Tech.al : Sipas shkencëtarëve, niveli i rrezatimit në Mars është i përshtatshëm

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Falë robotit ‘Curiosity’ të NASA-s, shkencëtarët kanë mundur të regjistrojnë nivelet e rrezatimit dhe të erës në Mars, për të parë nëse kushtet atmosferikë të Marsit janë të përshtatshme për jetesë.

Leximet e para të këtyre regjistrimeve tregojnë se këto nivele rrezatimi janë pothuajse të njëjta me ato që astronautët janë mësuar në orbitën e ulët të Tokës.
“Absolutisht, astronautët mund të jetojnë në këtë ambient,” ka thënë Don Hassler i Institutit Jugo-Perëndimor të Hulumtimeve në Boulder, Kolorado në një konferencë lajmesh të Enjten e kaluar.
Hassler ka shpjeguar se ambienti natyral i Marsit vepron si një mburojë kundrejt rrezatimit në sipërfaqe. Kjo mbështet idenë se një ditë astronautët mund të ulen në Planetin e Kuq, dhe të qëndrojnë aty për kohëra të shkurtra.
Falë instrumentave të shtrenjta të ‘Curiosity’-t, si p.sh. instrumenti RAD (Radiation Assessment Detector), NASA mund të monitorojë rrezatimin e energjisë të lartë në mjedis; kjo mund të jetë edhe faktori në përcaktimin final nëse Mars ka potencialin për të mirëpritur qëniet njerëzore.
Hulumtuesit mendojnë se Marsi e ka humbur fushën magnetike kohë më parë për shkak të bombardimit nga era diellore. RAD ka raportuar se atmosfera e mbetur Marsiane dëndësohet dhe rrallohet çdo ditë, dhe nivelet e rrezatimit bjenë dhe ngrihen 3 deri në 5 përqind. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top