej afateve të përcaktuara,
së fundmi kanë dalë në
skenë edhe "detaje" të tjera. Një
ndër to është interesi i një firme
gjermane investimesh, "Axos
Capital", e cila shprehu gatishmërinë
për të ofruar 320 milionë
euro për telekomin shqiptar (160
milionë euro cash për blerjen dhe
160 milionë të tjera për investime),
që nuk u mor parasysh nga
qeveria shqiptare. Ndonëse kjo
firmë e panjohur në Shqipëri
mund të jetë parë me dyshim, fillimisht
një dokument i dalë në dritë
së fundmi zbulon seriozitetin dhe
interesin real të palës gjermane
për Albtelekomin. Burime ekskluzive
të revistës "MAPO" nga Berlini,
siguruan një dokument tepër
konfidencial dhe tejet të rëndësishëm,
i cili flet me tone të qarta
pikërisht mbi këtë çështje. Në një
faks zyrtar drejtuar ministrit të
Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,
Genc Ruli, vetë Sekretari i
Shtetit të Gjermanisë, Dr. Bernd
Pfaffenbach, shpreh interesin
dhe shqetësimin e shtetit gjerman
për çështjen e privatizimit të Albtelekomit,
duke i kërkuar një
proces të drejtë dhe transparent
privatizimi (deri më sot kontrata
e qeverisë shqiptare me "Calik
Enerji" nuk është bërë kurrë publike,
ndonëse në lojë është një aset
shumë i rëndësishëm i interesit
publik). Nga ana tjetër, Pfaffenbach
kërkon që qeveria shqiptare
të marrë parasysh me seriozitet
maksimal ofertën e "Axos
Capital", firmës gjermane që ofroi
plot 320 milionë euro për blerjen
e Albtelekomit, një shumë kjo që
është 4 herë sa buxheti i ndihmës
që Bashkimi Evropian ofron për
Shqipërinë. Në ofertën e paraqitur,
"Axos" tregon se ka për qëllim
ta zhvillojë Albtelekomin në
qendër të shërbimeve të telekomunikacionit
rajonal. Albtelekomi
parashikohet të ofrojë shërbime
konkurruese të telefonisë fikse
dhe mobile (GSM dhe WiMax) për
50% të popullatës deri në vitin
2012. Përveç milionave euro shtesë,
krahasuar me ofertën fituese
të "Calik", marrëveshja do të përfshinte
përhapjen e shpërndarjes
së teledensitetit (telefonisë fikse
për 100 banorë) nga niveli 8% që
është sot, në 25% brenda 5 vitesh,
si dhe ndërtimin e një rrjeti WiMax,
duke qenë se licenca për këtë
teknologji do të përfshihej në transaksion.
Gjithashtu, parashikohet
reduktimi i listës së pritjes për t‘u
pajisur me numra të rinj, si dhe
ulja e tarifave dhe ngarkesës së
roamingut ndërkombëtar, sipas
standardeve të BE-së. Rritja vjetore
e biznesit parashikohet në
15%, ndërsa konkurrenca në treg
do të pësonte një rritje të
ndjeshme. Nga ana tjetër, firma
zotohet se do të jetë në gjendje të
lidhë në rrjetin e saj të telefonisë
fikse rreth 120 mijë konsumatorë
në vit. Duke folur për partnerin e
saj strategjik, "Axos" thotë se
bëhet fjalë për një operator lider
në tregun evropian, duke theksuar
se partneri rezervon të
drejtën e blerjes së shumicës së
aksioneve të Albtelekomit.
Ndërkaq, ka zëra se pas termit
"partner strategjik" fshihet vetë
gjiganti evropian i telekomunikacionit,
Deutsche Telecom. Kjo
tezë përforcohet nga fakti se të
paktën dy drejtues të lartë të
"Axos Capital" janë ish-zëvendësdrejtorë ekzekutivë të
kësaj kompanie, si Jan Budden
dhe Stephan Schroder. Nga ana
tjetër, anëtar bordi i "Axos" është
edhe Volker Ruhe, ish-ministër i
Mbrojtjes i Gjermanisë, i partisë
CDU, anëtari i Bundestagut gjerman
nga viti 1976 deri në 2005-ën.
Ndërkaq, "Calik", me shumë
vështirësi arriti të përmbushte
kushtet e partnerit strategjik,
duke u bashkuar në një konsorcium
me Turk Telecom, pasi kishte
shkelur të gjitha afatet e përcaktuar
e të rishtyra nga qeveria shqiptare.
Nga ana tjetër, grupi turk
nuk arriti kurrë të përmbushte
kriterin më të rëndësishëm, atë të
investitorit strategjik. Kusht ky,
që nënkupton se Albtelekomi duhet
të privatizohej nga një firmë
me eksperiencë në sektorin e telekomunikacionit,
çka "Calik" nuk
e ka pasur kurrë. Ndërkaq, nga
një investigim mbi vlerën e telekomit
shqiptar, rezulton se çmimi
i shitjes së tij mund të ishte më i
lartë. Vlera e aseteve të paluajtshme
të Albtelekomit llogaritet
në 107 milionë euro, inventari total
i materialeve dhe pajisjeve
vlerësohet në 4 milionë euro, aktivet
qarkulluese llogariten në gati
74 milionë euro dhe paratë cash 19
milionë euro. Kjo do të thotë se totali
i aseteve të Albtelekomit llogaritet
në 206 milionë euro, çka po
blihen nga turqit e "Calik Enerji"
për 120 milionë euro.

