Tech.al : Zynga raporton humbje të mëdha! Bien aksionet

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Aksionet e Zynga-s kanë pësuar një tjetër rënie dramatike, plot 19%. Kjo vjen pas rezultateve financiale për çerekun e tretë të 2012-s. Çmimi i aksioneve arriti një shifër të re, $2,27 për një aksion, më e ulëta që kur kompania u shpall publike.

Pritet që për çerekun e tretë, Zynga të raportojë një humbje midis $90 milion dhe $105 milion.
Në blogun zyrtar, themeluesi dhe Shefi Egzekutiv i kompanisë Mark Pincus shkroi:
Sfidat që ne kemi hasur në çerekun e dytë, janë shfaqur edhe në çerekun e dytë. Ndonëse shumë nga lojërat tona e arritën planin, ne kishim një dobësim në kategoritë e investimit dhe ekspresit.​
Zynga ka pasur një rrugë me shumë lëkundje, që nga Dhjetori i vitit të kaluar, kur kompania u bë publike. Aksionet e kompanisë asnjëherë nuk arritën ato që llogarisnin ekonomistët, dhe kompania pësoi rënie në të dyja çerekët e parë të 2012-s.
Si shkak i humbjeve dhe rënieve të njëpasnjëshme, shumë persona me profil të lartë e kanë braktisur kompaninë.
Dhe e gjithë kjo vjen edhe pas faktit që rreth 235 miliona njerëz luajnë lojrat e Zynga-s në Facebook çdo muaj. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top