Klajdi Hëna
Forumium praecox
Kompania e Internetit Yahoo ka vendosur që të dalë nga tregu Koreano Jugor në Dhjetor, pas një ‘lufte’ shumë vitesh me kompanitë e vendit.
“Yahoo ka hasur shumë sfida në këto vitet e fundit, dhe ka vendosur që të dalë nga tregu Korean, që të vazhdojë të fokusohet dhe të përqëndrohet në shërbimet në vendet e tjera të botës, më të rëndësishme,” ka thënë të Premten Yahoo.
Kjo dalje vjen pasi Shefja Ekzekutive Marissa Mayer bëhet gati për të prezantuar një plan më të detajuar për sukseshmërinë dhe të ardhmen e kompanisë. Kompania ka thënë gjithashtu se është e pamundur të konkurosh në një vend ku pëlqehen më shumë shërbimet nga kompanitë e vendit, si ‘Naver’.
Yahoo nuk lot ndonjë rol të madh në Kore. Ajo përbën vetëm 2-3 përqind të tregut të shërbimeve online. Naver në anën tjetër, përbën më shumë se 80 përqind.
Por Yahoo nuk është e vetmja kompani e jashtme që e ka pasur të vështirë të integrohet në tregun Koreano Jugor. Google gjithashtu ka pasur pengesat e veta, edhe pse bashkëpunimi i saj me Samsung, një kompani Koreane Jugore edhe kjo, po e bën më të rëndësishme pjesëmarrjen e Google në tregun Korean. Një rol pozitiv për Google luan edhe rritja e përdorimit të celularëve Android. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...