Klajdi Hëna
Forumium praecox
Krrurgët tek Spitali ‘Johns Hopkins’ në Baltimore, Mariland, kanë implementuar me sukses një pajisje stimuluese truri me shpresat për të ngadalësuar efektet e sklerozës. Kjo është një nga operacionet e para të këtij lloji në SHBA.
Kjo pajisje stimuluese përmban një komplet elektrodash që dërgojnë impulse me ndihmën e baterisë që vendoset nën lëkurë. Këto elektroda përdoren për të stimuluar rritjen e hipokampusit, pjesën e trurit që mban përgjegjësi për kthimin e memorjes të humbur afat-shkurtër, në afat-gjatë. Dhe kjo është pjesa e parë e trurit që fillon të zvogëlohet, kur një njeri ka sklerozë.
Si pjesë e studimit, në vitin e ardhshëm rreth 40 pacientë me raste të buta skleroze nga Amerika Veriore do të operohen.
Implantimi i stimulimit të thellë të trurit është përdorur më përpara në Evropë dhe Kanada për të trajtuar sëmundjen e Parkinsonit, depresionin, sindromën e Tourette-s (sëmundje e sistemit nervor), dhe sëmundje të tjera të trurit.
Në një studim në 2010-n në Toronto, masa e hipokampusit në një nga gjashtë pacientë u rrit me tetë përqind pas 12 muajve stimulim, një rritje rekorde kjo, pasi asnjëherë më parë nuk kishte pasur rritje të hipokampusit, sidomos në pacientët me sklerozë.
Por këto studime janë në fazat e para, dhe asgjë nuk është në konkluzion, por n.q.s stimulimi i trurit nuk ka ndonjë efekt negativ në ndonjë organ tjetër, atëherë mund të themi se kemi arritur përparime të mëdha. Ngadalësimi i efektit së sklerozës do të rriste pa dyshim kualitetin e jetesës për njerëzit me atë sëmundje. /K.H. – Tech.Al/
Lexo te plote tek ...