Klajdi Hëna
Forumium praecox
‘Texas Transportation Commission” (Komisioni i Transportit në Teksas) ka aprovuar një limit shpejtësie prej 85 MPH (milje për orë), ose 137 KmH, në njërën nga autostradad që të çon nga Austin, kryeqyteti i Teksasit, në San Antonio.
Autostrada pritet të jetë me pagesë, që do të thotë se duhet të paguash për t’a përdorur, dhe është e gjatë 41 milje, ose 66 Km.
“Do të më pëlqente tej mase,” është shprehur një qytetar i Austin. “Ndonjëherë duhet të lirohesh, dhe të testosh fuqinë e makinës.”
Ndërsa disa duan të testojnë kuajfuqitë dhe radar-detektuesit (një pajisje që lajmëron për radarët e policëve, legale në shumë shtete të SHBA-së) e tyre, disa janë më shumë të shqetësuar për sigurinë.
“Studimet janë të qarta, se kur shpejtësia ngrihet, me të ngrihen edhe fatalitetet,” ka thënë Russ Rader, një folës për ‘Insurance Institute for Highway Safety’. Ai ka thënë se një shpejtësi e lartë të çon në destinacion më shpejt, “por me rrezikimin e aksidenteve dhe vdekjet.”
Shumë autostrada në SHBA janë të kufizuara deri më 75 mph, ose 120 KmH, dhe nuk ka më rrugë pa kufizime në SHBA. Por ka edhe disa rrugë rurale në perëndim të Teksasit dhe Utah, që kanë një limit prej 80 mph, ose 128 KmH.
Autostrada në fjalë u aprovua vitin e kaluar nga Ligjislatura e Teksasit. Rruga pritet të hapet në Nëntor. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...