Tech.al : Si të mirëmbajmë baterinë e celularit

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Apple, BlackBerry, Samsung, dhe kompani të tjera kanë nxjerrë celularë të zgjuar të fuqizuar nga sisteme operative si Android, Symbian, iOS, etj., që na lejojnë të luajmë lojra, të dëgjojmë muzikë, të shikojmë video, të marrim foto, dhe të shfletojmë internetin.
Gjithë këto funksione që përmban një celular ‘smartphone’ vijnë me një çmim për të paguar: bateria. Bateria e këtyre celularëve nuk zgjat shumë. E shumta që mund të shkojë një bateri e një ‘smartphone’-i është dy ditë, para se të nevojitet karikim.

Sot kemi mbledhur për ju një listë të disa gjërave që janë në dorën tuaj për të mirëmbajtur dhe për të zgjatur ‘jetën’ e një baterie vetëm me një karikim.
1. Mbyll dridhjet
Dridhjet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’ju njoftuar ju për thirrjet apo mesazhet kur jeni në kinema, në një mbledhje, në kishë/xhami, etj. Por a dini ju se dridhjet përdorin më shumë bateri se zilet normale (ringtones)? Pra n.q.s. keni mundësi, dhe nuk jeni në ndonjë vënd me rëndësi, mbyllja e dridhjeve do t’ju kursejë ju shumë bateri.
2. Errëso ekranin
Errësimi i ekranit të celularit ndihmon në ruajten e baterisë drastikisht. Errësimi i ekranit lejon që celulari të përdorë më pak bateri për të funksionuar. Shumë celularë modernë kanë një veçuri të quajtur ‘Auto-Brightness’ që e çon errësimin sipas ambientit ku ndodheni.
3. Mbyll celularin
Edhe pse startimi i një celulari përdor shumë bateri, mbyllja komplet e celularit ndihmon në kursimin e kësaj të fundit. N.q.s je në gjumë p.sh., dhe nuk pret ndonjë telefonatë të rëndësishme, rekomendohet mbyllja e celularit. Sepse edhe kur nuk është duke u përdorur, një celular i ‘zgjuar’ është duke përdorur baterinë vazhdimisht për programet aktive.
4. Karikoni si duhet
Kur vjen puna tek karikimi i celularit, bateritë janë të dy lloji: Lithium-ion(Li-Ion), dhe Nickel-based. Kapaciteti në bateritë Nickel-based (NiCd) bie sa herë që karkikohet bateria. Këto bateri duhen karikuar kur ka ngelur vetëm pak, p.sh. kur je tek 10% e poshtë. N.q.s keni rreth 40%, nuk është mirë që të karikoni këto lloj baterish.
Bateritë Li-Ion në anën tjetër zgjatin më shumë, por duhen karikuar sa më shpesh, edh kur niveli i baterisë mund të jetë në 40%. Kështu që hidhini një vështrim llojit të baterisë që përdor celulari juaj, dhe mësohuni si t’a ruani atë.
5. Mbyll aplikacionet e panevojshme
Ne hapim aplikacion pas aplikacioni kur përdorim celularët, dhe harrojmë t’i mbyllim këto aplikacione. Aplikacionet që janë aktive, por që ti nuk i shef, e kanë qejf përdorimin e shumtë të baterisë, prandaj është gjithmonë mirë që pasi të kesh mbaruar me një aplikacion, t’a mbyllësh atë.
6. Ç’aktivizo GPS-in
Aplikacionet që përdorin veçorinë e GPS-së përdorin më shumë bateri se aplikacionet që nuk e bëjnë këtë gjë. N.q.s ndiheni se një “check-in” në Facebook për të njoftuar shokët se je tek blloku është absolutisht i nevojshëm, atëherë mirë. Por n.q.s këto “check-in”-e nuk janë me shumë rëndësi për ty, atëherë ç’aktivizimi i GPS-së ju ndihmon shumë në ruajtjen e baterisë.
7. Jo Bluetooth, Wi-Fi, 3G kur është e mundur
Sa herë që celulari juaj kërkon për sinjale, si p.sh. Bluetooth, Wi-Fi, apo 3G, ai konsumon bateri. Kur nuk ke shumë valë, atëherë celulari përpiqet që të marrë një sinjal më të fortë, prandaj bateria juaj konsumohet më shumë. Shumë celularë modernë kanë një veçori të quajtur ‘Airplane Mode’, e cila mbyll të gjitha lidhjet, si p.sh. ato të lartpërmendura.
Por mbylli të gjitha lidhjet vetëm kur është e mundur, jo gjithmonë, sepse nuk merr dot thirrje apo mesazhe në atë mënyrë.
8. Minimizo njoftimet
Shumë aplikacione dërgojnë njoftime në celularin tuaj, p.sh. kur njëri komenton në statusin tënd në Facebook, apo kur merr një email në GMail. Këto njoftime nuk janë shumë të nevojshme zakonisht, prandaj heqja e tyre do t’ju kursejë shumë bateri.
9. Temperatura të freskëta
E lehtë fare! Mos e vendos celularin në diell direkt ose në vënde të nxehta. Nxehtësia konsumon shumë baterinë tuaj.
/Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top