Tech.al : Taxhikistani bllokon Facebook-un

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Republika e Taxhikistani ka bllokuar komplet rrjetin social Facebook , duke i ndaluar 40.000+ përdoruesave në vënd hyrjen në të.
Sipas Washington Post, të Hënën Zyra e Telekomunikacioneve të Taxhikistanit ka urdhëruar 12 kompanitë e shërbimit të Internetit dhe kompanitë celulare të ndalojnë të gjithë përdoruesat në vend nga hyrja në Facebook.
Beg Zuhurov, shefi i telekomit në vend, ka thënë në një deklaratë se “qindra qytetarë” kërkonin bllokimin e rrjetit social, duke i referuar Facebook-ut si një “shpifës i mallkuar”. Zuhurov shtoi se njerëz të paidentifikuar po e përdornin Facebook-un për të fyerë liderat e Taxhikistanit, dhe duke shënjëzuar se këta persona që kryenin fyerjet ishin të punësuar për të bërë këtë gjë.
41.000 përdoruesit e Facebook-ut në vend përbëjnë një përqindje shumë të vogël të popullatës, dhe vetëm 6% e njerëzve në vend përdorin Internetin. Por kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur ky incident – në Mars, qeveria Taxhikistaneze bllokoi përkohësisht po të njëjtën rrjet, për arsye të ngjashme.
Taxhikistani ndodhet në Azinë qëndrore, në veri të Afganistanit dhe në perëndim të Kinës. Taxhikistani i bashkohet listës së vëndeve Aziatike si Pakistanit, Vietnamit, dhe Bangladeshit, që kanë përkufizuar përkohësisht apo për gjithmonë hyrjen në Facebook. /K.H. – Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 

Al-Punk

Still here
O Iliro, po ca thu :)
Atje po bllokohet se po shajne qeverine dhe po bllokohet per censure politike a jo per censure morale :)
 
Top