Tech.al : Samsung Galaxy S3, mbi 20 milion shitje brenda 100 ditëve

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Celulari i zgjuar Samsung Galaxy S III është konsideruar nga shumë si i vetmi rival i iPhone në treg. Dhe kjo ka sjellë si rrjedhojë shitjen e më shumë se 20 milion celularëve në të gjithë botën, brenda 100 ditëve nga dita e daljes.
Numrat të lënë me të vertetë ‘me gojë hapur’ dhe i bie që Galaxy S III të shitet rreth 200.000 herë në ditë. Zakonisht Samsung-u nuk është edhe shuë i hapur me numrat e shitjeve të produkteve, por ka raportuar se 6 milion pajisje janë shitur në Evropë, 4.5 milion në Azi, 4 milion në Amerikën e Veriut, dhe 2.5 milion pajisje në Korenë e Jugut, shtëpinë e Samsung.
Samsung e ka theksuar edhe më tej fokusin mbi këtë celular, i cili do të ketë edhe një rival akoma më të fortë me daljen në treg të produktit të Apple, iPhone 5. Ky i fundit pritet të zyrtarizohet më 12 Shtator.
Sipas statistikave të Samsung, Galaxy S III ka pasur një ritëm shitjeje tre herë më të shpejtë se Galaxy S II, dhe gjashtë herë më të shpejtë se Galaxy S origjinal. Kompania ka shtuar se Galaxy S dhe S II së bashku janë shitur mbi 50 milion herë në të gjithë botën.
Edhe pse në ‘beteja’ të një-pas-njëshme me Apple, Samsung Galaxy S3 ka arritur të kalojë iPhone-nin e tanishëm të Apple, iPhone 4S nga shitjet në SHBA. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top