Tech.al : Siri, hap rrugën! Po vjen ‘dragoi’!

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Sistemi Operativ i Google, Android, të Mërkurën ka marrë një aplikacion të vetin për njohjen e zërit, të quajtur ‘Dragon’. Ky aplikacion enkas për Android pritet të jetë rivali i Siri-t, asistenti që ndodhet në iPhone-at e Apple-s.

‘Dragon’ është zhvilluar nga ‘Nuance Communications, një kompani e cila gjithashtu punon me Apple për kontrollime zëri. Dragon Mobile Assistant, siç është edhe emri i plotë i aplikacionit, të ndihmon në dërgimin e mesazheve, të kryesh thirrje, dhe të shfletosh përmbajtjen e web-it nga më shumë se 200 burime.
Ky aplikacion për Android e ka marrë frymëzimin nga ‘Dragon Go!’, një aplikacion i të njëjtës kompani, Nuance, për iOS. Funksionet janë pothuajse të njëjta me ato të Siri-t.
Komandat e Dragon Mobile Assistant janë aktualisht vetëm në Anglisht, dhe aplikacioni është ende në verzionin ‘beta’. Aplikacioni nuk kushton asgjë, dhe mund të instalohet në celularët me Ice Cream Sandwich (4.0) dhe sipër. Sipas Nuance, aplikacioni mund të lëshohet i plotë para vitit 2013. /Tech.Al/
Vizitoret kerkuan termat:

  • sa kushton nje iphone 4 origjinal

Lexo te plote tek ...
 
Top