Tech.al : Windows 7 akoma në rritje

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Sipas të dhënave nga Net Applications, akoma më shumë njerëz po lënë pas Windows XP për Windows 7. Kjo edhe pse Windows 8 është tashmë i gatshëm për klientët.
Sipas dokumentimeve nga Net Applications, Windows 7 arriti të merrte 44,7 përqind të tregut të sistemeve operativë, një shifër kjo pak më e madhe nga 44 përqind që ishte në Shtator. Në të njëjtën kohë, Windows XP ra nga 41,2 në 40,7 përqind.

Edhe pse shifrat nga Shtatori në Tetor nuk janë edhe shumë të mëdha, shihet qartë që Windows 7 gradualisht po merr më shumë përdoruesa se 11 vjeçari Windows XP. Pasi XP kishte dominuar tregun për shumë vite radhazi, vëndin e parë e rrëmbeu 7-ta në Gusht. Vetëm një vit më parë, XP kishte rreth 48 përqind të tregut, dhe Windows 7 vetëm 35 përqind.
Microsoft kishte këmbëngulur shumë që individët dhe bizneset të fillonin të përdornin Windows 7, dhe jo më XP.
Kompania ka rikujtuar përoduresit shumë herë se mbështetja teknike e XP do të skadojë në Prill të 2014-s. Pas asaj, arnimet e sigurisë dhe rifreskimet nuk do të jenë më të gatshme, që do të thotë se njerëzit do të përdornin XP-në të rrezikuar.
Interesante do të jetë përqindja që Windows 8 do të marrë në muajt në vijim, duke konsideruar që u lëshua vetëm një javë më parë.
Mbi të gjitha, Windows ishte mbreti i tregut të sistemeve operative në muajin e kaluar, me më shumë se 91 përqind, duke lënë pas përsëri Mac OS me vetëm 7,1 përqind dhe Linux vetëm me pak më shumë se 1 përqind. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top