Tech.al : Procesorët 64-bit nga ARM do të vijnë në 2014-n

Klajdi Hëna

Forumium praecox
ARM, kompania e bërjeve të procesorëve, ka njoftuar të Martën se në 2014-n do të sjellë në treg procesorët 64-bit.

Seria e procesorëve ‘Cortex -A50′ është bazuar në arkitekturën e ARMv8 dhe merr çfarë ARM përshkruan si “një qasje e freskët e kompjuterave 64-bit.” Këto çipsa do të dizajnohen për të qënë të pak fuqizuara, që do të thotë se do të jenë perfekte për smartfona, tableta dhe më shumë.
ARM ka vendosur të zgjerojë klientelën duke lëshuar Corex-A50 të dizajnuar edhe për dhomat e serverave. AMD ka firmosur tashmë për të liçensuar seritë e Core-A50 për teknologjitë e saj të serverave.
Ky është një hap i madh, siç ka thënë ARM, sepse në vitet në vijim, qëndrat e të dhënave (data centers) do të lëshojnë më shumë karbon dioksidi se aeroplanët. Duke përdorur çipsa të pak fuqizuara, çipsat e performancave të larta do të jenë të nevojshme.
Kur AMD dhe Intel kaluan nga procesorët 32 në 64-bit në vitet 2000, tregu i desktopave dhe serverave pësoi një rritje të madh. ARM shpreson që të bëjë të njëjtën gjë edhe më procesorët e saj 64-bit, me fokusin më të madh në smartfonat dhe tabletat.
Dy procesorët e rinj që do të dalin në treg do të jenë:
Cortex-A57
ARM e quan këtë procesorin më të avancuar dhe me përformancën më të lartë për aplikacione. Ky procesor mund të shpërndajë një performancë të ngjashme me atë të kompjuterave aktualë, por me buxhetin fuqizues të një celulari. Ky procesor do të jetë i shkallëzueshëm në më shumë se 16 kore, dhe do të ketë 3x më shumë fuqi se sa një smartfon i 2012-s, por një efikasi fuqizuhese 5x më shumë.
Cortex-A53
Sipas ARM, ky do të jetë “procesori më efikas për aplikacone i ARM” dhe ka thënë se mund të ketë të njëjtën performancë që mund të gjejmë në smartfonat e sotshëm, por duke përdorur vetëm çerekun e fuqisë.
Në grafikun e mëposhtëm do të shikoni se si krahasohen këto dy procesorë me procesorët e tjerë të ofruar nga ARM. Siç shihet, procesorët e së ardhmes do të ofrojnë më shumë performancë, duke përdorur më pak energji.

/Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top