Tech.al : Rrjeti social Kinez gati të hedhë Facebook-un në gjyq

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Facebook është munduar me të gjitha mënyrat për të hyrë në tregun Kinez, por pa ndonjë arritje pozitive. Rrjeti social më popullor është edhe në listën e zezë të qeverisë Kineze që nga 2010-a. Por kjo nuk po ndalon L99.com, një rrjet social mjaft i njohur në Kinë, për të hedhur në gjyqin Amerikan kompaninë Facebook.

Ka qënë Apple ajo që është familjarizuar nëpër gjyqet me kompanitë Kineze, p.sh. kur pagoi $60 Milionë, por duket sikur radhën e ka Mark Zuckerberg.
L99.com thotë se Facebook e ka vjedhur veçorinë e quajtur ‘Timeline‘, që kjo e fundit e ka prezantuar në Shtatorin e 2011-s. Shefi Egzekutiv i L99.com Xiong Wanli ka thënë se kompania e tij e ka lëshuar veçorinë timeline në Shkurt të 2008-s. Për L99.com kjo veçori kryente të njëjtën funksion që kryen tek Facebook: radhit informacionin dhe aktivitetin kronologjikisht. Por Xiong Wanli ka thënë se timeline-a e tij është “pjesë e rekordeve publike”.
Xiong gjithashtu pretendon se ai ka prova me video se Mark Zuckerberg ka qënë pjesëmarrës në një leksion që Xiong ka dhënë në ‘Standford University’, ku ky i fundit ka prezantuar dhe timeline-n e L99.com. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top