Tech.al : Smartphones! Smart TVs! Tani dhe Smartshoes?

Al-Punk

Still here
Ditët kur ti vrapon dhe vrapon në fushën e futbollit pa ndonjë rezultat kanë marrë fund. Falë Adidas, tani do kemi disa këpucë që matin performancën e futbollistit me anë të një ‘chip’-i që është vendosur në këpucët.
Dalë në Nëntor, aplikacioni falas miCoach Soccer për iPhone dhe iPod Touch mbledh të dhëna pa kabëll (wireless) të transmetuara nga një chip që është vendosur në këpucët Adizero F50.
Të dhënat e trasmetuara nga chip-i lejon lojtarët të masin distancën e mbuluar, shpejtësinë maksimale, numrin e sprintave, dhe statistika të tjera gjatë lojrave ose praktikës. Pas lojës, lojtarët mund të vëzhgojnë ecurinë e tyre, të krahasojnë performancat, etj. Mbrojtësi Brazilian i Barcelonës, Dani Alves, ndan me ju këshilla profesionale me anë të aplikacionit.
Këpucët e para të këtij lloji u veshën për herë të parë nga super ylli Argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, gjatë një miqësoreje me Nigerinë në Shtator. Këto këpucë që u veshën nga Messi deshën rreth dy vjet të prodhoheshin.


Lexo te plote tek ...
 
Top