Tech.al : Qeveria Kineze bllokon Google

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Qeveria Kineze ka bllokuar hyrje për tek Google.com, Gmail, Google Maps, Google Docs, Google Analytics, Google Drive, dhe shumë shërbime të tjera të ofruara nga Google. Ky bllokim vjen në një kohë kur Partia Komuniste e Kinës mban kongresin e 18-të të partisë, i cili filloi të Enjten në mëngjes.

Google e ka konfirmuar këtë bllokim duke deklaruar se nuk asnjë problem në anën e Google.
Ky censorship është pjesë e një mosmarrëveshjeje të gjatë të qeverisë Kineze dhe Google, që ka zgjatur prej vitesh. Bllokimi u raportua së pari nga faqja Kineze e monitorimeve të internetit GreatFire, e cila ka deklaruar:
  • Domeinet www.google.com, mail.google.com, google-analytics.com, docs.google.com, drive.google.com, maps.google.com, play.google.com, dhe ndoshta shumë të tjera nuk lejohen në Kinë. Por kur kontrollon adresën e IP-së (Protokolit të Internetit) nga Kina, rezulton adresa e IP-së 59.24.3.173. Por kjo adresë IP ndodhet në Kore, dhe nuk shërben ndonjë faqe interneti.
  • Kjo do të thotë se asnjë nga faqet e lartpërmendura, bashkë me Google Search, momentalisht nuk punon në Kinë.
  • Deri tani verzionet e tjera specifike të shteteve të tjera, si p.sh. www.google.co.uk (adresa e Google në Angli) funksionon pa ndonjë problem.
GreatFire nuk ka lëshuar ndonjë informacion tjetër në lidhje me kohëzgjatjen e këtij bllokimi. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top