Tech.al : Tregut të smartfonave i bashkangjitet edhe Philips

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Kur vjen puna tek smartfonat Android, mendja shkon direkt tek Samsung, HTC, apo Motorola. Por kur vjen puna për pajisje të ndryshme shtëpiake, dikujt mund t’i shkojë mendja tek Philips. Por kjo nuk e ka ndaluar kompaninë Hollandeze për të ndërtuar smartfonin e saj.
Kohët e fundit Philips ka njoftuar për W832 Xenium, një smartfone Android dy-korësh që do të mbështesë dy SIM-karta. Por kompania nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër se ku apo kur do të lëshohet ky celular, por duke marrë parasysh specifikimet, nuk do të kushtojë shumë.
Për çfarë specifikime bëhet llafi? Për fillestarët, klientët e ardhshëm mund të presin një ekran HD 4,5-inçësh, me një çip dy-korësh 1GHz nga MTK. Pritet të ketë edhe veçori të tjera si një kamer 8 MegaPiksëll, 4GB memorje të brëndshme, WiFi, GPS, Bluetooth, dhe një vënd për një kartë microSD. Mund të jetë i fuqizuar nga Android 4.0 Ice Cream Sandwich.
Ky mund të mos jetë smartfoni më i sofistikuar që keni parë ndonjëherë, dhe mund të mos pretendojë të konkurojë iPhone 5 dhe Samsung Galaxy SIII, por do të jetë mjaft i mirë sa për të kryer punët e nevojshme, pa të zbrazur xhepat. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top