Tech.al : Ylli që ka shkatërruar planetin e vet

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Një skuadër astronomësh ka zbuluar evidencën e një mega ylli që mund të ketë shkatërruar planetet e veta. Kjo mund të na japë një parashikim të së ardhmes të Tokës.

Miliarda vite nga sot, dielli ynë do të shndërrohet në një gjigand i kuq që do të çojë në zmadhimin e orbitës të Tokës, që e cila do e shkatërronte Tokën dhe gjithçka përreth. Por mos u mërzisni, siç e thamë, kjo pritet të ndodhë miliarda vite në të ardhmen. Por skuadra e astronomëve internacionalë kanë zbuluar yllin që i ka bërë planetit të tij po të njëjtën gjë.
Ky yll, BD+48 740 ndodhet rreth 1800 vite drite nga Toka. Ai është një gjigand i kuq, 11 herë më i madh se Dielli ynë. Astronomët në fjalë e kanë vëzhguar yllin që nga viti 2005, dhe kanë zbuluar se ku ylli u shndërrua në një gjigand të kuq, ai shkatërroi planetet e tij. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top