Tech.al : Shiten dokumentat e themelimit të Apple

Al-Punk

Still here
Dje, të Martën, janë shitur në një ankand dokumentat origjinale të themelimit të kompanisë tashmë-gjigande Apple në 1976-ën. Këto dokumenta kanë kapur vlerën e $1.59 milion.
Në fillim këto dokumenta ishin vlerësuar $100.000 deri në $150.000. Por ato u blenë nga CEO i Cisneros Corporation dhjetë herë më shumë se sa parashikoheshe; $1.594.500.
“Jemi shumë të kënaqur që kemi një copë të historisë Amerikane dhe të botës,” ka ‘tweet’-ur Cisneros pas blerjes.
Këto letra përfshijnë dokumentat e themelimit të Apple Computer Company të firmosura nga Steve Wozniak dhe Steve Jobs, si dhe një deklaratë tërhiqjeje nga Ronald Wayne, me të cilën ai përfitoi 10% të aksioneve në kompany, që kishin vlerën e $800.
Si mendoni ju, a e kishin me të vertetë një vlerë kaq të madhe këto dokumenta?

Lexo te plote tek ...
 
Top