Tech.al : Watson, një ‘gjeni’ krahasuar me ‘Siri’-n

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Të gjithë e dimë se Siri, asistenti me komandë që gjëndet në iPhone 4s është një nga cilësitë më të mira të iPhone. Krahasuar me ‘kopjacët’ e tjerë, Siri është e papërmbajtshme.
Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Krahasuar me Siri, Watson i IBM-së është një ‘mega-projekt’ që pritet të ‘shkelë’ Siri-n. Watson është një sistem i inteligjencës artificiale, dhe madje ka fituar në lojën popullore Amerikane ‘Jeopardy!’, një lojë që nuk fitohet nga të gjithë. Që do të thotë se inteligjenca e Watson-it është e madhe.
Watson nuk është në prodhim të shumë-fishtë, sepse tani për tani, Watson është vetëm një gjigand i ‘uritur’ për të dhëna (data), i duhet shumë fuqi për të punuar, dhe i duhen të paktën 12 servera për të punuar efikasshëm. Krahasuar me Siri-n, Watson është një makineri përbindëshe, që tani për tani nuk do ia vlente për t’u përdorur.
Por kjo mund të mos jetë e vërtetë edhe për shumë kohë. Bernie Meyerson, një folës i IBM, ka thënë se kompania ka mundur të ulë ndjeshëm energjinë që i është nevojitur Watson-it. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top