Tech.al : RIM nuk është më aq i sigurtë sa mendohet të jetë

Al-Punk

Still here
Në internet kanë qarkulluar disa thashetheme së fundi që thonë se PlayBook, një tabletë e RIM (Research In Motion) është bërë ‘jailbroken’, ose hackuar. Kjo do të thotë se për herë të parë në historinë e RIM, hackerat kanë hyrë në kanalin kryesor në sistemin operativ të BlackBerry.
Pse është kjo një gjë e madhe? Sepse kompanisë RIM i kanë mbetur vetëm disa veti që e bëjnë atë të konkurojë me gjigandët e tjerë, dhe siguria ishte një nga këto veti. Siguria ishte arsyeja pse shumë biznese dhe qeveri zgjidhnin RIM. Rrjeti i RIM është aq i sigurtë sa dhe presidenti i Amerikës përdor BlackBerry.
Megjithëatë, sistemi i ri operativ i RIM është një bishë krejt ndryshe. Ai është shumë më i fuqishëm dhe patjetër më i aftë, por duket sikur është hackuar dhe manipuluar nga disa individa që kanë treguar se ata janë futur në sistem, atje ku asnjë nga ata përjashta RIM s’kanë mund të hynë dot më parë.
Problemi qëndron se celularët BlackBerry do të duhet të përdorin këtë sistem operativ, të njëjtin sistem që ishte hackuar. Kjo do të thotë se RIM do të ‘luajë’ të njëjtën lojë ‘macja dhe miu’ me hackerat, të njëjtën ‘lojë’ që Apple po ‘luan’ tani. Siguria e RIM dhe BlackBerry-t nuk do të jetë më e njëjta.

Lexo te plote tek ...
 
Top