Përmbajtja e faksit, drejtuar ministrave Ruli e Basha


I dashur ministër Ruli!
Unë ju shkruaj mbi privatizimin
e mbetur pezull të operatorit kombëtar
Albtelekom. Siç jeni në
dijeni, "Axos Capital", një kompani
gjermane investimesh,
shprehu interesin e saj në
privatizim dhe dorëzoi një ofertë
pranë qeverisë suaj.
Duke qenë se privatizimi i
suksesshëm i infrastrukturës
kombëtare është një faktor
kyç i zhvillimit të mëtejshëm
të çdo ekonomie, jam i bindur
se duhet ta zgjidhni partnerin
tuaj në këtë proces me shumë
kujdes dhe sipas standardeve
ndërkombëtare.
"Axos Capital" dorëzoi një ofertë
indikative, e cila sipas informacionit
tim është financiarisht
dhe konceptualisht me
peshë. Në interes të zhvillimit
të ardhshëm të Shqipërisë dhe
të një prej infrastrukturave të saj
më të rëndësishme, unë dua të
shpreh interesin tonë të fortë,
për një proces të drejtë dhe
transparent privatizimi. Në këtë
kuptim, ne presim që ju të merrni
parasysh ofertën e "Axos
Capital" me shumë kujdes dhe
vëmendje të veçantë.
Sinqerisht juaji,
Bernd Pfaffenbach


Shitja e Albtelekom


Qeveria shqiptare i ka
shitur 76% të kompanisë
shtetërore
të telefonisë fikse
Albtelekom, Calik Enerji
Telekommunications, një
konsorcium turk që përbëhej
nga Calik Enerji dhe
Turk Telekom. Çmimi ishte
120 milion euro. Shitja, që u
kompletua në fund të muajit
të shkuar, përfshin gjithashtu
një licensë për të ofruar
rrjetin e tretë të telefonisë
së lëvizshme të Shqipërisë.
Qeveria e përfshiu
licensën në paketën e privatizimit
si një stimul.
Megjithatë, varet nga investitori
që në fakt të ngrejë rrjetin
që do të quhet
Eagle Mobile. Procesi
i privatizimit
të Albtelekomit ka
qenë i gjatë. Oferta
fillestare për
telekomin u
lëshua në maj
2005. Calik Group
ishte ofruesi i
vetëm atë kohë,
por kontrata e
miratuar nga ish
qeveria socialiste
nuk u ratifikua në
parlament. Qeveria
e re e djathtë që
erdhi në pushtet
në korrik 2005 e
ndaloi shitjen
duke pretenduar
parregullsi.Sipas
kërkesave të qeverisë, Calik
u desh të mbante një partneritet
me një operator
strategjik telekomi. Për të
përmbushur kërkesën, kompania
formoi konsorcium
me Turk Telekom që ka 20%
të aksioneve. Qeveria shqiptare
do të përfaqësohet
në bordet mbikqyrëse të Albtelekom
dhe Eagle Mobile
për pesë vjetët e ardhëshme
apo deri sa pjesa e aksioneve
të qeverisë të bjerë në 10%.
Albtelekom mban një monopol
të shërbimit të telefonisë
fikse, duke kapur 33%
të 800,000 familjeve shqiptare
dhe 7% të 3.6 milion
banorëve të vendit. Kompania
aktualisht sjell 120 milion
euro të ardhura vjetore.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: TELEKOMI PER TURQIT

AlbTelekom ka 120 milion të ardhura vjetore dhe u shit 120 milionë euro?

