Tech.al : Volkswagen Jetta Hibride vendos rekorde në shpejtësi

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Kur dëgjon ‘hibride’, mendon ekonomi nafte, mbrojtje të ambientit, etj., por Volkswagen Jetta Hibride 2013 ka dhe shpejtësinë. Kompania Gjermane pretendon se ka vendosur një rekord duke thënë se Jetta Hibride e 2013-s është makina hibride më e shpejtë në botë, duke arritur plot 185.4 MPH (Milje në orë), ose 298.3 KmH.

Por sigurisht që makina eksperimentuese ishte modifikuar sadopak. Trupi, rrotat, dhe e brëndshmja e makinës ishin modifikuar që t’i përshtateshin terrenit të Bonneville Salt Flats të shtetit Amerikan të Utah-s (Jutah).
Por kjo nuk është asgjë tjetër veç se një pretendim i Volkswagen. Kritikët thonë se ka makinë tjetër hibride që mund të bëjë të njëjtën gjë. Dhe n.q.s nuk ka, atëherë nuk do të jetë vonë para se ‘çmimi’ vetë-dhënës i Volkswagen të merret nga ndonjë makinë tjetër. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top