Tech.al : Samsung me një aparat fotografik me Android

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Ndërsa Apple përgatitet të ‘heqë’ nga tregu Amerikan celularët Galaxy SII të Samsung-ut, raportet thonë se kjo e fundit po përgatitet për një produkt të ri në linjën ‘S’, një aparat fotografik.

Sipas ‘GSM Arena’, Samsung po planifikon të debutojë aparatin e zgjuar tek ‘IFA’, një panair rreth mjeteve elektronike në Berlin. Aparati fotografik thuhet se do të fuqizohet nga Android.
Aparati pritet të ketë një sensor 16-megapiksëllsh, dhe me Android 4.0 (Ice Cream Sandwich). Mjeti i ri pritet gjithashtu të ketë një ekran të ngjashëm me Galaxy SIII, dhe të njëjtën masë, 4.8 inches.
Aparati do të ketë aplikacione që do të mundësojnë ngarkimin e fotove direkt në Instagram dhe Facebook.
Por Samsung nuk është e vetmja kompani që do të sjellë ‘aparatet e zgjuara’. Nikon ka njoftuar se do të ketë aparatin e saj me Android, Coolpix S800c. Edhe pse Nikon planifikon të përdorë një verzion më të vjetër të Android, atë 2.3, aparati i Nikon-it pritet të ketë mundësi të përdorë të gjitha aplikacionet që gjënden në ‘Google Play’.
Nikon pritet të lëshojë aparatin në treg në Shtator, kurse Samsung akoma nuk e ka bërë të ditur një datë të përafërt. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top