Lum si ne për ata që na qeverisin. Ku i kanë bërë kurset e ekonomisë këta ekonomistët tanë?
 

regele

Forumium maestatis
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Ruli: Gjermanët u kujtuan vonë për Albtelekomin

Ministri i Ekonomisë pranon ekzistencën e ofertës së "Axos"

Ministria e Ekonomisë njoftoi se oferta që kompania gjermane "Axos" kishte dërguar për blerjen e Albtelekomit, nuk mund të merrej parasysh për shkak se tenderi për privatizimin e shoqërisë më të madhe të telefonisë fikse në vend ishte mbyllur që në vitin 2005. Ministria e drejtuar nga Genc Ruli ka sqaruar zyrtarisht se kompania gjermane është trajtuar me kujdes, seriozitet dhe ndershmëri, por nuk mund të quhej e vlefshme për arsyen e lartpërmendur. "Që në fillim kompanisë i është bërë e qartë se procesi i tenderimit të shitjes së 76% të aksioneve të Albtelekomit ka qenë i mbyllur, fituesi i tenderit ndërkombëtar ishte firma ‘Calik‘ dhe qeveria shqiptare ishte duke negociuar kontratën e shitjes me këtë firmë, ndërkohë që asnjë kompani nuk mund të bëhej pjesë e procesit të privatizimit, përveçse me anën e një tenderi", thuhet në njoftimin zyrtar. Madje kjo ministri ka deklaruar se kompania "Axos" asnjëherë nuk ka paraqitur ofertë detyruese që të mund të gjykohej serioziteti i angazhimit të saj në këtë transaksion. Në njoftim thuhet se "në letrën e ardhur pranë ministrisë, kompania gjermane ka përcaktuar shprehimisht që oferta është indikative (informative) dhe jo detyruese dhe se kjo ofertë nuk ishte përfundimtare, pasi do t‘u nënshtrohej edhe vlerësimeve teknike e financiare dhe miratimit final nga partnerët financiarë". Ministria e Ekonomisë bën të ditur se sqarimet për gjithë procesin e privatizimit të kompanisë shtetërore të telefonisë Albtelekom, ia ka përcjellë Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe gjithë institucioneve të tjera ndërkombëtare që kanë qenë të interesuara për këtë proces.

Çmimi

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë ka hedhur poshtë edhe raportimet e mediave, sipas të cilave, kompania gjerman "Axos" kishte ofruar për blerjen e Albtelekomit rreth 320 milionë euro. "Në letrën e saj, kompania shpreh si çmim blerjeje shifrën 140 milionë euro, pa iu referuar mënyrës së pagesës dhe investimeve në 5 vjet prej 160 milionë eurosh. Në këtë kontekst, METE thekson se ‘Calik‘ ka një çmim shitjeje prej 120 milionë eurosh, që do të paguhen, dhe ndërkohë qeveria shqiptare mori nga Albtelekomi përpara firmosjes së kontratës rreth 70 milionë USD", thuhet më tej në njoftim. Po kështu, Ministria e Ekonomisë pretendon se kompania gjermane "Axos" nuk e përmbushte kushtin e investitorit strategjik për një privatizim të tillë, duke mos qenë kompani që vepron në fushën e telekomunikacionit. Ndërkohë, ministria ka përgënjeshtruar edhe zërat për një prishje të marrëdhënieve me qeverinë gjermane. Duke i quajtur si të pabaza faktet e raportuara nga media, kjo ministri ka deklaruar se "spekulimet mediatike për prishjen e marrëdhënieve me qeverinë mike gjermane për shkak të këtij transaksioni janë tërësisht të pabaza dhe nuk u përgjigjen fakteve që demonstrojnë për rritje të partneritetit ndërmjet dy vendeve". Procesi i privatizimit të Albtelekomit, megjithëse mund të quhet përfundimisht i mbyllur, po shoqërohet me akuza dhe dyshime, ashtu siç ka ndodhur më shumë se dy vjet më parë, kur qeveria socialiste e drejtuar nga Nano nënshkroi kontratën e parë të shitjes së kësaj kompanie me turqit e "Calik Enerji".



Sa per sqarim:
1. Qeveria apo organizuesit e tenderit nuk mund te deklarojne se nuk ishin ne dijeni per ekzistencen e kesaj firme, perderisa ajo kishte blere fletoren e tenderit. Persa i perket ofertes, nese ajo nuk vjen ne kohe, eshte e ndaluar me ligj hapja e zarfit me oferten e kesaj kompanie. Pra, ose eshte hapur en kohe, ose nuk duhej hapur fare.
2. Eshte budallallek te shpjegosh qe nje fond investimesh nuk eshte partner strategjik pasi nuk ka eksperience ne kete fushe! Chrysler u ble perpara pak kohesh nga nje fond investimesh, duke qene se pati oferten me te mire ne krahasim me shume firma me eksperience ne kete fushe!
3. Mbyllja e tenderit nuk do te thote dhe nenshkrim kontrate dhe si rrjedhoje askush nuk e detyron organizuesin e tenderit te mos negocioje me pjesemarres te tjere, te cilet mund te kene dhene oferta me te ulta ose me te larta, por qe mund te ofrojne kushte me te mira investmesh etj.
4. Mbyllja e tenderit me 2005, nuk eshte data e nenshkrimit te kontrates, por data kur qeveria me ligj ndalohet te marre (dhe te hape) oferta te tjera.
5. Perderisa tenderi ka qene i hapur, ligji i prokurimeve i vlefshem ne 2005, shpjegon se ne rastet kur ne tender eshte vetem nje ofertues, si rasti i Calikut, procedurat e tenderit duhet te riperseriten. Nese nje komision tenderi si ai i 2005, shkel kete ligj, nuk duhet qe nje qeveri tjeter te legjitimoje kete shkelje.
 

antip

Primus registratum
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Kjo puna e shitjes sa fitimet dihej qe ne 2005, edhe atehere Berisha boni namin per ket pune! Po kur vje puna lepiu ato qe peshtyu (si gjithmon).
Amon kur nuk u ka bo shitje qesharake n'ket ven? A nuk u shit AMC-ja per 84 milione dollare??? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eek.gif Sot AMC paguan 155 milione dollare vetem tatime... kulmi
 

MLK

Primus registratum
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Kujdes me shifrat se nuk po flasim per letersi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
150 milion eshte xhiro vjetore e AMC e jo taksat. Ne periudhen qe AMC u shit kishte vetem 20 mije kliente, dhe nuk u shit 100% e aksioneve po vetem 75%.
Pra nje klient u vleresua rreth 550 dollare e nese hedh nje sy ne vleresimin e nje kompanie te asaj kohe te telokomeve mobile nje klient nuk vleresohej me teper se 450 dollare.
Pjesa e fshehur e ajsbergut qendron te licensa qe perfshihej ne kete çmim si dhe potenciali i klientave ne treg i cili siç e tregoi dhe koha kaloi nga 20 mije, ne 1 milion. Pra 50 fish /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
Po si do ta merte valixhen plot Ilir Meta ne ate kohe nga greket.

Kondre, 120 milion eshte xhiro e jo fitimet e Albtelekomit, pislliku qendron se para se te neshkruante kontrata e interkonjeksionit me AMC e Vodafone, Albtelekom fitonte 45 milion euro ne vit, pas kontratave 2-3 milion , kerkoni ku iken paret /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

antip

Primus registratum
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Ketu e thote qe paguan 155 milione tatime (por se bashku me disa kompani te tjera, te cilat konkretisht nuk i di por qe kane lidhje organike me AMC-ne besoj) http://www.amc.al/al/about_history.htm

Nejse ajo qe ka rendesi eshte qeveritaret i kan mbush mire thaset me keto shitje!
 

MLK

Primus registratum
Re: TELEKOMI PER TURQIT

Thuhet 155 milione dollare po nuk thuhet ne ça periudhe mujore, vjeçare apo qe prej krijimit....plus qe ne to perfshihet dhe TVSH-ja.
 
Top